Thaçi dhe Limaj nisin “luftën”

24 Maj 2012, 12:03Rajoni TEMA

Ka nisur “matja e muskujve” në mes Fatmir Limajt e Hashim Thaçit. Takimi i Fatmir Limajt me elektoratin në Prizren, në “Jerusalemin” e PDK-së ishte i pa koordinuar me agjendën e kryesisë së partisë.

Limaj duke injoruar Hashim Thaçin takoi simpatizantët, gazetarët dhe intelektualët prizrenas.

Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj po shfaqet nëpër degët e partisë duke u përpjekur të zgjeroj rrethin e argatëve të tij.

Ditëve të fundit ka filluar fushatën me takimet me elektoratin e tij anekënd Kosovës dhe këtë po e bën pa koordinim me agjendën e kryetarit ose kryesisë së PDK-së.

Disa muaj më parë, derisa Fatmir Limaj ishte në arrest shtëpiak, Hashim Thaçi realizoi takimet të tilla me degët e partisë, raporton zhurnal.

Këto ditë takime të njëllojta po zhvillon Fatmir Limaj në interes të tij personal. Nuk ka koordinim mes tyre. Një matje “muskujsh” e një dyluftim i tyre po vërehet në heshtje. Këta po e injorojnë njëri- tjetrin.

Pas arrestit shtëpiak, rikthimi i Fatmir Limajt në jetën politike publike filloi me shfaqjen e tij në Parlament. Me takimin e së dielës (20 maj 2012) të zhvilluar në Prizren nis një fushatë takimesh që do vazhdojnë në ditët në vijim nëpër disa degë të PDK-së aty ku Limaj i ka argatët e tij.

Takimi i Fatmir Limajt me simpatizantët, gazetarët dhe intelektualët në Prizren, shënon përpjekjen serioze të Limajt për ta rivalizuar Hashim Thaçin nëpër degët e partisë./Indeksonline/

3 komente në “Thaçi dhe Limaj nisin “luftën””

  1. Diku says:

    filloi lufta per ndarjen e zonave te shitjes se droges ndermjet mafiozeve qosovar.

  2. mati says:

    i ke zili o dick mrroklla …te gjitha te mirat kosovareve shqiptare

  3. O Diku, a thua kujt do i bie Lazarati ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje