Kosovarët me pasaporta bullgare

18 Maj 2012, 10:11Rajoni TEMA

Boshnjakët dhe goranët e rajonit të Prizrenit po interesohen gjithnjë e më shumë për pasaporta bullgare. Ndonëse në Kosovë nuk ka zyrtarisht një minoritet bullgar, në këtë rajon janë krijuar dhe shoqata të bullgarëve.

Fatima Rexhoviq nga rrethi i Prizrenit ka përfunduar para tre vitesh fakultetin e mjeksisë në Sarajevë por në Kosovë nuk mund të gjejë punë. Asaj ende nuk i është njohur diploma dhe nuk mund të konkurrojë për ndonjë vend pune si mjeke. Ndërkohë që, sipas saj, me rastin e konkurseve përfaqësuesit e minoriteteve nuk kanë ndonjë përparësi. Pasi që Bullgaria është anëtare e BE-së dhe ofron pajisjen e shpejtë me pasaportën e këtij vendi, ajo mendon se në këtë mënyrë mund të zgjidhë problemet e saj. „Unë kam pasaportë serbe por nuk mund të bëj asgjë me këtë dokument. Kam pyetur dhe kam konstatuar se zgjidhja më e mirë do të ishte të marr pasaportë bullgare e cila do të më ndihmonte të gjej ndonjë vend pune. Kam dëgjuar se Gjermania kërkon mjekë. Nëse e marr pasaportën bullgare nuk do të kthehem më kurrë këtu“, thotë Rexhoviq.

Përçarjet e mëtejme të boshnjakëve

Me praninë e përfaqësuesve të ambasadës bullgare nga Prishtina dhe të Agjencisë shtetërore për çështjet e bullgarëve jashtë vendit në Prizren para dy muajve është krijuar edhe një shoqatë e bullgarëve në Kosovë. Zyrtarisht nuk pranohet se ka dukuri të tilla, por jozyrtarisht merret vesh se për gjoja anëtarësim në këtë shoqatë mblidhen dokumentet e personave të interesuar për pasaportë bullgare dhe ata e marrin këtë dokument me procedurë të shkurtuar – brenda një viti.

Përfaqësuesit e boshnjakëve kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë fenomen. Disa prej tyre e konsiderojnë këtë si një përpjekje për përçarje dhe ndarje të mëtutjeshme të bashkësisë së tyre dhe krijimin e një bashkësie të re bullgare. Ndaj kanë apeluar tek përfaqësuesit e BE-së që të ndalin këtë dukuri.

Në anën tjetër ish-ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës Sadik Idriz e sheh mundësinë e marrjes së pasaporave bullgare si një rrugë për “zgjidhjen e problemeve ekonomike”. Me pasaportë bullgare ata mund të gjejnë punë në ndonjë prej vendeve të BE-së dhe në këtë mënyrë zgjidhin problemet e tyre ekonomike. Unë i kuptoj plotësisht këta njerëz, thotë Idriz duke shtuar se “shumë prej këtyre njerëzve kanë humbur pasuritë e tyre në ish – Jugosllavi dhe në Kosovë”.

Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet

As Petrit Selimi, zëvendësministër në ministrinë e Jashtme të Kosovës, nuk mendon se situata është dramatike. “Gjërat që bëhen në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet nuk paraqesin ndonjë përzierje në punët e brendshme të Kosovës”, thotë ai. Të gjithë përfaqësuesit e minoriteteve që kanë dyshtetësi mund të shfrytëzojnë të drejtat e tyre. Por Selimi është i bindur se edhe pasaporta e Kosovës brenda disa vitesh do të ketë të njëjtën vlerë si të gjitha pasaportat e zonës së Shengenit. Kjo ndoshta do të zgjasë edhe disa vite por do të ndodhë, mendon ai.

Autoritetet kanë mendime të ndryshme ndërkohë që gati çdo ditë qatetarët e Kosovës shkojnë me autobusë apo me ndonjë automjet tjetër në Sofje për të kërkuar pasaporta bullgare. Shumë prej tyre e kanë marrë këtë dokument, sepse procedura e dhënies së pasaportës është shkurtuar nga pesë në një vit./DW

5 komente në “Kosovarët me pasaporta bullgare”

  1. BERISHA LARGOHU. MBESHTES C'DO FORCE POLITIKE QE HEDH BERISHEN NGA PUSHTETI PARA 2013! says:

    Ky eshte problem i brendshem i Kosoves, prandaj nuk me interreson. Mua me interreson qe te jete nje Kosove evropiane dhe jo talebane!

  2. Zigur Qarri says:

    Bullgaria me afro 9% popullsi turke dhe 5% roma ka frike per ndryshimin e raporteve te popullsise.Mbas hyrjes ne EU te Bullgaris popullsia myslimane e saj gati nje shkeull e diskriminuar njeh perseri rritje,kurse ajo bullgare zbritje.
    Popullsia bullgare nga viti 1985-2011.
    1985 8.948.649
    1992 8.487.317
    2011 7.364.570

    Pomaket qe perbeheshin nga nje numer prej 500 mije banoresh para nje shekulli,tani numurojn afersisht 130 mije banor.
    Pra Bullgaria ka nevoje per riperteritje te popullsise.
    Ne Bullgari,ne fshatra me infrastuktur te rregulluar mund te gjesh pa problem shtepia mesatare per nga madhesia dhe me kopesht 1000-2000 metra katror
    per 10 mije Euro,kurse toka bujqesore kushton 33-35 cent metri katror.
    Qe te na bien veshet rehat,ata qe kan 5 leke ne xhep dhe pretendojn se jan bullgare,rruget i kan te hapura,le te ikin nje ore e me pare.
    Por goranet mysliman duhet te llogarisin se si mysliman nuk jan te mirepritur.
    http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/1/1a/Baptizing_the_village_of_Banite.jpg

  3. Sami morina says:

    Jom i intersum me marr shtetsin bullgare edhe meshku e meble ni banes ne bullgari e mejetu qysh mundem me shku ne bullgari e mejetu qfar kushte duhet mi plocu flm nese keni munci mem trgu mem mesu se jom i intersum meshku e mejetu ne bullgari flm

  4. lavdim zhubaj says:

    jam i interesum me mar shtetsi bullgare tpart emi kan pas perjardhe prej bullgaris qysh asht procedura me apliku ku duhet se nuk podi nese mundeni ma ltheni nje pergjigje

  5. lavdim zhubaj says:

    qysh me marr pasaport bullgare tpart emi ishin bullgar me tregoni ju lutem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje