Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në një intervistë për Evropa e Lirë ka deklaruar se në Maqedoni asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë dhe se tërë zhvillimet janë të komplikuara.
“Mendoj se shteti nuk funksionon si duhet, dhe të gjitha këto eksperimente artificiale, fjalori politik, që nuk përputhet me një shtet serioz vjen nga ajo se nuk ka gatishmëri nga maqedonasit të kuptojnë idenë se ky shtet mund të mbijetojë vetëm me shqiptarët. Fluskat dhe fjalët për islam radikal janë më shumë se qesharake sesa serioze. Shihet qartë se Qeveria paraprakisht bëri një marrëveshje që kjo vrasje të cilësohet me këto fjalë. Shumë shpejt gjërat do të bëhen të qarta dhe këtu nuk ka asnjë problem tjetër, përveç se problemit thelbësor të raporteve midis maqedonasve dhe shqiptarëve”, deklaroi Thaçi.
Sipas tij, incidentet ndëretnike që u zhvilluan në cikël në Maqedoni muajve të fundit janë të orkestruara nga Qeveria për të aktruar tensione dhe për të na bindur se jemi në rrezik, por të bindin edhe ndërkombëtarët që vendi të pranohet në NATO.
Thaçi vlerësoi se protestat e fundit edhe me simbole fetare më shumë ishin spontane dhe se ka pasur njerëz që kanë dashur keqpërdorimin e tyre nga aspekti politik, por siç tha ai këto tentime nuk do të kenë sukses.
I pyetur për bashkimin e tërë bllokut opozitar në Maqedoni, kreu i PDSH-së vlerëon se ky është një mision i pamundur, për shkak se PDSH është një opozitë etnike, ndërsa sipas tij, mund të ketë parti më të vogla shqiptare që janë të gatshme për një kompromis të tillë. “Por nuk do të thotë se ne nuk jemi të gatshëm për bisedime dhe bashkëpunim, por është e qartë se në këtë drejtim ne dallojmë shumë nga të tjerët”, nënvizoi Thaçi. (INA)
ska faj vmro dpmne ka faj bdi se si intereson as per naton as per shqiptar atij i intereson vetem xhepin ta mbushe bdi
Ato thueja baces sali qy e njohu maqedonine i pari!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/sali-berisha-no-further-info-needed.html
Shume bukur ka folur Menduh Thaci –Shume shume bukur !
Tamam politkan i afte . Edhe patriot edhe i pjekur ne mendim -Bravo !