Thaçi: Edhe Rusia dhe Kina do ta njohin Kosovën

9 Qershor 2012, 15:05Rajoni TEMA

Kryeministri Hashim Thaçi në Japoni, ka theksuar se në një të ardhme edhe Rusia, edhe Kina, por edhe Greqia, Qipro, Sllovakia, Rumania dhe Spanja do ta njohin Kosovën.

Duke folur për qëndrimet e Rusisë dhe Kinës, por edhe të pesëshes evropiane, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, Thaçi ka deklaruar se Rusia duke menduar se po e ndihmon Serbinë, po bën të kundërtën, është duke e ngadalësuar atë në integrimet evropiane dhe përparimin e saj ndërkombëtar.

Kryeministri Thaçi në një takim me media, i cili u zhvillua në Press Qendrën Kombëtare Japoneze, ka shpjeguar çështjet politike dhe ekonomike që rrethojnë ambientin kosovar, por edhe atë rajonal.

Ai ka folur edhe për vizionet dhe planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin dhe ngritjen e nivelit të përparimit nacional.

“Unë kam ftuar edhe kryeministrin, edhe spikerin e parlamentit, edhe ministrat, edhe agjencitë e ndryshme të ekonomisë që ta vizitojnë Republikën e Kosovës dhe jam i inkurajuar me gatishmërinë e tyre që të gjejnë kohën dhe mundësitë e përshtatshme për vizitë në Kosovë dhe rajon”, ka theksuar Thaçi.

Delegacioni i nivelit më të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri Hashim Thaçi, ka vizituar edhe Parlamentin e Japonisë, Shtëpinë e Përfaqësuesve, ku është pritur nga kryeparlamentari, Takahiro Jokomichi.

Edhe në këtë takim është theksuar miqësia mes dy vendeve, si dhe nevoja që edhe Parlamenti i Japonisë të jetë në funksion të zhvillimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Japonisë. /RTK/

10 komente në “Thaçi: Edhe Rusia dhe Kina do ta njohin Kosovën”

  1. geni kosovar says:

    E shifni ket, ky eshte kryeministri i kosoves dhe esht i bindur se bota ka perfundimin , po kur as ai vet se din, duhet then diqka.

  2. Ramy says:

    Hashim koqja êshte vêllai binjak i Edushkes , tê dy kanê fytyre te njejtê janê shpirtê zi dhe injorant

  3. Luli says:

    THAÇIN E NJOHIN MË MIRË SE KOSOVËN DISA SHTETE… ME KUSHTE.

  4. heki - barqa says:

    o ti ramy do te ishte mire sikur thaqi te kishte bashkpunim me edi ramen do te ishte super e jo te kete bashkpunim me sali udben a kuptove

    1. Nentori i dyte says:

      @ heki-barqa
      O heki-barqa, Ramy ne kete rast e ka me vend. Thaci eshte shume me afer me Ramen se me Berishen. Kush e njeh Thacin dhe biografine e tij politike (jo vetem keto 10 muajt e fundit) e dine shume mire se per ke i rreh zemra e shpirti Thacit t´gjate.

  5. lugati says:

    Nuk merakosemi nga mosnjohja e klikes se social-imperializmit sovjetik, aha, rus qenka tani dhe revizionizmit kinez,
    kryesorja eshte qe fshataresia dhe klasa punetore e popujve vellezer rus e kinez na njeh, na ka njohur dhe do te jete krah per krah me ne ne rrugen e internacionalizmit pordhetar (…).

  6. Te jeni te bindur se thaqi,per kah mbrapeshtia me shum i afrohet sali fazliqit,dhe kurresesi Edi Rames.vetum ju perkujtoj koncensionet qe ja beri serbis,per marrjen e kandidatures ne EU te serbis,po i njejti rast eshte sali berisha i beri koncensione greqis,per ujrat shqipetare,qete dy veprimet e te dy kryeministrave ju vie era tradheti.tjeter skan nevoj te ken te perbashket,aha sa harrova,qete dy jan te zhytur ne korrupcion deri ne fyt,dhe qete dy jan kryeministra te shtetve shqipetare,dhe qete dy
    vrasin dhe rrahin shqipetar njeri ne shqiperi tjeteri ne kosove,dhe kjo pershtateje e ka emrin tradhetar.

  7. enh says:

    zoti thachi ne ate ane qe fjete diten e kaluar te fleshe cdo nate,si puna e drogaxhiut,qe bota digjet,dhe ai me iluzionet e tij.ne opinionin tim,e megjithese ata ngulin kembe dhe thone eshte e jona,dhe perdorin nje term starij stran,qe ti e kupton pasi flet gjuhen e tyre,kurse une jo,qe te kthehemi ne teme,qe te te njohin ata,duhet tju japesh mbi gjysmen e teritorit,dhe ne opinionin tim,do keni lufte tjeter,dhe do kesh,mundesine,kur ruset te vine aty,ti kerkosh njohje,dhe eshte e afert.

  8. Arbeni says:

    Nuk mundem kurrsesi ta gjej dallimin, apo cili është më i keq për shqiptarët: Boris Tadiqi apo Hashim Thaqi! I pari është kundër shqiptarëve, i dyti kundër flamurit shqiptar! I pari është për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, i dyti është për mosndryshimin e kufijve! I pari na quan shqiptarë, i dyti kosovarë (komb që nuk ekziston dhe që na ndan nga shqiptaria.

  9. vlora says:

    po mire de or i trash, tradhetar-katunar gomar Thaçi, po qe se hana behet e kaltert ne nji te ardhmen??? edhe Rusia, edhe Kina, por edhe Greqia, Qipro, dhe Spanja do ta njohin Kosoven.
    PO PSE ti tradhetar mentalisht i semur, dhe lopa Jahjaga, dhe thinesha Tahiri nuk e njifni Kosoven si shtet, por mitaruat *FUSNOTEN nen kufit e Serbise,dhe punoni e mbroni shkejt, dhe burgosni e tmerroni popullin Kosovar shqiptar,dhe kerkoni nga shtetet qe KURR nuk do ta njohin Kosven, as nuk pranojne sot me pas kurrfar takimesh dhe diskutimesh me Kosoven si shtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje