"Nikoliç apo Tadiç, për Kosovën është njësoj"

21 Maj 2012, 12:02Rajoni TEMA

Fitorja e Tomislav Nikolliç, nga Partia Përparimtare Serbe në garën si president i Serbisë, nga komentet e para në Prishtinë, vlerësohet se nuk do të ndryshojë shumë politikën e këtij vendi në raport me Kosovën. Ndërsa nga qeveria aktuale e Kosovës nuk ka ende komente, ish-ministri i jashtëm Skënder Hyseni, thotë se nuk duhet të jetë prioritet dhe as shqetësim i Kosovës se kush është president i Serbisë.

Në raport me Kosovën, sipas Hysenit edhe presidenti i deritashëm Boris Tadiç ka udhëhequr politika të mentalitetit ballkanik, pavarësisht se në opinionin ndërkombëtar mendohej se ai po luante një politikë demokratike. “Nuk e besoj që karshi Kosovës do të ketë ndonjë ndryshim substancial, sepse bindja ime gjithmonë ka qenë që presidenti Tadiç ka qenë evropian në Bruksel, por në Beograd dhe në Ballkan ka qenë ka qenë shumë ballkanas. Sidomos karshi Kosovës ka qenë po aq ballkanas sa edhe pararendësi i tij, me një dallim të vogël që ky nuk i ka përdorur armët, ndërsa ai I ka përdorur edhe armët kundër Kosovës” shtoi Hyseni.

“Unë nuk dua të paragjykoj që Kosova do ta ketë shumë më vështirë me këtë apo atë president sepse se si do të jenë raportet e Kosovës me Serbinë, varet në rend të parë nga vetë Kosova. Kosova fatkeqësisht nuk po sillet si shtet, dhe kjo e bën më të lehtë që të manipulohet nga politikat e Serbisë. Ndonëse nuk mund të jetë indiferente, Kosova nuk duhet ta ketë prioritet udhëheqësinë në Beograd” vijon Hyseni.

Ai, po ashtu thotë se në Evropë ka hezitime të shumta në lidhje me Nikoliçin. “Ka një paragjykim të skajshëm në Evropë përgjithësisht ndaj presidentit të zgjedhur Nikoliç. Unë megjithatë, një mendje më thotë, se me këtë president edhe Evropa edhe Ballkani do t`i kenë gjërat pak më të qarta. Do ta dinë pak më qartë se ku qëndrojnë”, vlerësoi Hyseni.

Gjatë ditës mbase mund të pritet që të ketë reagime edhe nga qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës.  Duke e shpallur fitoren në selinë e partisë së tij, Nikoliç tha se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane, si dhe do ta mbrojë popullin në Kosovë.

5 komente në ““Nikoliç apo Tadiç, për Kosovën është njësoj””

  1. Landi- Sverige says:

    Kur morri Tadic presidencen, ne Kosove nuk kishte asnje polic serb. Me largimin e tij nga presidenca, ne Kosove egziston policia serbe, por me fitoren e Nikolic kam frike se tanket dhe ushtria serbe do te bejne parade ne Kosove. Nuk e kuptoj si mund te vihet shenja e barazise mes dy politikaneve, kur njeri ishte i moderuar dhe bashkebisedues me BE-ne, ndersa tjetri konservator, shovinist dhe teper agresiv jo vetem ndaj Kosoves, por edhe ndaj BE-se!!

  2. Taulant says:

    Uthulla e forte prish enen e vet.
    Ashtu si radikalizmi i Miloshevicit “ndihmoi”(me shume sakrifica) pavaresine e Kosoves,edhe radikalizmi i Nikolicit ,besoj do te vulose pavaresine e Kosoves,ndoshta,ndoshta dhe bashkimin me truallin ame.

    1. Enzo says:

      Taulant, kur ne 1998 NATO e sulmoi serbin kishte nje pjese e popullit Evropjan qe nuk ishte dakort per sulmin. Ndersa po te sulmoje NATO sot serbine te gjithe popujt Evropjane jane kunder ketij sulmi. Politika mafjoze kriminale e shqiperise dhe perzierja me religjonet mund te provokoje luften e trete boterore.

  3. Taulant says:

    Kam degjuar shume “shqiptare” qe sapo u permend bashkimin vene me vrap tek lufterat midis shteteve,ballkanik,boterore.Jam ne pritje te ndonje ideje per lufte nderplanetare nese bashkohet Shqiperia me Kosoven.Une ne fakt nuk kam permendur fjalen lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje