EULEX bastisi shtëpinë e Zvonko Veselinovicit

22 Maj 2012, 11:56Rajoni TEMA

Pjesëtarët e njësitit të policisë Speciale të EULEX-it në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kanë bastisur shtëpinë e Zvonko Veselinovicit, në fshatin Dolan të Zveçanit.

Aksioni i bastisjes ka filluar në orën 05.00 të mëngjesit kur pjesëtarët e policisë së EULEX-it, kanë shkuar në fshat me disa automjete të blinduara dhe dy helikopterë, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Sipas kësaj agjencie, gjatë aksionit është bastisur shtëpia ku jetojnë prindërit e Zvonko Veselinovicit, i cili dyshohet për veprimtari të ndryshme kriminale.

Menjëherë pas aterrimit të helikopterëve, banorët e fshatit kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe janë grumbulluar afër vendit ku EULEX kryente operacionin e bastisjes.

Pas orës 07:00 një pjesë e pjesëtarëve të EULEX-it me helikopterë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht nuk dihen detajet se çfarë kërkoi EULEX gjatë kontrollit dhe cili ishte qëllimi i aksionit.

Në vend të ngjarjes ende shihen pjesëtarë të njësitit special të policisë së EULEX-it dhe banorë të grumbulluar. /Telegrafi/

1 komente në “EULEX bastisi shtëpinë e Zvonko Veselinovicit”

  1. Gerond Bisha says:

    Kujt po i rruhet per vicat e Sales?!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje