Tekstet historike në Shqipëri, Kosovë e Serbi, me paragjykime e etiketime

31 Maj 2012, 12:51Rajoni TEMA

Që nga përfundimi i luftrave në republikat e ish-Jugosllavisë, si Këshilli i Evropës, ashtu edhe BE kanë inkurajuar drejtësinë e ndershmërinë në atë sesi përshkruhen figurat e ngjarjet historike në tekstet shkollore. Qëllimi është të shrrënjoset anësia e paragjykimi, por siç tregon një raport i ri, kjo nuk ka ndodhur ende në Shqipëri, Serbi e Kosovë, ku nacionalizmi e subjektivizmi mbizotërojnë librat.

Shkëlzen Gashi, një shkencëtar politik e autor i disa librave mbi politikën e Kosovës, shkroi raportin e quajtur “Kosova 1912-2000: Në librat e historisë të Kosovës, Shqipërisë e Serbisë,” për të treguar sesi të tre këto e përshkruajnë historinë e Kosovës që nga rënia e Perandorisë Osmane. Dallimet, thotë ai, janë të gjera.

“Gjuha e përdorur në tekstet e Kosovës e Serbisë, jo në ato të Shqipërisë, shpesh [përfshin] etiketimin. Tekstet e Kosovës përdorin etiketime të tilla si ‘vepra terroriste gjakatare’, “gjendje terrori e genocidi’ ose ‘skena lemeritëse të barbarizmit të skuadronëve gjakatarë’. Tekstet e Serbisë, nga ana tjetër përdorin etiketime të tilla si ‘sulme të bandave vendase shqiptare’ e “terrori shqiptar kundër serbëve’. Këto tekste rrallë japin të dhëna për të përcaktuar krimet dhe kur e bëjnë, kjo është e mbivlerësuar,” tha Gashi për SETimes.

Raporti, i përgatitur për Shoqatën kosovare për të Drejtat e Njeriut e Fëmijëve, arriti në përfundimin se elementët e vetëm më të rëndësishëm të historisë së Kosovës mes 1912-tës e 2000-shit janë krimet e kryera nga serbët — të organizuar në ushtri e polici të rregullt — kundër shqiptarëve; si dhe krimet që shqiptarët — kryesisht të paorganizuar — kryen kundër serbëve. Të dy palët paraqesin vetëm krimet e tjetrit dhe e portretizojnë veten si viktima të agresionit.

“Karakteristikat e teksteve në këto tre vende, lidhur me paraqitjen e historisë së Kosovës në periudhën kohore 1912-2000 [janë] pasaktësi, sajime, ekzagjerime, shtrëmbërime e kështu me rradhë,” tha Gashi. Tekstet e Kosovës kanë më të shumtën, krahasuar me të tjerët, “sepse në këto tekste hapësira që i kushtohet historisë së Kosovës është natyrisht më e madhe.”

Ai zbuloi se tekstet shkollore në Kosovë e Serbi përdorin gjuhë më të ashpër kur përshkruajnë krime të kryera nga të dyja palët. Në Shqipëri, tha Gashi, autorët iu shmangën ekzagjerimit të shifrave kryesore. “Tekstet e Shqipërisë janë më të matura lidhur me paraqitjen e shifrave të krimit.”

Bruim Rrahmani, një studjues në Shoqërinë e Kosovës për Studimin Shoqëror, tha për SETimes se retorika e keqpërdorimi i fakteve në tekstet shkollore bën pak për të kontribuar në pajtimin mes shqiptarëve e serbëve.

“Gjuha nuk është shkencore e faktet nuk janë paraqitur në një mënyrë shkencore. Kjo kontribuon në urrejtjen mes këtyre vendeve e nuk bën të mundur trajtimin e së kaluarës. Kjo mund të ndryshohet vetëm nga një politikë më e rreptë e BE-së për çështjen e librave shkollore, që në mënyrë të habitshme nuk është shfaqur në procesin e zgjerimit të Ballkanit, siç është në rastin e vendeve të Evropës Lindore,” tha Rrahmani.

Fidan Berisha, një historiane nga Prishtina, tha përSETimes se tekstet e historisë janë ndryshuar së fundmi, të paktën në Kosovë. “Mendoj se shkruarja e historisë është një proces në vazhdim e politika nuk duhet të ndërhyjë në të,” tha ai.

Raporti i Gashit, i shkruar në shqip, serbisht e anglisht, vlerëson tekstet shkollore të miratuara nga ministritë e arsimit të Serbisë, Shqipërisë e Kosovës për përdorim si në programet e shkollave fillestare, ashtu edhe të atyre dytësore.

“Shpresoj se ky raport do të lexohet me kujdes [nga ministritë] për të eleminuar pasaktësitë, sajimet, ekzagjerimet e shtrëmbërimet që janë identifikuar në raport,” tha ai.

3 komente në “Tekstet historike në Shqipëri, Kosovë e Serbi, me paragjykime e etiketime”

  1. Arti says:

    OOOOO na mbyten sahanlepiresat more,e po si duhet te quhen vrasjet e foshnjave, pleqve e grsave,si duhet te quhen perdhunimet e grave,si duhet te quhet perzeniia e nje milion shqipotareve nga Kosova, mos duhet te quhet shetitje mor IDIOT, pjelle kozmopolitizmit,mor PIS i shitur per pak pare.

  2. Enzo says:

    Po jemi mesuar tani ti quajme pushtuesit vellezer sna ben me pershtypje.

    1. bek says:

      Po kush eshte ky qelbesira qe e paska bere kete raport dhe na i quaka serbet te paragjykuar ne kosove. Na trego ti more kelysh kurve se si duhet me i qujt xhelatet e ballkanit.
      Haram buka qe han nga ky kombi shqiptar.
      Ben mire te shkosh ne serbi e greqi.
      Njerez qelbisira e renegate si puna juaj kemi plot. pthhhhhhhh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje