Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron për vizitë në Tiranë dhe bashkë me homologun Bamir Topi kanë vizituar të premten pasdite studentet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të cilat, pas lëndimit në aksidentin rrugor të autobusit në Qafën e Vishës, në Himarë, po kurohen në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Pasi u interesuan nga afër për gjendjen shëndetësore dhe përkujdesjen mjekësore që po u rezervohet studenteve të shtruara në “Repartin e Kirurgjisë”, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur edhe një herë ngushëllimet më të thella të popullit të Republikës së Kosovës, të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe mbarë popullit të Kosovës për familjarët e viktimave, për mbarë popullin e Shqipërisë, për ngjarjen e rëndë.
“Tash ndiejmë një dhimbje të madhe për këtë tragjedi kaq të rëndë dhe jemi me familjarët, jemi me të afërmit e tyre, me kurajon që të gjejnë forcën, që të gjejnë ngushëllimin, por duke mos harruar asnjëherë kujtimin e përjetshëm të të dashurve të tyre, për rininë e tyre dhe për ëndrrat e tyre”, tha presidentja Jahjaga me këtë rast.
Ndërsa presidenti shqiptar Bamir Topi e ka falënderuar presidenten Jahjaga, dhe autoritetet e shtetit të Kosovës për demonstrimin e një ndjeshmërie të lartë qysh nga momenti kur u mor vesh tragjedia!
“Do të thosha që ky solidaritet është parë në Shqipëri, është parë në Kosovë, dhe sipas asaj që jemi informuar, edhe komuniteti shqiptar në Austri, ku ka shqiptarë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, ka treguar një solidaritet të lartë duke u qëndruar afër vajzave që janë atje, por edhe për t’u ofruar strehim dhe trajtim familjarëve. Kjo do të thotë që në situata të tilla ne jemi shumë të ndjeshëm, por jo vetëm në situata të dhimbshme, por në të gjitha situatat e tjera, Shqipërisë dhe Kosovës zemra u rreh me të njëjtin ritëm”, tha presidenti Topi.
Sipas fjalëve të presidentit Topi, gjendja e vajzave, të cilat janë shtruar në spital është përmirësuar në masë të amdhe. “Ato, nga momenti në moment mund të jenë të gatshme edhe për ta lënë Spitalin, por kjo varet nga mjekët, sigurisht”, tha presidenti Topi. /Kosovapress/
Pak i kemi keta tanet ne por na u desh edhe kjo. Ik moj zhabe bej punet e Kosoves leri studentet.
Sapo te shporret saliu me bashibozuket qe e rrethojne ,zemra shqiptare do te njesohet e do te jete nje e vetme .Kjo do te jete rilindja e vertete e kombit. Vajzave u urojme sherim te shpejte e le ta jetojne kete jete edhe per shoqet e tyre fatkeqe .
Faleminderit Z Presidente,
qe kryeni detyren tuaj per te vizituar shqiptaret e plagosur.Dy gjysmat tona plotesojne ate identitet qe quhet shqiptar.
Ti Vlora,mos je “grek”nga Himara.
Turp per ty qe flet keshtu per Presidenten e Kosoves,qe eshte gjysma jone.Une nuk mund te te kthej ty nga kafshe ne patriot.Vdis kafshe ,o Vlora,nuk eshte faji im:eshte i atyre qe te kane pjelle ty.