Zgjedhjet per presidentin serb, dominohen nga akuza per genjeshtra reciproke

18 Maj 2012, 18:32Rajoni TEMA
Zgjedhjet per presidentin serb, dominohen nga akuza per genjeshtra reciproke

Para zgjedhjeve të balotazhit më 20 maj kandidatët presidencialë serbë Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq akuzuan njëri-tjetrin në një debat televiziv, se po verbojnë qytetarët me “të pavërteta”.

Në raundin e parë të zgjedhjeve Boris Tadiqi nga Partia Demokratike (DS) arriti të sigurojë 25.3 për qind të votave ndërsa Tomisllav Nikoliqi nga Partia Përparimtare Serbe (SNS) 25 për qind. Të dy kandidatët u shprehën të sigurt dhe shfaqën gatishmërinë e tyre për të udhëhequr Serbinë drejt një të ardhmeje më të mirë. Ish-presidenti Boris Tadiq këmbëngul që Serbia sa më shpejt që të jetë e mundur të bëhet anëtare e BE-së dhe tregohet më properëndimor. Gjithashtu edhe për sfidantin e tij, Tomisllav Nikoliq, BE-ja nuk është më e huaj, por ai sqaroi se dëshiron ta shohë vendin e tij të lidhur me “Perëndimin dhe Lindjen”.

Partia e tij Përparimtare u themelua në vitin 2008 pasi u shkëput nga Partia Radikale Serbe (SRS) e ultra-nacionalistit Vojisllav Sheshel të akuzuar për krime lufte. Megjithatë, nëqoftëse BE-ja  do t’i  kërkojë Serbisë që vendi të heqë  dorë nga çdo pretendim ndaj ish-krahinës së saj – Kosovës, pritet që Tomislav Nikoliqi menjëherë t’i kthejë shpinën  Brukselit.

 

1 komente në “Zgjedhjet per presidentin serb, dominohen nga akuza per genjeshtra reciproke”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje