Si u vetëplagos bashkëshortja e Adem Grabovcit?

29 Maj 2012, 17:59Rajoni TEMA

Kumrije Grabovci ka shpëtuar për mrekulli kur plumbi i pistoletës ka goditur abdomenin (barkun) e saj.

Bashkëshortja e Adem Grabovcit, zyrtarit të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është edhe shef i grupit parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, është dërguar në urgjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në natën ndërmjet të hënës dhe të martës rreth orës 1:00, ajo ka marrë ndihmën e parë në QKUK, ndërkohë që policia ishte në vendin e ngjarjes në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.

Adem Grabovci e konfirmon për Express se e vetë plagosura është bashkëshortja e tij, duke dhënë edhe versionin e tij të ngjarjes.

Ai thotë se arma është e veçantë për të dhe familjen sepse i përkiste vëllait të tij, të vrarë në luftë, e të cilën gjithmonë e ka mbajtur i biri, përkatësisht nipi i tij.

Por meqë nipi i tij (djali i vëllait) të hënën ishte për vizitë dhe e ka harruar armën afër televizorit, Kumrije Grabovci duke u munduar ta fshehë pistoletën që mos ta shikojnë apo prekin fëmijët, në atë moment asaj i ka shkrepur revolja.

Duke treguar se është i lumtur se bashkëshortja i ka shpëtuar më të keqes, Grabovci sqaron se ishte ai që ka telefonuar në polici.

“Por do të bëj kërkesë që të na kthehet kjo armë pasi është e veçantë për ne”, thotë Grabovci për Express, duke e pranuar se pistoleta nuk ishte me leje.

Dërgimin në urgjencë të Kumrije Grabovcit (1960) të plagosur, e kanë konfirmuar për Express edhe mjekët e QKUK’së, kurse policia nuk jep më shumë detaje në lidhje me rastin./EXPRESS

5 komente në “Si u vetëplagos bashkëshortja e Adem Grabovcit?”

  1. balzac says:

    Pune fshataresh!

  2. lili says:

    cfare famije leh armen afer televisionit???

  3. altini says:

    sa i pa zot qe eshte ky trangulli, as nusen e vet nuk di te vrasi, rrezik per xhelozi e ka qelluar

  4. Drini says:

    Aman o Altin po jane ato per te qene xheloz? Ka patur ndonje dashnore e ka dash ta heqi qafe po si trangull qe eshte nuk ja kadale.

  5. norela says:

    Shihe se çfarë njerëzish jemi ne , në ditët më të veshtira të një familje , pa marrë parasysh se kush është , ne vetëm kritikojmë dhe shprehim mendime të pa skupullta , jo humane , në vend se të japim përkrahje .
    Sepse çdo gjë qe ndodh tek ne i japim kahje politike , ne këto momente nuk ka vend politika , dhe nuk ka rendësi se çfarë partie është me rendësi është se e plagosura ka shpëtuar dhe i urojmë shërim sa më të shpejtë.
    Edhe njëherë ju kisha lutur qe të bëhëni më human.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje