Qasja e qeverisë për diasporën, si në Kosovë dhe në Shqipëri, ka qenë më shumë të marrin prej tyre se sa t’u japin apo t’u sigurojnë diçka atyre
Nga Lily Lynch dhe Linda Karadaku
SETimes
Së bashku me dallimet e gjera kulturore, anëtarët serbë dhe shqiptarë të komunitetit të diasporës përballen në përgjithësi me telashe të ndryshme nëse një krizë emergjente godet qindra apo mijëra kilometra larg nga shtëpia.
Ministria Serbe e Diasporës vlerëson se deri në 3,5 milionë serbë jetojnë jashtë vendit — dhe shumica jep kontribut të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Sipas statistikave të fundit nga Banka Botërore, Serbia është një nga vendet që marrin remitancat më të larta në Evropë. Është vlerësuar se diaspora transferoi 4,5 miliardë euro në Serbi në vitin 2010.
Kur autoritetet në SHBA morën dy fëmijët e vegjël të Vuk dhe Verica Nastic pas akuzave për abuzim në vitin 2010, çifti i bëri thirrje për ndihmë komunitetit të madh të serbëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe njerëzve në vendin e tyre në Serbi.
Makth i Nastic filloi në Kaliforni, kur Vuk Nastic çoi kompjuterin në një dyqan riparim dhe një teknik gjeti fotot e dy fëmijëve të vegjël të çiftit në vaskë. Pronari i dyqanit njoftoi policinë, dhe punonjëset e agjencisë të Shërbimeve për Mbrojtjen e Fëmijës i larguan fëmijët nga shtëpia e tyre. Të akuzuar për neglizhencë dhe abuzim seksual, çifti deklaroi se ata ishin të pafajshëm për çdo keqbërje dhe ishin viktima të një keqkuptim kulturor.
Lajmi mbi problemet e familjes u përhap shpejt në të gjithë komunitetin e diasporës serbe në SHBA, dhe njëkohësisht mbërriti deri në Serbi, ku mbështetësit dolën në veprim. Serbët shpejt ngritën një grup në Facebook të quajtur “Le të ndihmojmë familjen Nastic të festojë Krishtlindjet me fëmijët e tyre.”
Tre psikologë në Serbi, Zoran Milivojeviç, Zharko Koraç dhe Zharko Trebjesanin, i shkruan një letër gjykatës në Kaliforni duke përshkruar dallimet kulturore midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara. Pastaj presidenti serb Boris Tadiç, psikolog nga profesioni, lëshoi një deklaratë të ngjashme në mbështetje të familjes, dhe u takua me ambasadorin e SHBA në Beograd për të diskutuar çështjen.
Në fund, nuk u ngritën akuza, dhe Nastic u ribashkuan me fëmijët e tyre. Ata ishin ndarë për tetë muaj.
Në Kosovën fqinje, faqja e lajmeve Telegrafi njoftoi se remitancat nga diaspora për vitin 2010 arritën në 511,6 milionë euro, dhe 30% e investimeve të huaja direkte vijnë nga diaspora. Megjithatë, qasja e qeverisë për diasporën, si në Kosovë dhe në Shqipëri, ka qenë më shumë të marrin prej tyre se sa t’u japin apo t’u sigurojnë diçka atyre.
“Ajo që ju e quani diasporë shërbehet në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse nga Shoqata Nënë Tereza e komunitetit shqiptar në Britani”, tha Esat Braçe, drejtori i shoqatës për SETimes.
Disa nga aktivitetet e saj kryesore janë mësimi i shqipes për fëmijët dhe konsultimi dhe mbështetja e komunitetit shqipfolës. “Ne kemi ndihmuar gratë që janë abuzuar në familje dhe kemi punuar kundër dhunës në familje. Kemi ndihmuar personat të cilët ishin në një gjendje të rëndë stresi dhe depresioni nga lufta në Kosovë”.
“Fatkeqësisht, duhet të themi se nuk kemi pasur asnjë mbështetje të ndonjë lloji [si nga Kosova apo Shqipëria] dhe madje edhe më keq, nuk ka asnjë shfaqje interesimi, të paktën zyrtarisht”, tha Braçe, duke shtuar se ata vazhdojnë të apelojnë te të dyja qeveritë për mbështetje.
Anton Qerimi, një shqiptar i Kosovës që jeton në Zvicër, thotë se diaspora më mirë u kërkon institucioneve zvicerane ndihmë se sa t’u kërkojë ambasadave të Kosovës apo Shqipërisë. Shoqata Nënë Tereza është aktive dhe atje. Komuniteti shqipfolës bazohet tek ajo shoqatë për të ndihmuar personat në nevojë dhe si një mjet komunikimi, duke e bërë atë një nga lidhjet më të rëndësishme.
Një degë e Shoqatës Nënë Tereza — Ndihmë për Varfrit — bazuar në Norvegji, zgjedh dy apo tre familjet më në nevojë dhe u siguron para nga donatorët.
Një tjetër shoqatë e quajtur Miqësia ndihmon rreth 5,000 emigrantë shqipfolës në Rimini, Itali. Ajo punon për t’i familjarizuar ata me ligjet italiane, dhe i ofron ndihmë praktike, të tilla si gjetja e një punë ose e një shtëpie.
Situata është e ndryshme në Serbi. Në nëntor 2009, parlamenti miratoi një ligj të ri për diasporën, duke theksuar “mbrojtjen e interesave të anëtarëve të diasporës dhe të drejtat ligjore jashtë vendit nëpërmjet shërbimeve konsullore dhe shërbimeve të tjera”.
Projektligji iu dërgua organizatave të ndryshme të diasporës, duke përfshirë edhe Kongresin e Unitetit Serb, për komente para miratimit.
Përveç institucioneve qeveritare që ofrojnë shërbime për serbët në krizë jashtë vendit, ministria e jashtme thotë se rreth 1500 organizata serbe të diasporës operojë në mbarë botën. Ndërkohë që shumë nga këto kryesisht merren me promovimin dhe mbrojtjen e kulturës serbe, shumë të tjera gjithashtu ofrojnë shërbime mbështetëse, duke përfshirë ndihmë për refugjatët.
*Titulli është redaksional. Titulli në origjinal: Diaspora serbe dhe shqiptare marrin nivele të ndryshme mbështetjeje
shqiperia edhe kosova ende vuajne nga sindromi i komunizmit ne rapport me diasporen se komunizmi va ka ngulit ne krye ,per diasporen,termat armiqet e kombit,tradhtaret,renegat e ku ta di une sa fjale te bukura te tjera te ketij stili…
Antikomunizmi edhe Atdhedashuria e kane pas bashkuar dje diaporen politike, po femijet e diaspores politike Atdhe kane vendin ku u rriten se edhe kur u shliruam nga komunizmi,Shqiperia nuk deshti me u ba Atdhe per ta… Pra ata erdhen ne shqiperine,pane shqiperine, edhe shkuan …Shoqeruan babe e nane atje deri sa babe e nane shkuan ne nje bote tjeter plot mall e zgenjim me Shqiperin!Sot keta femije te diaspores se vjeter vazhdojne lidhjet shqiptare me diasporen e vjeter atje ku jane ne nje shqiperi gati virtuale e ma shume imagjinare se realiteti edhe diapora e re nuk perputhet kurkund me shqiperine e tyre edhe vyrtytet e asj Shqiperi,qe nuk existon me!Diaspora e vjeter ka shume pak e shume rralle rapporte me kete te re:jane si dy bote te ndara,qe nuk kane asgje te perbashket gati gati…
Kush bejti shtepi pas shlirimit ne Shqiperi viteve 90,sot po i shesin po i shesin edhe po vine cdo here e ma rralle n'”Atdhe”, edhe kur vine,sa per nje vizite familjare per hater te kujtimit te “ATdhedashurise” te prindeve te tyre! Kur, kurs Shqiperia nuk i deshti e nuk i pranoj si femijet e vete keta shqiptare,edhe sot me damken e “luftes” armiqet e popullit!!!…
diaspora e re,u shkombtarizuar aq shpejt sa edhe diaspora e vjeter mbeti goje hapur me ta! As nje vjet nuk i kane ba jashte edhe na kane kishe “harruar” gjuhen amtare edhe na u bane ma amerikane se amerikanet!Kjo diaspore e re ,perkunder asaj te vjeter nuk ka shume “Atdhedashuri” edhe sicili sa ma shume e shperfytyron para botes Shqiperine! Dikur te gjithe neper bote na respektojshin sepse ishim shqiptare,tash e dime te gjithe cfare reputationi kemi!)
Kjo per shqiperine!
se per Kosoven eshte pak ma ndryshe edhe rapportet jane pak ma normal me Atdheun!Po prape edhe ne kosove femijet e diaspores nuk shikohen si femijet e kosoves nga te cilet shteti ka detyrime!!!
detyrime sipas shteteve tone kemi vetem ne, te diaspores, per ta,e jo anasjelles…
ne keto 20 vjete ka nje fthoje edhe nje largim te madhe,aq i madhe sa edhe generata ime ndoshta i dhimbet ende pak Shqiperia sepse babat e nanat tona u permalluan per te,po edhe kjo dhimbje nuk eshte me si dikur/eshte vetem kujtesa e dhimbjes se prindereve tone,edhe dhimbja jone vetem dhimbja per dhimbjet e tyre…
Reagojme ende si qytetare te botes per padrejtesite qe i behen shqiperise apo kosoves,po jo ma si dikur!
Edhe kjo generata kujtohet pak per shqiperine e kosoven,po cdo dite e ma pak…Sa per femijet e femijet e diaspores,forget it!
Serbet jane popull, dhe jo by,,,,,,,ira si keta tanet.
Mos e thuaj at fjal,heu burr.
Po pse a nuk ishte valle ”BACA” i Gegeve bashke me Thaqin para 1 jave qy kishin mbi krye nga 1 qylaf te bardhe dhe shkruan e botuan se bashku Abetaren e Pare Shqype ne Prizeren????????????????????????????????
E pra,ja ku po t’a them,se nuk ka me Patriota se ”BACA” dhe Thaqi dhe ti pa piken e turpit i quan b….,q…ra.Nuk ash mire keshtu.Turp me te ardh nga vetja.Marre me fol keshtu.
E verteta eshte keshtu, sic pershkruhet ne kete artikull. Ajo eshte e hidhur por e vertete! Fara percarese e mbjelle ne shekuj nga pushtuesit ne trupin e popullit shqipetar, jo vetem qe nuk u tret, perkunder, ne periudha te caktuara, hov e hedh shtat si nje bar i keq helmues. Rrenjet e keti bare-keqi, kane leshuar rrenje e deri te individi shqipetar. Ca me keq tek ata qe quhen e duhet te jene Elita e Kombit. Vec te tjerash, konsideroj se eshte pikerisht ky fakt-percarja mes nesh, qe keq dashesit e Shqipetareve kane livadhisur mbi kurrizin tone. Deri ketu, eshte konstatim. Me tutje, c’duhet te bejme? Ka shume per te bere, por nuk mund te thuhen ne nje shkrim sa do i gjate, ne ,,online”. Por, me protagoniste politikane te tille, si k/ministri ,,yne” qe vetem percarjes i ka kontribuar, nuk mund te bejme perpara. Dy shembuj qe te lene shije teper te hidhur ne lidhje me kujdesin e dashurine qe duhet te kultivojme mes vetes dhe per shqipetaret kudo jane: Shembulli i pare: K/Ministri yne prish nje marrevshje te rendesishme per ndertimin e linjes te transmetimit te energjise midis Shqiperise dhe Kosoves, duke e lene kete te fundit ne meshiren e Serbise per furnizim me energji elektrike.Kete linje e lejon te ndertohet nga krahu tjeter: Mal i Zi-Serbi! Dhe, me hipokrizine me te madhe, organizon ceremoni groteske ne Prizren per ,,inagurimin” e te ashtuquajtures ,,Abetare e unifikuar”, Shqiperi- Kosove! Ne nje kohe qe femijte e Shqiperise jane te ,,ndare” ne kater abetare! Ky eshte kulmi i hipokrizise…! Shembelli i dyte: Degjuam ,,xhevahirin” e radhes te ,,internacionalistit” Sali Berisha, kur deklaroi ne nje ,,mbledhje” te qeverise ,,tij” se shteti shqipetar do te akordoje rreth 100 bursa universitare per studente nga Afganistani per te studiuar ne universitetet tona publike!!! Para se k/ministri yne te behet kaq bujar me djemte e vajzat afgane, te kujtohet per te dhene jo njeqind por dhjete bursa per cdo vit djemeve dhe vajzave me gjak shqipetari qe mbijetojne stoikisht per shekuj me radhe ne Ukraine, Rumani, Greqi e ne ndonje cep tjeter te Globit. Te shkollohen ata ne gjuhen e te pareve te tyre e pastaj te behen mesues te shqipes- gjuhes tone te cilen po e ruajne me veshtiresite mbi njerezore ne vendet ku jetojne. Ndersa Saliu, don tia kaloje paraardhesit te tij per ,,internacionalizem”! Veprime e qendrime te tille, jane krye keput hipokrizi e dashakeqesi per kombin e tij qe e ka perdhosur ne cdo kohe e situate.
Eshte gabim te thuash qe. Saliu spo Ben asgje ? Po Kush po I pagan te gjithe ate spijune komuniste qe I ka sjelle ketu ne diasfore ?
Kjo ka nje shpjegim fare te thjeshte:Ne jemi popull vetasgjesues!
o lili po edhe serbet kane patur sistem komunist e shtete te tjera pra kjo qe thu ti nuk ka lidhje,po keta tpolitikanet tane mud te thuash qe jane cirak te beogradit e athines.
baku:ama serbet sapo morri fund komunizmi thirren diasporen e tyre ne politike e ne biznes n’atdhe : ambasadori i serbise gjen rastin e nje feste per te shkuar ne cdo katund te Frances ku ka nje koloni serbe per te takuar bashkombasit e tij:edhe ne katundin tone ku jane vetem 3 familje ai vjen e takohet me kryetaret e komunes edhe deputet e krahines,me pretexti e atyre 3 shtepia kurse ambasadori i yne as per festen e Flamurit nuk therret shqiptaret e lere ma me i vizituar( edhe pse jemi afer 100 shqiptar aty!!!(po ka ndodh nje rast ne nje qytet ku shkolla shqipe eshte hap nga vete familjet edhe ambasadori jone ka mbetur i çuditur nga kjo sepse as ne Pariz ku banon ky me idiotet e tij,nuk ka shkolle shqipe !
Shkruaj nga mMelbourni i Australis, nji qytet ku jane vendosur me se 50,000 Shqiptar, qeverit Shqiptare qoft ajo e Kosoves apo e Shqipris, as qe u ka ra ndermend qe te bejne as minimumin per kete mergat,
Nuke kemi as nji ambasade as nji zyre qeveritare as nga Kosova E as nga Shqiperia
ne po vazhdojm te mbajme vesht drejt vendlindjes tone se ndoshta sot apo neser degjojme ndo nje lame te mire se ndoshta jane zgjuar nga gjumi lideret tane te famshem e shume kompetent,
por e vetmja gje qe ne lezojme ketu ne Australi per politikanet tane eshte se sa te koruptuar jane, ne fjale tjera kane angazhime me te medha dhe me fitimpruse
kurse sa i perket diaspores ku ne fakte jetone sot shumica e kombit injerohet totalisht
Shqi[ptaret ketu ne Australi kuke kane nevoj per ndihma materiale por vetem ndihme profesionale sjelljen e disa mesimdhensve per te mesuar femijet tane gjuhen
ose libra dhe instrumente te kultures tone
ne do vazhdojme te jetojme ne shpres