Teksa pret një zgjidhje të shpejtë politike për veriun, misioni i KFOR-it në Kosovë është i vendosur të garantojë lëvizje të lirë në çdo cep të vendit dhe zero tolerancë ndaj çdo aksioni të dhunshëm kundër organizatave ndërkombëtare.
Këtë e ka konfirmuar të enjten komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, gjatë një vizite që e ka bërë në komunën e Gjakovës.
“Nuk presim përkeqësim të situatës, por përkundrazi ndoshta përmirësim të saj. Presim një zgjidhje politike në mes të qeverisë së Beogradit dhe asaj të Prishtinës, sigurisht me mbështetje ndërkombëtare, mirëpo në anën tjetër presim edhe përmirësime të raporteve të qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në pjesën veriore”, ka thënë Drews.
Duke folur për aksionin e fundit të KFOR-it, për largimin e barrikadave serbe, gjenerali Drews ka thënë se lëvizja e lirë mbetet prioriteti kryesor i misionit paqeruajtës, prandaj në këtë drejtim nuk do të ketë asnjëherë kompromis me askënd.
“Shpresoj se mesazhi ynë ka arritur në cak, mesazh që do të jemi gjithmonë të prerë dhe nuk do të tërhiqemi nga detyra jonë kryesore, nga misioni ynë dhe kjo do të qëndroj edhe në të ardhmen”, ka thënë ai, ndërsa kundërpërgjigjen e serbëve në këtë aksion e ka quajtur si akt kriminal e terrorist.
“Deri me tani kemi qenë mjaft të duruar dhe kemi pasur shumë bisedime me përfaqësuesit e qytetarëve në pjesën veriore të cilët gjithmonë i kemi inkurajuar që t’i largojnë vet ato barrikada. Mirëpo, dikur vjen koha kur vërtete duhet vepruar dhe ashtu edhe ka ndodhur. Unë i akuzoj dhe i gjykoj të gjitha ato veprime që kanë ndodhur si kundër reagim ndaj operacionit tonë, reagime të cilat sipas mendimit tim janë të ndërmarra nga grupe kriminale e terroriste”, ka vazhduar ai, ndërsa nuk ka harruar t’i falënderojë ushtarët e KFOR-it, të cilët edhe përkundër rrezikut vdekjeprurës që u është kanosur, e kanë ruajtur gjakftohtësinë dhe kanë vepruar mjaft profesionalisht, duke e evituar më të keqen, humbjen e jetëve të njerëzve.
Ndryshe, gjenerali Drews është takuar me kryetarin e komunës së Gjakovës Pal Lekaj, nga i cili është njoftuar për të gjitha zhvillimet në Gjakovë, duke filluar nga angazhimet për zhvillim ekonomik lokal, integrimi i minoriteteve, çështja e sigurisë e deri tek çështja e aeroportit ushtarak të Gjakovës, për të cilin është thënë se i mbetet qeverisë italiane si investitor, që ta marrë një vendim për kohën dhe fatin e mëtejmë të tij.
Ti ke te drejte si perendimor qe je,por ne perendim ama.
Ne Ballkan nuk ka te mire dhe te keqinj,por te forte dhe te dobet,prandaj derri do plumb,se nuk merr vesh ndryshe.
Serbi eshte kafsha me ndyre lindore,popull qe feston humbjet,prandaj bjerini qe te kete sa me shume “festa”.
Mire qe u zgjuat nga gjumi letargjik herr generalobberst Drews. Po te vazhdoni keshtu shume shpejt do te kuptoni qe kafshet e terbuara serbe vetem dhuna dhe plumbi i sjell ne terezi.
Pal Lekaj ka përfituar më shumë pasuri materiale pa luftës se të gjithë banorët e komunës së Gjakovës së bashku. Kjo është dokumentuar nga shumë mjete të informimit nga Kosova.
Zotëriu Drews duhet të kuptoj se shumë banorë shqiptarë nga Kosova kanë filluar të mendojnë se qeveria jonë analfabete përdoret nga fuqitë e mëdha si eksperiment: se sa dëm mund të ju bëjë qeveria kriminele kombit të tyre pa u ankuar ata fare për gjendjen e tyre.
…me ne fund e kupton edhe ky qe Serbet jane mjeshter per te genjyer.Ata e dojne Rusin ,jo Europen.Serbet e veriut jane te armatosur deri ne dhemb edhe ata legalisht nga Beogradi.