Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një intervistë të tij ka drejtuar kritika dhe tone nervozizmi ndaj NATO-s, lidhur me mosdhënien e ftesës për anëtarësim në Samitin e Çikagos.
“Maqedonia në mënyrë të padrejtë nuk do të marrë ftesë për pranim në Çikago, e cila edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, por edhe sipas parimeve morale dhe arritjeve e meriton për shkak të bllokimit të njohur mirë nga Greqia. Por kjo veçmë nuk është problem vetëm i Maqedonisë dhe i Greqisë, por është problem thelbësor edhe i Aleancës nga natyra politike, morale dhe të drejtës ndërkombëtare. Dhe NATO-ja nuk ka përgjigje për këtë”, deklaroi kryeministri Gruevski në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve MIA.
Lidhur me përfaqësimin e Maqedonisë në Samit dhe mospjesëmarrjen e tij, Gruevski shtoi se prezenca e krerëve shtetëror nga Shkupi është në nivelin më të lartë se sa duhet.
Ai ka theksuar se NATO udhëheq politikën e standardeve të dyfishta. Gruevski ka theksuar se po të ishte në vendin e presidentit Gjorgje Ivanov nuk do të shkonte në këtë Samit.
“E drejta ndërkombëtare po zbatohet në mënyrë selektive, Maqedonia gjatë kohë është viktimë e standardeve të dyfishta, padrejtësive dhe joparimeve, dhe kur është e qartë se nuk do të marin ftesën për NATO, nuk kam pse të marrë në këtë Samit. Po të isha në vendin e presidentit, unë nuk do të shkoja në Çikago, dhe nuk jam i sigurt se edhe ministri i Punëve të Jashtme duhej të udhëtonte drejt Çikagos, në kushtet e një injorimi të tillë nga NATO”, porositi Gruevski, duke shtuar se prania e Shkupit në këtë Samit është më e lartë se sa normale në kushtet e tilla të padrejtësive.
Ai ka shtuar se NATO ka përfaqësues dyftyrësh dhe joparimor. “Nuk e dij se me çfarë fytyre na drejtohen përfaqësues të caktuar të disa vendeve udhëheqëse të NATO-s, apo me çfarë fytyre përgjigjen nëpër disa koluare se kemi lëshuar ndonjë shans me Papandreun, apo fraza të ngjajshme diplomatike. Më besoni se më vjen mund kur dëgjojë gjëra të tilla krejtësisht joparimore. Këtë dyftyrësi, politikë të standardeve të dyfishta, këtë mungesë parimesh dhe shmangiet nga vlerat për të cilat ata angazhohen, moti kohë si kam vërejtur si precedente, siç është rasti me Maqedoninë”, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski.
Sipas tij, NATO në mënyrë krejtësisht joparimore ka shfrytëzuar Maqedoninë kur ka pasur nevojë dhe e ka “maltretuar me vite”, duke përmendur shembullin e intervenimit kundër Serbisë në vitin 1999, e deri tek prania në misionet dhe aksionet e forcave aleate.
Gruevski ka folur se asnjë konkluzion nga Samiti i NATO-s nuk zëvendëson ftesën, që duhej dhënë Maqedonisë.
“Prej këtu, çfarëdo konkluzion tjetër të nxirrnim në Çikago nuk mund të jetë as përafërsisht zëvendësim për ftesën. Konkluzionet janë lojë diplomatike pa kufij. Në fund fiton interesi dhe fuqia. Ky është ngushëllim i imët i forcave të mëdha kur i shkurajojnë forcat më të vogla. Për këtë arsye them se çfarëdo që të jetë konkluzioni përveç ftesës për anëtarësim nuk ka asgjë reale që ta ndryshojë situatën. Madje ne duhet këtu të gëzohemi dhe me javë ta debatojmë konkluzionin, dhe në fund të konkludojmë se Amerika, Gjermania, Franca dhe vende të tjera janë miqtë e tanë të mëdhenj, dhe të jemi shumë të lumtur, dhe të ndjehemi borxhlinj për këtë”, shpjegon Gruevski, duke shtuar se Maqedonia, thekson, do të vazhdojë me reformat, me sjellje konstruktive dhe parimore, dhe me kërkim aktiv të zgjidhjes kompromise për emrin me të gjitha forcat. (INA)
Standarti i pare eshte te quhesh ai qe je dhe jo nje vjedhes i nje qyteterimi qe nuk eshte joti, te respektosh gjitonet dhe historite e tyre duke hequr dore nga intrigat shoviniste dhe kualicionet e rrezikshme me Turqine per nje destabilizim te Ballkanit! Vetem atehere respekti do te jete reciprok o Gruvski i “Madh” i …. Vardarska te Juzna Srbija!
Landi ,
Nje shkrim jashte teme por shume interesant.
http://www.casss.gr/PressCenter/Articles/2605.aspx
Kalo Brady
ky po qe ka vlera s’ja puth bythen kujt as grekut e as natos,jo si salihe qenefi qe fal teritore grekut e ben matrapazlleqe me serbin vecse per byth te vet, e sa larg fqinjeve jemi
Ka folur shume bukur ketu Gruevski -Tamam me personalitet ndaj t emedhenjve dhe ne te njejten kohe nuk e lejon Greqine asnje cm te beje perpara ne ceshtjet e saj te pista
Jo si ne , ku politkanet tane jane bere servila te grekut –Kjo eshte turp , ti servilosesh grekut qe eshte nje shtet rrembythje
Vendet e medha europiane kane me te vetete dy stadnarte –Ata pranojne cdo pisllek qe ben Greqia dhe injorjne kerkesat e vendeve te vogla
Greqia nuk njef asnje lloj minoriteti ne vendin e saj, ndersa EU nuk i thote azgje fare , nda ana tjeter EU turret me vrap per tu ankuar kur ndonje bujk minoritar i hyn ndonje gjemb ne ,….bithe
ore pse e mbajne kot kete shtet, ta ndajne me tresh a me katersh e keshtu rehatohen te gjithe: shqiptaret qe jane ne toke te tyre, bullgaret qe i kane njerezit e tyre, greket qe e kane histori te tyre, po mbeti ndonje magjyp t’ia japin serbeve qe i kane rrace te tyre.