Organizata Amnesty International ka publikuar raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut në botë, ku Kosova është pjesë e Serbisë.
Zëvendësdrejtorja e Programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në këtë organizatë, Jezerca Tigani tha se “Amnesty International nuk ka marrë asnjëherë një pozitë direkte mbi statusin e Kosovës dhe në veçanti mbi pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2008. Dhe pikërisht prandaj Kosova përfshihet nën Serbinë dhe jo si një vend i veçantë”, sqaroi Tigani në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, transmeton Koha.net.
E pyetur se çfarë kushtesh duhet të plotësojë Kosova që të shihet si vend më vete nga Amnesty International, Jezerca Tigani tha se “pjesa e parë është që Kosova duhet të jetë e njohur nga të gjitha vendet dhe jo nga shumica, siç njihet deri tani, nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, por po ashtu duhet të ketë një pavarësi institucionale të brendshme të vendit dhe duhet të ketë një pavarësi të plotë për të gjitha pjesët me të cilat një shtet njihet, siç është ana juridike, ana ekonomike etj, etj”.
“Për momentin akoma në Kosovë ka një vendosje goxha të gjerë të pjesës ndërkombëtare”, theksoi Tigani.
Duke folur për situatën në Kosovë, Tigani vlerëson se “gjendja në Kosovë është përmirësuar në disa drejtime, por në të njëjtën kohë një prej problemeve i cili vazhdon të jetë shqetësim për organizatën tonë është mosndëshkimi i krimeve të luftës, i atyre që i bënë krimet gjatë luftës, por po ashtu edhe dy vitet e fundit pas luftës”.
Ajo theksoi se ky vazhdon të jetë një shqetësim sepse ka shumë familje në Kosovë të të zhdukurve të cilat vazhdojnë të presin për drejtësi, të cilët megjithëse kanë kaluar shumë vjet vazhdojnë të presin të marrin vesh se ku ndodhet trupi i familjarit të tyre.
“Të zhdukurit janë shqiptarë, janë serbë të Kosovës, janë Romë dhe këta janë të gjithë civilë dhe familjet e tyre vazhdojnë të presin për drejtësi. Do të jetë shumë e vështirë për Kosovën të bëjë hapa përpara pa e mbyllur në një farë mënyre një kapitull që është shumë i rëndësishëm për historinë e tyre”, tha Tigani.
Në raportin për Kosovën lidhur me gjendjen e drejtësisë dhe korrupsionit, është edhe “një mesazh tjetër shumë i rëndësishëm për autoritetet kosovare”.
“Megjithëse misioni i Bashkimit Evropian ka marrë disa prej pjesëve të drejtësisë dhe po ashtu të policisë në Kosovë, i mbetet autoriteteve kosovare të tregojnë dëshirën për të shkuar deri në fund dhe për të pasur një drejtësi të plotë. Për momentin një shembull që mund të jap këtu është që në Bruksel do të jetë një task force për investigimin e krimeve të luftës”, nënvizoi Tigami.
Lidhur me gjendjen në veri të Kosovës, Tigani thotë se ngjarjet e verës, të korrikut të vitit të kaluar treguan se gjendja mes Serbisë dhe Kosovës vazhdon të jetë e paqartë. “Dhe pikërisht vrasja e policit kosovar Enver Zymberi në korrik tregoi se dhuna është akoma e pranishme në kufirin e veriut mes Serbisë dhe Kosovës, megjithëse kufijtë vetë më shumë tregojnë historinë mes Serbisë dhe Kosovës. Për organizatën tonë ishte një hap shumë pozitiv që të shihej se personi që vrau Enver Zymberin është tani në duart e drejtësisë dhe kjo është diçka shumë pozitive”.
Ajo gjithashtu tha se pakicat sidomos në pjesën veriore të Kosovës vazhdojnë të vuajnë të njëjtën dhunë psikologjike dhe të drejtat që nuk u njihen sepse ato të jenë të ndara. “Nuk ka një multikulturalizëm apo Kosova të jetë një vend ku këto pakica të mund të jetojnë së bashku”, theksoi Tigani.
Shkoni mor pirdhuni. As nuk ju ve kush ne refene ju, organizate pislliqesh.
Mor kjo çika mos asht prej Tropoje ? them nga emnni se punon per Sebien si Lul Basha para do kohe .
Amnesty e cila per shqiperine asnje fjale nuk tha per 50vjete resht!
amnisti eshte nje organizate politike ,dhe qe perdoret nga lobe te ndryshme qe kane fatin e botes ne dore.natyrisht puna qe ben nuk ka shume lidhje me emrin ,te cilen per mendimin tim ,e ka sa per koperture.z.jezerca ne vend qe te justifikoje sjelljen e kesaj organizate,ben mire qe te jape doreheqjen publikisht me argumentat e vertete, sepse eshte kjo sjellje nga ana e organizates ndaj kosoves, dhe jo te rreket me veshtirsi ,ta argumentoje kete qendrim,
Per fat te keq te shqiptareve anembane trojeve te tyre etnike ka akoma “shqipetere” qe nuk i dallojne ndryshimet midis tregetise dhe interesave kombetare.
Si ka mundesi qe kompanite grosiste kosovare vazhdojne “pazarlleqet” me strukturat ekonomike serbe, madje kembengulin qe ti vazhdojne ato pa kuptuar se ne fund te fundit jane interesat kombetare ato qe percaktojne sferen e aktivitetit ekonomik dhe politik te nje shoqerie.
Ne shqiptaret me ne fund duhet ta kuptojme (pas 500 vjetesh)se pa drejtqendrim mbareshqiptar nuk ka “shqiptarizem”, dhe pa “shqiptarizem” jemi dhe do te jemi te pambrojtur nga shovinizmi i fqinjeve tane.
Vertete tregetia nuk ka “shpirte” por une them se kjo gje “me shpirte” duhet te ndodhe pakten nje here ne 600 vjet!!!!
Boll kemi luajtur lojen joshese te te huajve!!!!
O Shqiptare! Bojkot te gjitha prodhimeve serbe qe te mund ti beni nje shebim sado modest kauzes mbareshqiptare.