Tensionohet situata në veri, dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë të plagosur (VIDEO)

1 Qershor 2012, 11:13Rajoni TEMA
Tensionohet situata në veri, dy ushtarë të KFOR-it dhe tre

(E PERDITESUAR) – Forcat paqeruajtëse në përbërje të KFOR-it, kanë konfirmuar se dy pjesëtarë të kësaj force janë plagosur gjatë operacionit të sotëm për heqjen e barrikadës në fshatin Rudarë të komunës së Zveçanit, në veri të Kosovës.

Njëri nga ushtarët, thuhet në komunikatën e KFOR-it, është evakuuar dhe është në gjendje stabile.

Forca paqeruajtëse ka dënuar ashpër këtë akt të dhunshëm, duke thënë se “nuk do të lejojë që situata të përshkallëzohet edhe më shumë” dhe se “do të përdorë masa vetëmbrojtjeje, nëse është e nevojshme”.

Operacionin e sotëm paqerujatësit njoftojnë ta kenë ndërmarrë “me qëllim të përmirësimit të lirisë së lëvizjes dhe nuk ka të bëj vetëm me KFOR-in por me të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

KFOR-i ka ftuar gjithashtu të gjitha palët që të shmangin hapat e njëanshëm, deklaratat nxitëse apo përdorimin e akteve të dhunshme.

Milena Cvetkoviq, mjeke në qendrën spitalore në Mitrovicë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “tre serbë janë plagosur, njëri prej tyre nga të shtënat me armë zjarri, është në gjendje më të rëndë”.

Mjetet serbe të informimit nga veriu i Kosovës njoftojnë se KFOR-i ka çmontuar barrikadën në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq, përkatësisht te vendi Rudarë, aty ku vitin e kaluar protestuesit serbë kishin ngritur një simbol të lartë kryqi.

Lajmi nuk është konfirmuar ende nga KFOR-i.

Situata raportohet pak më e qetë, ndonëse me tensione.

Që nga orët e hershme, njësitet e KFOR-it, paqeruajtës amerikanë dhe gjermanë, kanë përdorur makinerinë e rëndë dhe eskavatorët me qëllim të heqjes së barrikadës në Rudarë.

Por, me të nisur aksionin, strukturat paralele të pushtetit serb kishin lëshuar alarmet, me çka i sinjalizuan banorët serbë që të dalin në mbrojtje të barrikadës së ngritur.

Nga ai moment, diku rreth orës 8:30 të mëngjesit situata përshkruhet e tensionuar.

Me rritjen e tensioneve, KFOR-i ka përfshirë në aksion edhe helikopterët.

Në anën tjetër, sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë se KFOR-i ka ndërmarrë një “veprim shumë të rrezikshëm” duke bërë përpjekje për të hequr barrikadën në Rudarë të Zveçanit.

“Nuk i di motivet për këtë. Me duket se Prishtina dhe KFOR-i shfrytëzojnë vakumin institucional në Serbi për të ndryshuar gjendjen në terren. KFOR-i ka nisur menjëherë të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës dhe druaj se kjo do të jetë një ditë e gjatë”, ka thënë Ivanoviq për mediat serbe.

Ivanoviq ka thënë se Ministria për Kosovën po bën përpjekje të qetësojë tensionet dhe se tashmë ka kontaktuar misionet ndërkombëtare në Kosovë për këtë çështje.

Serbët e veriut kanë vendosur barrikada në rrugë qysh në fund të korrikut të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për shtrirjen e kontrollit të saj në pikat kufitare 1 dhe 31./REL

http://youtu.be/QJo0GiMIdsw

 

 

14 komente në “Tensionohet situata në veri, dy ushtarë të KFOR-it dhe tre serbë të plagosur (VIDEO)”

  1. raimondi says:

    Filloni i godisni sebret kudo qe ti gjeni ne Kosove , se duke u sjelle mire me ta , ata vetem behen me agresive

    Ndaj edhe ju kosovaret i godisni sebret kudo qe i gjeni.Ashtu si serbet nuk ju lejojne ne veri edhe ju mos i lejoni sebret neper Kosve –Kudo qe shikoni serbe i qelloni me plumba kokes

    Shteti i Kosoves duhet te krijoje ushtrine e tij, urjgentisht

    1. Cakalli7 says:

      rajmuto pse nuk shkon ti ne kosove tu biesh serbeve je apo nuk je patriot?

  2. Fatmir97 says:

    Duan të futen edhe në BE! Nato kur ishte rasti, pse nuk i zhduki si kombë, e do kishte pak qetësi në Ballkan.

    1. Ben Chicago says:

      Vetem Amerika mund ta zgjidh ngercin ne veri te Kosoves.Europa nuk e ka deshiren dhe predispozicionin per te ndihmuar Kosoven.Serbia do hyj ne Europe pa iu kerkuar asgje.Fatkeqesisht kemi nje terheqje te Amerikes nga konfliktet nderkombetare,per arsye strategjike,por uroj qe kjo gjendje te terheq vemendjen e administrates amerikane.Bolsheviket nacionalist serb kuptojne vetem gjuhen e forces.

      1. fule says:

        U dashka me qen bolshevik dhe nacionalist si Serbet me hy n’evrop o Beno? Si e shpjego ti kete, pse per nje fshatar te thjesht nga Vucidoli Evropa eshte off-limits ?

  3. salistalin says:

    Kruajeni me amerikanet se ua percellojne bythen ortodokso-kamikaze si ne 1999. Kujtoni se keni policine kosovare perpara ?

  4. olti says:

    Do zoti ndonje Marins Amerikan peson nje traume mendore nje dite ne Mitrovice se Serbet kane nevoje per pak kontroll popullsie….. I genjen mendja se kane ushtaret bythpambuk Danez si ne Sarajev. Fare e keqe, ku na rate afer.
    REspect!

  5. Albann says:

    Po aty si ne palestine do mbetet…Evropa eshte pro serbe…Qeveria shqipetare pro serbe po ben te pamunduren te pengoje hyrjen ne BE para serbise,qe te mund ti vinte kusht pastaj njohjen e kosoves….Ashtu si Greqia pengon maqedonine ,ashtu mund te pengonim Serbine…Por sherbetori i Serbise punon kunder popullit te vet e kunder kosoves.Shqiperia e ka tradhetuar Kosoven,e ka lene jetime.

  6. boss says:

    SHqiperia te dergoj ushtrin ne mbrotje te Kosoves,krahines se saj veriore.

    1. BERISHA LARGOHU: ZGJIDHJA E VETEME ESHTE LARGIMI I BERISHES ME DHUNE. says:

      Humbje kohe, doni te humbasni kohen ejani dhe komentoni per Kosoven.

      1. hajriu says:

        Po qe je me gjithe mend kokrra e kkkkku…ti o BL , kete e dije?

  7. Amant Dregjoni says:

    Serbet jane talibanet e europes…

  8. enh says:

    kane filluar te gjithe e ngacmojne kosheren me blete,nuk e dine qe ariu ka nuhatje te mahnitshme,dhe po ju erdhi meteposhte,do pesoni ate qe edhe kush do i shpetoje,kure me marmida sdo ibeje kuku,po doni veme bast

  9. bugja says:

    valla bothen naj lodht me kto komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje