Pacolli synon të imitojë Palestinën

4 Qershor 2012, 10:34Rajoni TEMA

Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se në vjeshtë Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në OKB. Por deklaratat e tij kanë nervozuar lobuesit e pavarësisë së Kosovës në Washington dhe New York. Burime nga këto dy qendra amerikane thonë se aplikimi do të ndodhë vetëm kur të jenë votat e sigurta dhe kur të evitohet mundësia që Rusia dhe Kina ta përdorin veton e tyre.

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka vendosur të imitojë shtetin palestinez, kur ka paralajmëruar se në vjeshtën e këtij vitit Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Palestina vitin e kaluar ka aplikuar për anëtarësim në këtë institucion, pavarësisht se e dinte se nuk mund të anëtarësohet për shkak të vetos së Shteteve të Bashkuara.

E njëjta mund t’i ndodhë edhe Kosovës nëse aplikon për anëtarësim në OKB, por në këtë rast mund të jetë Federata Ruse apo Kina ato që përdorin veton e tyre.

Kosova deri më tani është njohur nga 91 shtete, por jo të gjitha vendet anëtare me të drejtë vetoje në Këshillin e Sigurimit e njohin shtetin e ri. Madje, Rusia njihet si kundërshtare e fuqishme e shtetit të Kosovës, shkruan “Express”.

Pavarësisht kësaj, Zëvendëskryeministri i Parë, Behgjet Pacolli ka përmendur faktin se shifra prej gati 100 njohjesh e ka mobilizuar diplomacinë e Kosovës të aplikojë për anëtarësim në OKB.

“Pas njohjes nga Çadi, numri i njohjeve të Kosovës po i afrohet shifrës 100 dhe mund t’ju them se shtatorin e ardhshëm diplomacia e Kosovës po përgatitet të aplikojë për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Zëvendëskryeministri Pacolli, për Presheva Jonë, të shtunën.

3 komente në “Pacolli synon të imitojë Palestinën”

  1. aleksandri i madh says:

    Ky Pacolli eshte prosllav. Kosova duhet te njihet nga 2 te 3 e anetareve te OKB-se qe i bie te jete 128 vende. Keshtu nuk do te kete nevoje per votim, kur dihet se ruset dhe kinezet jane kunder pranimit.

  2. E vërteta fiton gjithmonë says:

    Unë mendoj se Pacolli ka nënshkruar pakt me djallin; kundër shqiptarit dhe kundër njeriut të ndershëm. Punëmarrësit e qëllimeve të tij janë udhëheqësit e të gjitha partive politike nga Prishtina sot.

    Shpresoj se jam gabim. Shpresoj me të vërtetë se ky sekser rus është miku i kombit tonë.

  3. Alonso says:

    ky paret i ka bere me xhambazlliqe jo se vertet ka tru.turp per kosovaret qe i japin vota nje muratori apo wetback qe quhet ne English

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje