Në “Hot Seat” në “Bugajski Hour” ishte këtë të enjte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Për më shumë se një orë, ai foli për situatën në Kosovë, për lëvizjen që drejton, shpalosi qëndrimet e tij kritike për qeverisjen, për marrëdhëniet me Serbinë por dhe ato me komunitetin ndërkombëtarë si dhe për nevojën e ndryshimeve kushtetuese, që do ti garantonin të drejtën e vetëvendosjes, qytetarëve të Kosovës.
Për Albin Kurtin, modeli qeverisës dhe ai ekonomik në Kosovë, janë problematikë.
“Politikanët po pasurohen dhe qytetarët po bëhen më të varfër”, thotë ai.
“Në këtë sistem, edhe nëse do të fusje engjëj, do nxirrje djaj. S’mendoj se këta njerëz janë imoralë apo të këqij në vetvete. Ata nuk janë të këqij në vetvete. Janë njerëz që janë futur në këto procese dhe tani janë bërë shumë të pasur, por vendi ynë po bëhet gjithnjë e më i varfër. Territori ynë po dëmtohet, buxheti po dëmtohet sikurse dhe reputacioni ynë ndërkombëtar. Mendoj se politikanët tanë janë…Siç themi ne, politikanë gjatë ditës dhe biznesmenë gjatë natës. Ata janë pasuruar shumë shpejt, përmes mënyrash të jashtëligjshme e janë bërë pjesë e problemit”, deklaron Kurti.
Por çfarë do të bënte ndryshe Albin Kurti nëse Vetëvendosje vjen në pushtet.
“Ne do të fillonim menjëherë bisedimet me Brukselin, Nju Jork, Uashingtonin, për të ripërcaktuar praninë e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Ne nuk jemi kundër pranisë së komunitetit ndërkombëtar, por jemi kundër karakterit aktual të kësaj pranie. Ne duam misione ndërkombëtare që do të na ndihmojnë të zhvillohemi, që do të na ndihmojnë në fushën e demokracisë dhe drejtësisë dhe jo vetëm policë, gjykatës dhe prokurorë për të disiplinuar shoqërinë. Pra, ne do ndryshonim natyrën e misionit”, shprehet Kurti.
Shqetësimi më i madh i Vetëvendosjes, siç shprehet kreu i saj, janë marrëdhëniet pa fund me Serbinë, por ai thekson se një ditë Serbia do ta njoh Kosovën.
“Mendoj se Serbia do ta njohë Kosovën një ditë, por jo me kushtin që ne të jemi të gatshëm të bisedojmë me Serbinë sa herë që do ajo. Varësia e Serbisë nga Kosova është një situatë unike. Pra, mendoj se sjellja e mirë ndaj Serbisë po e bën atë edhe më të keqe. Me siguri, tani BE-ja e ka kuptuar këtë me zgjedhjen e Nikolliqit”, thotë Kurti. /as/
ka lind Skenderbeu i dyte, te lumte pushka o Albin
Te lumte shqiptar i mire. na kenaqe me idete Tuaja te shkelqyera. je djaloshi qe na jep shprese se shqipnia mund te behet dicka. Ju falenderoj shume dhe uroj te jesh kryeminister i Kosoves, pse jo edhe i shqipnise. Urime e falenderime. ndjehem krenar per Djem kaq te mrekullueshem.
ti albin je nje komunist, si flet per engjej dhe djaj kur nuk beson ne asnjeren?
ti nga cila ane je nese…?
Ju lumte Albin !
Jo or mik-nje engjell ne krye bie tjeter sistem e politike!
individi ka bere kala(ATATURKU…por ka bere dhe hata HITLERI)!
vetem njerez injorante nuk e kuptojne aleancen e shqiptarve ortodos me serbet ortodoks..duke pasur te njejten fe me serbet ,,shqiptaret nepermjet martesave pazareve,,percarjeve ne mes njeri tjetrit lejuan sllavet qe ne shekullin e 8 te qe te vendosen lirisht ne tokat ilire..asnjehere nuk luftuan kundra njeri tjetrit bile ne 1389 princerit shqiptar ishin ne aleance me serbet ne fushe kosove per te mbrojtur tokat ortodokse,,pra greket shqiptaret serbet ishin ne perandorine bizantine sebashku,,dhe kishin nje besim fetar,,mbasi u munden nga turqit dhe filloj islamizimi i shqiptarve shumica e shqiperise.serbia kroaciane greqiatehere fillojne konfliktet fetare,,sepse nena e gjergj kastriotit ishte serbe>i biri i tij i martuar me serbe,,princer te shumte me krushqi serbo greke bullgare..mbasi shumica e shqiptarve u konvertuan ne myslimane fillojne masaktat,,,pra ose te beheshim te gjithe serb dhe greke ose te merrnim fene me te paster ne bote…konica e thote nese shqiptaret nuk do te ishin myslimane te gjithe do te asimiloheshin ne serb dhe greke..pra kemi fat qe pranuam fene e allahut,,dhe nuk jemi serb dhe greke,,te pafat qe kemi njerez ortodokse ne tokat tona,,komuniste ,te pa fe..qe i luten zotit njesoj sikur serbet greket ruset bullgaret rumunet maqedonasit,,,kthjellohuni dhe mendoni te me pergjigjeni me argumente,,jam krenar qe besoj allahun
Te nderuar komentues mos i ngrini hymne Albin Kurtit,ai eshte dhe do mbetet nje moster e diktaturave serbo-shqiptare e pergatitur ne guzhinat komuniste serbo-Shqiptare dhe as me pak e as me shume.Kujtoni rrugen e tij ne gjitje dhe njerezit qe e rrethojne dhe binduni se ai eshte nje sozi alla berisha-thaci-milloshevic.Burgu ne serbi e ligjeroje kete moster te bucesh komuniste.Kurti me deklaraten e tij si “te hyshe ne pushtet dhe engjell te jeshe behesh djall”,nuk eshte as me pak dhe as me shume por nje efekt i luges se corbes enveristo-milloshevicjane te gatuar ne guzhinat e diktaturave komuniste dhe mostrave te saj te servirura ne Serbi e Shqiperi.Si pergjigje per teorine e tij dua ti them atij dhe komentuesve allaalbin,se djamantin kudo qe ta hedhesh djamant mbetet.Nderin e njeriut nuk e ben poltroni por origjina dhe ADN-ja e tij.C’do tentative per te kacavjerre Albin Kurtin ne krye te pushtetit,nuk eshte as me pak dhe as me shume,sikurse deklaron ai vete,por nje nje djall me fytyre engjellore qe demaskon brendesite e ligesive te tij.Turpi me i madh mbetet per ate pjese te gazetarise dhe medjas vizive qe e shet ate si “patriot” duke i veshur lekuren e patriotit nje djalli me fytyre njerezore te tipit Albin enverist,berisha,thaci,milloshevic qe ulerin e qan si krokodili per te mashtruar e shqyer prene e rradhes.Ai ne deklaraten e tij te fundit tha dhe engjet behen djaj kur kapin majat e pushtetit.Albin Kurti duhet te hulumtohet e hetohet per paudhesite e tij dhe jo te serviret si patriot kur eshte jashteqitje shqiptare.Besoni dhe binduni dhe mos e servirni si dikur Enverin e sot Nano-Barishen dhe Rama-topin e Spahiun do gaboheni dhe do ta pesoni ashtu sikure e keni pesuar dhe nuk keni zene mend.Nje krim i pandeshkuar eshte nje krim qe vazhdon ka thene me shume te drejte Prof.Sami Repishti nga SHBA-ja.Besoni dhe binduni ne respekt te vetes familjes dhe shoqerise ne progres,ne respekt te qindra e mijra nenave e grave te veshura me te zeza e mijra femijeve te mbetur jetim.Jane mijra viktima qe kerkojne drejtesi e jo ortakeri me krimin e riciklimin e tij.