Serbia proteston kundër vendimit të FIFA-s për njohjen e Kosovës

22 Maj 2012, 18:31Rajoni TEMA

Federata e Futbollit e Serbisë ka protestuar pas vendimit të FIFA-s që ua ka mundësuar 208 vendeve anëtare që të luajnë ndeshje miqësore futbolli me Kosovën.

Federata Serbe ka thënë se vendimi është marrë pa u kosnultuar me UEFA-n apo me asociacionin serb të futbollit dhe ka kërkuar një takim urgjent me kreun e FIFA-s Sep Blater dhe homologun e tij nga UEFA Mishel Platini.

FIFA dhe UEFA kishin bllokuar më herët këtë ambicie të Kosovës, për shkak se shtetësia e saj nuk njihet nga Kombet e Bashkuara.

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, ka propozuar këtë formë të ndryshimit të politikave në mbledhjen e së hënës.

“Ishte vetë Blater ai që kërkoi nga komiteti ekzekutiv dhe vetëm një konfederatë e refuzoi propozimin”, citohet të ketë thënë Xherom Valcke,  sekretar i përgjithshëm i FIFA-s.

Tetë votat e UEFA-s, kundrejt panelit 24 anëtarësh të FIFA-s, dështuan ta bllokojnë këtë nismë.

“Kjo nuk është njohje e Kosovës si shtet, por është njohje se e një vendi ku luhet futbolli”, ka thënë Valcke, duke vlerësuar se kësisoji ofrohet edhe kredibilitet.

“Ata ishin të shqetësuar se lojtarët e tyre po mirren nga klubet e jashtme, të vendeve të ndryshme”, ka thënë Vackle nga FIFA.

Disa lojtarë të lindur në Kosovë, e më vonë të vendosur në Zvicër, luajnë për ekipet që intonon himnin e vendeve adoptive.

Statutet e FIFA-s ua lejojnë lojtarëve që kanë lidhje me Kosovën të transferojnë detyrimet që kanë nga një ekip kombëtar nëse vendi i tyre fiton njohje të plotë ndërkombëtar./REL

3 komente në “Serbia proteston kundër vendimit të FIFA-s për njohjen e Kosovës”

  1. ladi says:

    mos kini merak se do jua zgjidhi kete ceshtje bace sale milloshevici dhe do ta perjashtoje pergjithmone kosoven nga sporti. uh harrova sala do te mbeshtet ne kete iniciative edhe nga thaqi

  2. fredi says:

    KUJT I PLASI PER TA?!ATY PO NA RREH NE SE SHEH….ME MIRE DO ISHTE QE FIFA TE KISHTE DHENE LEJEN QE SHQIPERIA DHE KOSOVA TE KISHIN NJE KOMBETARE TE PERBASHKET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje