Aleksis Cipras do që Greqia të mbetet në Eurozonë

23 Maj 2012, 12:32Rajoni TEMA

“Berner Zeitung”

 

Shefi i radikalëve të majtë grekë, Aleksis Cipras, tha se është për qëndrimin e Greqisë në Eurozone dhe për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët europiane të krizës së borxheve.

Fitimi i zgjedhjeve nga ana e të majtëve nuk do të thotë “që ne të largohemi nga Euro”, tha dje në Berlin shefi i partisë greke Syriza.

Mos pranimi i programeve të kursimeve nga aleanca e tij nuk ka të bëjë me një dalje të mundshme nga Eurozona, deklaroi Cipras gjatë një vizite në Gjermani. “Ne do të përpiqemi për të gjetur një zgjidhje të përbashkët në nivelin europian,” tha ai në lidhje me krizën greke.

Ai është i sigurt se kjo gjë do arrihet. Duke pasur parasysh zgjedhjen e socialistit François Hollande si president të Francës, ai shtoi se ai shpreson në një ndryshim të “aksit franko-gjerman”. Partia e tij Syriza hedh poshtë marrëveshjet sipas të cilave Bashkimi Europian jep kredi ndihmë në miliarda dhe kjo me kusht që Greqia të zbatojë politikën e kursimeve dhe reformave politike.

Vendi ndodhet për pesë vjet me radhë në recesion. Taksapaguesit gjermanë kanë futur lekët e tyre në një fuçi pa fund, lekë me të cilët në fakt u financuan bankat. Pas fitimit të zgjedhjeve edhe Cipras do të reformojë sistemin e taksave dhe do përmirësojë strukturat e administratës shtetërore. Përsëri ai nuk bëri ndonjë propozim konkret për masa kursimi.

Nëse nuk do kemi ndonjë ndryshim në kursin e politikës greke, atëherë për Athinën duhet patjetër brenda disa muajve një program i tretë ndihme. Duke pasur parasysh mbledhjen e ardhshme të shefave të Bashkimit Europian në Bruksel, Cipras tha se ai shpreson se njerëzit do të shohin gabimet e tyre dhe do të ndryshojnë mendimin e tyre.

Cipras kërkoi një takim me kancelaren gjermane Merkel, e cila me mirësjellje, nuk pranoi takimin.

 

*Përgatiti: Agim Huso

1 komente në “Aleksis Cipras do që Greqia të mbetet në Eurozonë”

  1. plaku says:

    Ne fakt ne takimin e fundit ne Amerike te tete shteteve me te medhenj ekonomike ne bote, u ra dokord qe, Greqia te mbahet ne Eurozone. Une personalisht kam mendimin se, BE krahas kursimeve per Greqine do te jape leke jo vetem per larjen e borxheve por edhe per nje ngritje ekonomike. Greqia, Portugalia, Spanja dhe Irlanda treguan se VETEM me kursime nuk dilet nga kriza.Ne fakt Merkeli ka problem se 70% e popullit gjerman nuk eshte per investime ne Greqi dhe Merkeli ne vitin qe vjen ka zgjedhjet. Ky eshte problemi qe ka demokracia e cila shpesh here, per mos te thene gjithmone detyron politikanet qe te mos jene visionare dhe ti pershtaten shijes se elektoratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje