Tomisllav Nikolic do të inaugurohet sot zyrtarisht në postin e presidentit të Serbisë.
Liderët tjerë të Ballkanit nga Kroacia, Bosnja dhe Sllovenia kanë hedhur poshtë ftesat për ceremoninë, për shkak të deklaratave të Nikolicit në lidhje me masakrat në Vukovar dhe Srebrenicë gjatë luftërave të viteve 1990.
Nikolic ka mohuar të ketë ndodhur gjenocid në këto vende, duke thënë se “forcat serbe kanë kryer vetëm krime të rënda”.
Në ceremoni nuk do të jetë edhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, kabineti i të cilit nuk ka qartësuar mungesën në Beograd. Por, Ivanov gjatë kësaj jave pritet të qëndrojë në Beograd në një konferencë ndërkombëtare, ku është paraparë edhe takimi me Nikolic.
Ndërkohë, në këtë ceremoni është konfirmuar vetëm prania e presidentit malazez, Filip Vujanovic dhe atij të Republika Srpska, Milorad Dodic.
Para inaugurimit të sotëm, ai do të takojë komisionarin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle, me të cilin do të diskutojë të ardhmen evropiane të Serbisë.
Nikolic është bërë zyrtarisht president më 31 maj, pas fitores kundrejt kreut të deritashëm të Serbisë, Boris Tadic, në balotazhin e 20 majit.
Hic mos u ban marak !
HE HE HEEEEJJJ ! Prite Salen dhe Xhozfinen se po vijne oreeeeee heeeeejjjj !
dhe ai dha doreheqjen nga hidherimi … a koqet e kandarit