Adem-Grabovci
Sa ka rezerva financiare shteti i Kosovës, edhe më shumë pasuri kanë politikanët vendorë. Qindra miliona euro është pasuria e zyrtarëve të lartë kosovarë, ku përfshihet pasuria e paluajtshme, aksionet në kompani të ndryshme, paratë e gatshme dhe veturat luksoze. Përderisa paratë e shtetit të Kosovës që mbahen në Bankën Qendrore të vendit nuk e kalojnë shumën prej 150 milionë euro.
Pasuria e zyrtarëve është publikuar të hënën nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, përderisa nga viti 2007, kur e kanë deklaruar pasurinë, pasuria e politikanëve është shumëfishuar.
Në krye të listës së pasanikëve të politikës qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherit është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherit pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro, etj.
Grabovci dhjetëfishoi pasurinë
Pasuria e shefit të deputetëve të partisë në pushtet(PDK), Adem Grabovci, në vitin 2012 ka arritur në mbi 1.6 milionë euro. Pasuria e paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar 1 milionë e 630 mijë euro, vetura të markave Audi A6, BMW dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme në bankat në vlerë prej 21 mijë euro.
Të ardhurat vjetore familjare të të tij janë rreth 30 mijë euro. Në vitin 2007 Grabovci kishte qenë shumë më i varfër. Ai në atë kohë kishte deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro.
Për pesë vjet pasuria e Grabovcit është dhjetëfishuar… /Zeri
Kokat e kombit , keta bandite super hajdute per pak vite behen milionere me gjakun e popullit te tyre , keta horra ,pushta kodoshe jane antiteza e atyre patrioteve idealiste te nje shekulli perpara qe krijuan shtetin shqiptar te copetuar me shume mundime duke shkrire pasurine dhe jeten per popullin ,per lirine e pamvaresine , I.Qemali , F.Konica e Imzot Th.S.Noli etj. jane ne altarin e ndritur te kombit .Paris
Politika shpëlau paratë e pista
Duke shfrytëzuar vakumin ligjor të krijuar dhe brishtësinë e institucioneve të sapo formuara të UNMIK-ut, tregtarë të ndryshëm, shumica prej tyre me përvojë për kontrabande edhe gjatë regjimit të Milosheviqit, tash të lidhur e të mbështetur nga faktorët kryesor politikë në Kosovë, kanë bërë kontrabandë lloje të ndryshme të mallrave,kryesisht me ato të akcizës. Format e kontrabandës kanë ndryshuar me kohë. Fillimisht individë të ndryshëm kanë shfrytëzuar lidhjet e tyre në doganë dhe kamionë të mbushur me mallra i kanë kaluar pa paguar fare taksa në kufi. Krejt kjo si pasojë e funksionimit të dobët të administratës doganore, e cila ishte shendërruar në servis të kontrabandistëve. Formë tjetë ishte edhe keqpërdorimi I formularëve për ndihma humanitare,ku në emër të ndihmave, biznese të shumta kanë përfituar shuma marrramendëse të parave. Më vonë kontrabandistët zgjodhën falsifikimi I fletëpagesave bankare,ku humbjet e buxhetit ishin jashtëzakonisht të mëdha. Ato para shkuan në xhepat e kontrabandistëve.
Formë tjetër që vazhdon edhe sot është ulja e vlerës së mallrave, fshehja e sasisë dhe mos deklarimi I cilësisë.
Krejt këto forma të kontrabandës vazhdojnë të bëhen pasi që nuk ka paru vullnet për ta luftuar këtë dukur, kështu që kontrabandistët në një mënyrë kanë qenë dhe janë imun ndaj ligjit.
Mst: Para të pista për krijimin e bizneseve legale
Me qëllim të përligjes së parave të fituara në rrugë jo ligjore një pjesë e madhe e kontrabandistëve kanë hapur biznese legale dhe duke krijuar monopole të fuqishme. Ato kanë krijuar pozitë dominuese pasi që kanë pasur në dispozicion shuma marramendëse të parave të pista. Kjo mund të shihet nga hapja e qendrave të mëdha tregtare, ndërtimet e pafundme, marrja e ekskluziviteteve për artikuj me nam në treg,etj. Krejt këto investime të mëdha janë bërë pa dhënë asnjë llogari për prejardhjen e parave ,pasi që këtë nuk e kërkonin nga institucionet kompetente.
Mst: Kapitali i kontrabandistëve në sistemin bankar
Dihet se sistemi bankar paraqet sektorin më të rëndësishëm financiar të shtetit,ku nga funksionimi I tij varet ekzistenca financiare e tij. Në Kosovën e pasluftës sistemi bankar nuk ka ekzistuar praktikisht fare. Duke parë mungesën e tij,një numër I bizneseve që kishin krijuar pasuri nga kontrabanda me mallra, iu përveshën punës për krijimin e bankave private me qëllim të rritjes së profiteve të tyre, shpërlarjes së parave të jashtëligjshme dhe kontrollit të rrjedhave të mëvonshme financiare. Andaj është fakt i pamohueshëm se fondamenti i sistemit privat bankar në Kosovë është krijuar nga kontrabandistët dhe shërben si logjistikë krimit dhe kontrabandës. Nëpërmjet këtij sistemi, këta kontrabandistë do të marrin pjesë aktive në privatizimin e pronës shoqërore.
Se kontrabandistët në aktivitetet e tyre të jashtë ligjshme kanë pasur mbështetje nga aktorët kryesor politikë në Kosovë, më së miri vjen në pah me zgjedhjen e formës së privatizimit të pronës shoqërore. Forma e spin-offit më së shumti iu ka konvenuar njerëzve të krimit, pasi që ata kishin shumë para të pashfrytëzuara. Prona i shitej atij që ofron më shumë, duke mos marrë parasysh aspektet ekonomike të atij biznesi dhe duke mos e kushtëzuar me zhvillimin e tij. Sot jemi dëshmitar se qendrat më të mëdha tregtare janë ngritur në pronat e privatizuara. Pra nëpërmjet privatizimit parat e pista legalizohen dhe në të njëjtën kohë kontrabandistët rrisin fuqinë e tyre duke krijuar monopole në shumë fusha .Mbështetja më e madhe për njerëzit e krimit ka ardhur nga sistemi bankar qoftë në shpëlarjen e parave apo edhe në financimin e aktiviteteve të mëvonshme. Kjo ka ndodhur, pasi që në themel aksionar të vërtetë të bankave ishin njerëzit kryesor të kontrabandës.
Mst: Futja e kontrabandistëve në politikë
Duke pasur lidhje të vazhdueshme me politikën kosovare, kontrabandistët tash të veshur me petkun e biznesmenëve serioz, nëpërmjet financimit të partive politike, kanë krijuar ndikime të rëndësishme në politikat e tyre. Disa nga këta i kanë hyrë edhe rrugës për t’u marrë me politikë ,siq është rasti me zgjedhjet e fundit , ku disa deputetë vijnë nga bota e biznesit. Dihet se qëllimi final i tyre është krijimi I imunitetit politik që i mundëson shmangie nga dhënia e llogarisë për punët e tyre të pista. Sot jemi dëshmitar se në Kuvendin e Kosovës ka bukur shumë deputetë milionerë, kurse para disa viteve nuk kishin asnjë cent. Gjithashtu këta njerëz tentojnë të krijojnë politika shtetërore nëpërmjet të cilave do të ruanin monopolet e tyre dhe status quon politike, e cila më së miri iu përshtatet atyre
(Autori është ish- Doganjer)
Keta nuk jane biznesmene keta jane tregetar zarzavatesh ti degjosh vetem kur hapin gojen e kupton menjehere se c’peshe specifike kane!Edhepse ne lumturine e tyre te hatashme ata jane per tua qare hallin.
kjo éshté fare e thjesht ky njeri para lufte kaqen rrugaq kures tash miljoner !!! por fakti pak ndryshon nega qevrit e serbis qe ishin ne kosove sepse edhe ato qeveri e kishin synim korupcionin dhe krimin si kjo e jona sod…
qeveritaret tone pasurohen – ne kurriz tone- sepse ne va lejojnme kete edhe nuk i ndeshkojme kur votojme!Pse te votojme prape kete grabovci? qe te qindfishoje pasurine prapetash? Jo ,eshte shume e thejsht:mos e votoni asnje qe bene pasuri perrallore vetem nga pozita e qeveritarit!Votoni per deputet qe do bejne ligje per kontrollin e ketyre,edhe qe do ndeshkojne konfliktet e interesit!majft u pasuruan!