CNN: Greqia në humnerë

20 Maj 2012, 14:56Rajoni TEMA

Të përditshmen greke, nën barrën e kursimeve të mëdha të shpenzimeve shtetërore e në pritje të daljes së mundshme të vendit nga eurozona, e ka pasqyruar CNN duke sjellë rrëfimet e nëntë grekëve dhe pasojat e kësaj gjendjeje në jetët e tyre.

Konstantinos Papaioanu, kolumnist dhe mësues i greqishtes

“Gruaja ime dhe unë jemi të prekur nga masat e kursimit – të ardhurat ranë për një të katërtën. Pasiguria është aq e madhe sa janë prekur të gjithë grekët. Ndjej se kjo nuk ka fund. Askush nuk mund të jetë i sigurt se nuk do të ketë shkurtime të reja. Shumë prej tyre janë të margjinalizuar. Grupet e ndjeshme, si të papunët dhe emigrantët, jetojnë nën minimumin e standardeve. Tolerohet kriminaliteti në nivele të ulëta, gjë që rezulton me humbjen e besimit në institucionet politike. Të rinjtë po përballen me papunësinë prej 40 për qind, ndërsa pensionet janë shkurtuar për 200 euro në muaj. Nga kjo ne nuk mund të jetojnë”.

Manos Kallimikrakis (26), punëtor në një qendër të thirrjeve në Athinë

“Paga ime prej 750 eurove në muaj ka rënë në 600 euro. Unë nuk e di se si do të jetojë prej saj edhe pse jam mes atyre me fat: e kam një punë dhe një shtëpi pa kredi. Por, nuk mund të përballojë karburantet për makinë, ndërsa në dy vitet e fundit nuk kam blerë asnjë rrobë të re. E ardhmja nuk është e mirë. Shumë nga shokët e mi janë duke u përpjekur për ta lënë Greqinë”.

Papanicolaou Panos (47), neurokirurg në Athinë

“Ka pasur një rritje të madhe të numrit të vetëvrasjeve dhe të aksidenteve, po ashtu ka më shumë pacientë të sëmurë nga zemra dhe me probleme të shëndetit mendor. Kriza në vend dhe vështirësitë me të cilat një pjesë e madhe e popullsisë përballet në qasjen e shërbimeve shëndetësore, ka rezultuar me rritje të numrit të pacientëve. Problemi më i madh për ne është mungesa e personelit shëndetësor. Punëtorët e moshuar shkojnë në pension, ndërsa askush nuk i zëvendëson”.

Angela Konidari (38), arsimtare nga Lemnosi

“Paga ime është ulur për 30 për qind, nga 1.300 euro në 900 euro. Unë nuk ha sa duhet dhe nuk dal shumë jashtë. Nxënësit e mi nuk mësojnë gjuhë të huaja, e as nuk angazhohen në aktivitete sportive. Shumë nga ta e humbasin vetëdijen për shkak të kequshqyerjes. Qeveria ka shkrirë shkollat, numri i nxënësve në klasa është rritur, për çka e kemi edhe më të vështirë për t’i mësuar diçka. Nxënësit e mi i kanë humbur shpresat: nuk mendojnë se asnjë profesion do t’ua mundësojë pagesën e qirasë. Shumë njerëz mendojnë të shkojnë jashtë vendit, për shkak se nuk kanë besim tek pushteti. ‘A nuk janë ata të arsimuar? Si nuk mund të bëjnë atë që është e mirë për njerëzit?’, më pyeti dje një vajzë”.

Yannis Bardanis (49), kirurg nga Ikarija

“Unë punoj në një spital publik, në sektorin e veshit, hundës dhe të fytit. Paga ime ishte ulur prej 25-30 për qind, nga 4.300 euro në 3.300. Unë punoj 35 orë në javë, por përgjigjem edhe në thirrjet urgjente jashtë orarit të punës. E mbaj gruan dhe dy fëmijët, ndërsa jetojmë në një shtëpi me qira. I mbështesë masat e kursimit, sepse Greqia jeton përtej mundësive të saj. Si ndryshe të dalim nga kjo situatë? Nëse ne dështojmë, ne mund të rrëshqasim përsëri në vitet 1920 dhe 1930. Duhet t’i zvogëlojmë jo vetëm pagat. Pse duhet kryeministri jonë në Bruksel të qëndrojë në hotelin me pesë yje”?

Orestis Manos (26), student i fizikës nga Athina

“Nuk kam para për të dalë e për të shijuar kënaqësitë e jetës. I kam rreth 1.300 euro kursime. Qeveria nuk jep para për të studiuar. Perspektivat për një punë në Greqi nuk janë të mira. Për shkak të masave të kursimit nuk ka asnjë hulumtim shkencor dhe ne nuk mund të dalim nga kjo situatë. Vetëm disa nga miqtë e mi kanë punë: tetë nga dhjetë miqtë më të mirë kanë kërkuar punë jashtë vendit. Ky është një problem i madh për këtë vend. Edhe unë e kam ndërmend të iki”.

Konstantinos Alexandros Karlis (34), student nga Athina në nivelin e doktoratës në fizikën teorike

“Agoni, pasiguri, zemërim. Këto janë ndjenjat e shumicës dërrmuese të grekëve. Agonia për qindra e mijëra që kanë humbur punët e tyre për shkak të politikave shkatërrimtare ekonomike të imponuara nga BE, FMN dhe qeveria greke. Pasiguria tek ata fatlum që arritën të mbajnë punën, por pagat e të cilëve shpejtë zvogëlohen, ndërkohë që ligjet ndryshohen në mënyrën që edhe ata lehtë mund të pushohen. Zemërimi përfshinë të gjithë ata tek të cilët është degraduar kualiteti i jetës, që u mungon respekti për vetveten, shpresat dhe ëndrrat, së paku në kufijtë e këtij shtet “.

Aggeliki Grevia (37), arkitekt dhe ueb-dizajner

“Për fat të mirë, nuk jam i papunë dhe i detyruar që të emigroj, gjë që ka ndodhur me gjysmën e miqve të mi. Unë nuk kam asnjë fëmijë kështu, pra nuk duhet ta paguaj barrën e dyfishtë apo të trefishtë të përgjegjësisë që është rritur me heqjen e ndihmës sociale nga shteti. Për fat të mirë, unë nuk kam asnjë kredi hipoteke… Kam kuptuar se shoqëria nuk është e barabartë me ekonominë – që ky sistem është i dënuar të dështojë edhe në qoftë se nipërit e mbesat tona do të paguajnë. Kam mësuar se planeti është i ndotur nga kjo mbetje toksike që në mënyrë arrogante konsumon tërë kombin e kulturën; se politikanët tanë janë të dobët; dhe se Evropa papritmas bëhet një peng i bankave dhe oligarkisë botërore. Qeveria nuk ka as moral e as imagjinatë krijuese”.

George Pentafronimos (30), IT konsulent, student i nivelit të doktoratës

“Personalisht, unë jam krenar që jetoj në Greqi në vitin 2012. Edhe një tjetër legjendë greke është në fillim dhe duket se është radha e brezit tim që të sakrifikohet. Pritet të jetë shumë e dhimbshme, ndërsa pjesën tjetër as nuk mund ta imagjinojmë. Shokët e mi kanë humbur punët e tyre, derisa ata më të ri se 25 vjet kurrë nuk do të ketë një shans të jenë produktivë e ta shfrytëzojnë arsimimin e tyre. Pensionet i kanë humbur prindërit e mi, apo janë shkurtuar përgjysmë; spitalet dhe universitetet kanë kombinuar bizneset ose janë mbyllur; ndërsa fqinji im dimrin e kaluar nuk kishte rrymë, sepse nuk kishte para për tatim dhe për pronë. Kam studiuar 10 vjet për të marrë një doktoratë dhe nuk kam pritur se kjo zgjedhje do të më detyroj të iki jashtë për të kërkuar punë. Megjithatë, jam i bindur se nuk kam bërë asgjë të keqe që të detyrohem të shpërngulem në të 30-at e jetës sime. Do ta paguajmë gjithë Evropën për borxhet mashtruese – me jetët tona. Por, dy gjëra nuk do të ndryshojë në Greqi: dielli do të bëjë dritë gjithmonë dhe shpirti ynë do të jetë gjithmonë i lirë”. /Telegrafi/

27 komente në “CNN: Greqia në humnerë”

  1. 100 vjet shtet says:

    Te qeshim edhe ne shqiptaret me ju greket njehere. Na erdhi koha te tregojme rritjen tone ekonomike ma te madhe ne rajon dhe me gjere nen udheheqjen e lavdishme te shokut Sali Shpellari.

  2. Hanxhari says:

    Hakat e popullit Shqiptare ne krahinen e bukur te Camerise po ju zene, ky eshte vetem fillimi se jeni i popull i teri i zhytur ne krime dhe urrejtje. Zoti mos e ndalte doren mbi ju…..

  3. Dean says:

    Nuk na lini rehat me gjithe Greqine se kemi hallet tona.

    1. tourkofagos says:

      hahahahaha,kjo eshte e vertet,por hajde e mbushu mendjen korrakeve te Erdoganit…………!!

        1. tourkofagos says:

          ja cami i pabes,ngeli duke i fryjtur marmides ne nje vryme……!

  4. Soto says:

    Me vjen keq per kirurgun…S’ka njeri t’ia qaj hallin..?!!

    1. bullshit says:

      hahahah ke te drejte, ne hall te madh qenka

  5. salistalin says:

    Greqia ne humnere ????? Ti shpetojme nga mizerja, shkelmin ne bythe dhe ne hale te gomarit !

  6. mergimtari says:

    Kjo pune vajti : Ne ato maja rripa-rripa njehere ma hype e nje here ta hypa , kemi dale ke ara e Tares ,Paris

    1. suzana says:

      ..ubububbu Greqis more vetem ja kan hypur si pela,tash dhe [BL]do haje llokumet me sheqer HAHAHAHA!

      1. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

        suzana, injoranca e juaj nuk paska fund!

      2. Edi Ramovici says:

        hahaha Suzi ,sic duket e ke ndarê mendjen qê ta lendosh ne cdo koment kêtê kristianin B;L. Nuk i ha llokumat e hajriut se i pelqen xanxiqi

  7. PrapambetjetOsmane says:

    Mendimi im ne lidhje me situaten ne evrope dhe ne greqi shkurtimisht eshte ky :
    Germania si zemra e evropes (pa kujtuar ketu francen, angline dhe italine) ka marre persiper shpetimin e evropes nga konkurenca per mbizoterim qe po i kanoset ne dhjetevjecarin e ardhshem. Dhe qe te arrije te mbizoteroj evropa ne te ardhmen e afert ne nje treg te perbashket duhet qe te jet konkurente. Dhe qe te jet konkurente duhet qe te evitohen deficitet e shkaktuara (deficite keto qe shkaktoheshin nga subvensionime per te mbuluar koston e larte te prodhimit dhe te jeteses ne vendet evropiane) nga administrat e korruptuara ne zonen jugore te evropes (dhe sidomos ne greqi) dhe PASTAJ te fillojne politikat per zhvillim (dmth qe te hidhet evro ne treg), per arsye se nqs nuk luftohen ne fillim qarqet e korruptuara cdo politike zhvillimi (hedhje evroje ne treg) nuk do te kishte efektin e duhur per zhvillim, por do te shkonte ne xhepin e elitave “koncezore-dembele-te korruptuara”. Vendet jugore, me potitikat e ndjekura deri tani, as qe nuk duan ta kuptojne rrezikun qe po i kanoset evropes ne politiken globale per dominim, thjesht mendojne sot per sot per te dal nga kjo situat me politika te vjetra ne njefare menyre dembelizuese, dhe aspak faktike-reale, dhe keshtu qe barra i ka mbetur gjermanise dhe vendeve veriore per ti paraprire rrezikut dominues te se ardhmese se afert. Ndoshta z. merkel, ndoshta, mund te terhiqet pak nga politika e saj per te lufuar korrupsionin ne evropen jugore si rrjedhoje e reagimeve te ketyre vendeve dhe si pasoj e mospasjes mundesise dhe mbeshtetjes se nevojshme, por kjo nuk ka per te qene dicka pozitive apo “fitore” e politikave te majta, thjesht, problemet do te mblidhen dhe kane per te “plasur” perseri ne te ardhmen e afert.
    Lidhur me greqine dua te them ne radhe te pare qe, antikiteti grek ka qene dhe mbetet nje periudhe e ndritur e greqise por edhe e gjithe evropes. Ate cka i dha antikiteti greke evropes eshte ajo cka eshte evropa sot. Kush e ka lexuar/studiuar antikitetin grek ka mbetur i mahnitur nga ajo plejade njerezzish te ndritur qe i dhane kaq shume evropes/njerezimit. Antikitetin grek e moren romaket dhe e cuan me tej, tek romantiket, rilindasit, klasiket evropian dhe tek evropa e sotme… Por ama politikat klienteske/militante e ketyre 30 vjeteve te fundit ne greqi krijuan nje mentalitet te te jetuarit “me pak perpjekje”. Dy partite e medha greke, partia demokratike dhe ajo socjaliste (pa permendur ketu edhe partite e tjera qe kane edhe ato pergjegjesine e tyre ne kete situat te krijuar) jane ato qe e sollen vendin ne kete situat. Dhe ne keto momente cfare ndodh ??!! Del nje parti tjeter “Syriza”, qe duke shfytezuar gabimet e bera nga keto 2 parti, dhe duke bere politike populliste tejet te majte pritet qe ti jap greqise goditjen perfundimtare/shkaterruese, duke e izoluar greqine per shume vite ne te ardhmen, nga vendet evropiane. Me te vertete 2 partitet e medha jane fajtore te situates, por ama greqia nuk mund te dal nga kjo situat me politika populliste te majta te tipit “Che Guevara” dhe “Chavez”, dhe ku, brenda evropes !!! Kryetari i partise Syriza z. Aleksis Cipras, qe ka mbedhur rredh vetes te gjithe ata te korruptuar qe u pushuan me te drejte nga puna, te gjithe ata qe ju bene shkurtimet e duhura ne rroga, te gjithe ata dembela qe kercenohen nga shurtimet, sindikatat e korruptuara, si dhe te gjithe “revolucionaret pa tru ne koke”, po shfrytezon krizen evropiane per te praktikuar te gjitha ato iluzionet e tija tejet te majta revolucionare ne nje evrope ku ato deri tani nuk pinin uje, por si rrjedhoj e situates po fillojne dhe po ngjallen. Nqs greqia nuk mundet dot te kapercej kete rrezik qe i kanoset nga keto forca tejet te majta revolucionare/populliste, atehere shume shpejte ka per tu gjendur jasht euros dhe e izoluar per shume vite.

    1. katarakti says:

      Meqe qenke kaq i zgjuar. Pa na thuaj si mund te dale Greqia nga kjo gjendje?! Duke marre borxhe te tjera, apo duke duke u ndihmuar nga gjermanet?!

  8. valter says:

    ne jemi shume here me keq se grekrit. Ne e kemi ulur bythen qe ne 1991 dhe keta tani po e ulin. Ah ku je sistemi ekonomik i enverit vetem ai u ben derman edhe grekerve edhe shqiptareve.

  9. pinxho kapellja says:

    per kaurat e derrit nuk me vjen hic keq, tora na fane ligo skata/

    1. Jasu Pinxho. says:

      Po ty o pinxho, mos te kane rrahur gje ne Kakavije?? Apo te kane fut ndonje shkop gome ne vend te keq ata kaurret Athines.

  10. Dhija e krimbur me bishtin perpjete says:

    Ne jemi si dhija e krimbur me bishtin perpjete.Shumica gezohet per te keqen e Greqise por harojne se sa shqiptare jetojne ne ate vend dhe kane mbajtur gjalle familjet e tyre ne Shqiperi.Greket te pakten dine te protestojne ndaj politikaneve te tyre hajdute (qe te pakten nuk vjedhin votat por parate)Ne Greqi me vota njerezit permbysen gjithe klasen politike te vjeter.Ndersa ne vazhdojme ti perulemi Saliut e Fatosit,qe tallin b.me nje popull te gjore.Te mire apo te keqinj greket kur ekonomia e fqinjeve shkon keq nuk mund te jete fitore per ne aq me teper kur jemi nje vend qe nuk prodhojme asgje vetem genjeshtra.Tani dhe nacionalizmi fallco pa breke ne b. na mungonte. Te duash vendin tend nuk eshte kusht te urresh te tjeret,dhe te shikosh mbrapa.

    1. Argita_B says:

      Flitet per Greqine e jo per Shqiperine, keshtu qe nuk shoh se ku eshte lidhja qe ti ben krahasime me Shqiperine!
      jithesesi, thua se nuk prodhojme gje, e kjo eshte e vertete, po a e din se Greqia 30 te PNB se saj e ka nga importet, pra perveç portokalleve dhe turizmit ne vere nuk prodhon gje tjeter?!
      Sot Greqise nuk i japin me para borxh pasi nuk beson me njeri se do ktheje parate, pasi ska se si ti ktheje.
      Greqia ka 30 vjet qe eshte shnderruar ne nje laborator te vertete, greket qe na preezantohen kaq te zgjuar ketu, jane viktimat, pra minje e ketij laboratori dhe jo vetem qe se hapin gojen prej 30 vjetesh po jetojne te gezuar ne kete “kafaz” te madh qe eshte Greqia.

      1. Lola Kacurrelsja. says:

        Ka shume si puna jote andej nga Tirana, Argita? Faktikisht ti ke humbe kot fare, me kete mendje brilante qe ke. Do te sygjeroja te aplikoje per nje vend pune ne revisten ” The Economist “. Me kete analize qe i ben krizes Greke, eshte gjynof qi ke hum kot mi goce.

  11. kulmaku says:

    Ka qene nje plan sekret i qeverise boterore ne vitet 90,qe greqia si me antiamerkania ne europ,te shkatroet gradualisht..ne kete plan prioritet merr Shqiperia dhe zonat shqipfolese,ne te cilat niveli ekonomik ne vitet 2020 do te jete me i larti ne ballkan.Kete e pohojne edhe politikanet shqiptar,te cilet ata flasin ate qe u thuhet nga ata qe drejtojne kete bote”Mos qeshni vitet 2020 jane afer,,kutohet ne keto vite sdo kete me Salira,meta .nano,etj.kete gje e din edhe fqinjet tone,,ku xhelozia ndaj nesh eshte me e fort se kurr.Zoti eshte me ne.

    1. Nuk e shikoj. says:

      Ore ashtu qofte si thua ti, por e shikoj pak te veshtire qe Shqiperia te behet ekonomia e pare ne Ballkan, nderkohe qe eshte vendi me i varfer ne Ballkan pas Kosoves. Keto gjera nuk behen me nje te rene te lapsit nga Bota, por behen me pune, investime, infrastukture moderne, prodhim dhe strukture funksionale ligjore te cilat ne kushtet e Shqiperise duan shume kohe qe te funksionojne, neqoftese do te funksionojne ndonjehere.

    2. Nuk e shikoj. says:

      Ore ashtu qofte si thua ti, por e shikoj pak te veshtire qe Shqiperia te behet ekonomia e pare ne Ballkan, nderkohe qe eshte vendi me i varfer ne Ballkan pas Kosoves. Keto gjera nuk behen me nje te rene te lapsit nga Bota, por behen me pune, investime, infrastukture moderne, prodhim dhe strukture funksionale ligjore te cilat ne kushtet e Shqiperise duan shume kohe qe te funksionojne, neqoftese do te funksionojne ndonjehere

  12. Toti says:

    me shume merakosem per nji qen rrugesh se sa per greqine qe po ngordh…..nuk ja vlen te merresh me nji debat te tille

  13. kuksi says:

    pinzo tu te kane perdhunuar ne kapshtice por jo nga grket
    nga shqiptar ,se ehun ksekoliasi,pranaj ke urejyje
    kariola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje