Thaçi, vizitë zyrtare në Japoni

5 Qershor 2012, 11:40Rajoni TEMA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nga 6 deri më 9 qershor do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Japoni, njofton kabineti i tij.

Gjatë qëndrimit në Tokio, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me kryeministrin e Japonisë, Yoshihiko Noda, me ministrin e Punëve të Jashtme, Koichiro Gemba, ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Yukio Edano, si dhe do të vizitojë Odën Japoneze të Ekonomisë dhe Industrisë.

“Fokusi i kryesor i të gjitha takimeve të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me zyrtarët më të lartë shtetëror të Japonisë do të jetë thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast, Kryeministri Thaçi, thuhet se do të ritheksojë ftesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për investitorët japonezë për të investuar në Republikën e Kosovës, duke pasur për bazë krijimin e mundësive të favorshme për investime të huaja në shtetin më të ri në Evropë./REL

5 komente në “Thaçi, vizitë zyrtare në Japoni”

  1. Dean says:

    Thaço?!?!?!?!?,mos haro me i than 2 fjle te mira Kryeministrit te Japonise per ”BACEN” e gegve.

    1. Qysh Thaqi, mos harro me i than qe asht i ftum ne shqypni. Une e pres se do vijne boll kryeministra nga bota. Nuk vijne nga Rama se per mue vijne me vrap.

      1. Dean says:

        Nuk vijne se kan frike nga Kryetari i Opozites…..
        hahahahah…,e madhe kjo.
        Ne jemi komb gallat.

  2. vlora says:

    Po, shkojn qeveritaret e Prishtines e tallin bythen me paret e popullit Kosovare. Jahjaga me stafin e saj udhëton në Kroaci për një vizitë 6 ditëshe në Kroaci e ftuar nga presidenti kroat Ivo Josipoviq. Bashkë me Jahjagën, në Kroaci kanë udhëtuar edhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, me stafin e vete, Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku gjithashu me stafin e vete, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj poashtu me stafin e vet, konfirmon kabineti i presidentes.

  3. Sh(q)iptari i Kosov(ë)s says:

    Do të befasohet kryeministri i Japonisë kur e kupton se kryeministri i Kosovës është më i pasur se ai, edhe pse Kosova ka një milionë e gjysmë banorë dhe Japonia 130 milionë, dhe se Kosova ka 97% të papunë dhe Japonia 3%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje