Burgim të përjetshëm për Kasapin e Ballkanit?

16 Maj 2012, 11:25Rajoni TEMA
Burgim të përjetshëm për Kasapin e Ballkanit?

Nis gjyqi ndaj Ratko Mladiç. Nëse gjendet fajtor, ai rrezikon burgim të përjetshëm. Por gjyqi do të zgjasë rreth 3 vite. Kasapi i Ballkanit nuk shfaqi asnjë keqardhje për krimet e tij

 

Emri i tij lidhet pazgjidhshmërisht me Masakrën e Srebrenicës, krimin më të rëndë të luftës në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Tani Kasapi i Ballkanit duhet të mbajë përgjegjësi për këtë krim. Përpara gjykatës në Hagë ka nisur gjyqi ndaj Ratko Mladiç.

Ndryshe nga seancat e para dëgjimore, kësaj here Mladiç nuk sulmoi dhe nuk fyeu. CNN thotë se 70 vjeçari është në gjendje të keqe shëndetësore. Vetëm leximi i aktakuzës do të zgjasë gjashtë orë.

Ai është nën akuzë për gjenocid dhe krime lufte. Mladiç është shefi që urdhëroi Masakrën e Srebrenicës, ku në korrik të vitit 1995 u vranë më shumë se 8 mijë myslimanë, burra dhe të rinj.

Më 11 korrik 1995 ai e dha urdhrin për të sulmuar enklavën e Srebrenicës. Vrasjet horror zgjatën për një javë. Edhe sot e kësaj dite zbulohen eshtra të këtij krimi makabër.

Rreth 500 helmeta blu holandeze, që ishin aty për të mbrojtur njerëzit, iu dorëzuan fuqisë së 15 mijë sulmuesve serbë. Dhe në fund fare, trupat e Mladiç i përdorën helmetat blu të OKB si mburojë njerëzore kundër sulmeve të NATO-s.

Mladiç, që rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm, ishte dora e djathtë e udhëheqësit të dikurshëm serb, Radovan Karaxhiç, që po gjykohet po ashtu.

Mendohet se gjyqi ndaj Mlladiç do zgjasë së paku 3 vjet.

13 komente në “Burgim të përjetshëm për Kasapin e Ballkanit?”

  1. BERISHA LARGOHU says:

    Popozoj te shpallhet i pafajeshem,gjygji i Hages te tregohet demokratik dhe kristian.Ta arrestoje terrorisatat myslimane qe importohen nga turqia.

    1. aqif pallaska says:

      Jam i bindur se ti BL dhe ai trapi tjeter raimondi jeni te semure psiqike, ai leeh cdo dite vritni “kauret” i ndiqni nga Shqiperia, ti akoma me trap na ben gjykatesin e nje kafshe.

    2. armand says:

      Propozoj nje kurs te gjuhes shqipe per tipa si BL.
      I bashkohem komentit te Elinor-it.

    3. Dean says:

      Qysh te ”shpallhet i pafajeshem” mor trap?????????
      Ai ka vra njerez te pambrojt si puna e Sales qe don ti me largu.
      E vetmja diference eshte se ky ne foto ka vra me mijera.

    4. boss says:

      BL-ikam do ilaqe te mira duhet vetem ti meresh me rregull,rasti yt eshte i rende- terapi vjeqare

  2. elinor says:

    ‘Berisha largohu’; ky nuk eshte vend ku njerezit me probleme psikike komentojne!!

    1. V.F.L.P says:

      Haha kerkonjne te fitojne simpatine e Turkofagos….. haha mire e ke thene tipik njerez me probleme mentale

    2. erdon says:

      GAZETA TEMA, nuk e di a janë këto lloj komentesh të qëllimshme vetëm e vetëm që këtu të ketë debat dhe ju ta mbani të lidhur kështu audiencën. Por duket se kam filluar të bindem për këtë. Nëse është kështu, atëherë më vjen keq për ju.

      Ju duhet të keni qasje kombëtare dhe gjithçka që debatohet këtu duhet të jetë brenda kornizave të normales, duhet të debatohet për temën që po flitet, pa ofendime. Nëse gjuha e tillë e shprehur këtu nga këta këta anti-shqiptarë tolerohet, atëherë përgjegjës jeni ju e nderuara redaksi. Jeni medie e pavarur, por keni përgjegjësi publike dhe kombëtare.

      Berisha duhet të sulmohet dhe denoncohet për gjëra që mund t’i ketë bërë si korrupsion, tradhti, mospërgjegjësi etj. Por jo të sulmohet krahina të ndryshme të Shqipërisë dhe të sulmohet në aspekte fetare. Kjo është ajo që armiqtë tanë tentojnë të na bëjnë.

      Berisha nuk duhet të sulmohet se ka lindur në VIÇIDOL, se atë zgjedhje nuk ka mundur ta bëjë vet, por për gjërat që i ka bërë për pas pjekjes si individ, kjo është çështje tjetër.

      Bile sulmet në këtë aspekt ndaj Berishës, ‘vetëm sa dërgojnë ujë në mullirin e tij’.

      Mladiç ka vrarë musliman, katolikë. Serbët nuk luftojnë për pan-ortodoksizëm, por për Serbi të madhe dhe pan-sllavizëm. Ne shqiptarët dhe grekët nuk duhet të bëhemi mashë e tyre.

  3. Taulant says:

    Berisha Largohu:shko ne spitalin psiqiatrik te Vlore.
    Me vjen turp qe je shqiptar(ose mbase nuk je xhanem,por qe di shqip)

    Mlladic duhet te gjykohet ne Amerike ,ku ekziston denimi me vdekje.Nuk e meriton te rrije as ne burg te perjetshem.

  4. Arti says:

    Mor tevecel BERISHA LARGOHU,derisa e mban Janullatosin ne krye te Kishes Shqiptare ti nuk ke te drejte te komentosh per myslimanet,apo je grek dhe mbron miqte e tu,kriminelet serb.

  5. endri says:

    Pirdhini burra si ne shpin tuj…

  6. Hesapi says:

    Edhe Europa pa piken e turpit e pranon Serbine ne BE.Siç eshte ky qelbesire jane te gjithe SERBET,KANIBALE.Nuk duhet gjygj per ate ,ai duhet groposur i gjalle me shume e shume serbe te tjere,qe sot behen viktimat e luftes qe vete e filluan luften V.F.C.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje