Disa ditë pas hezitimeve për të pranuar postin e kryeministrit të Serbisë, Boris Tadiç ka thënë po.
“Serbia po përballet me vështirësi të mëdha, por besoj se përpara janë ditë të mira,” tha Tadiç, pas një takimi me zyrtarët e lartë të partisë së tij.
Sipas Balkan Insight, Tadiç tha se është gati për të marrë postin nëse edhe partnerët e koalicionit bien dakord për synimet e tij, që janë lufta ndaj papunësisë, korrupsionit dhe krimit.
Demokratët e Tadiç fituan 67 vende në parlament. Ata kanë zhvilluar bisedime me Socialistët, që morën 44 vende. Një parti e tretë do futet në qeveri dhe ajo mund të jetë ndoshta Partia Liberal Demokrate.