Britania i siguroi Kosovës disa njohje

29 Maj 2012, 10:46Rajoni TEMA

Ndërsa politikanët kosovarë zihen mes tyre për meritat rreth njohjes së Kosovës nga shtete të ndryshme, Britania është shteti që ka siguruar ose lehtësuar një numër të konsideruar të njohjeve.

Sipas të përditshmes “Zëri”, për Kosovën qeveria britanike ka angazhuar një staf shtesë, katër prej të cilëve për shtetin kosovar, përfshi edhe njohjet, që kanë punë “full time”.

“Nga ata të katërt, njëri prej tyre dhe gjysma e angazhimit të një tjetri kanë të bëjnë veçanërisht me ambasadat dhe komisionet e larta tonat nëpër botë për të inkurajuar më shumë njohje për Kosovën”, ka shpjeguar për gazetën ambasadori britanik në Prishtinë Ian Cliff.

Ai sqaron në detaje edhe një vendim të fundit të qeverisë së Kosovës. Shteti i tij thotë se përkrah në tërësi vendimin për hapjen e zyrës në veri të Mitrovicës, mirëpo sqaron se ky është vetëm hapi i parë drejt “arritjes” atje.

Cliff thotë gjithashtu se ndërkombëtarët po e monitorojnë rreptësisht edhe mënyrën se si do zgjidhet administratori i kësaj zyre, duke lënë të kuptohet se mënyra se si janë zgjedhur njerëzit deri tani, kanë qenë procese më shumë politike sesa çështje kualiteti.

1 komente në “Britania i siguroi Kosovës disa njohje”

  1. shqiptari says:

    Faleminderit TEMES dhe Britanise ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje