Tomislav Nikoliç, lider i Partisë Progresive Serbe, që u zgjodh të dielën president i Serbisë, do të vizitojë Moskën për të marrë pjesë në kongresin e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 26 maj.
Sipas Balkan Insight, Nikoliç do të marrë pjesë në kongres si lider i partisë së tij. Ai do flasë në kongres dhe me shumë gjasë do takojë presidentin rus, Vladimir Putin.
Ky do jetë udhëtimi i parë jashtë vendit i Nikoliç, që kur u zgjodh si president. Mandati i tij fillon kur ai të betohet në një ceremoni në parlamentin serb në fillim të qershorit.
Tek Paraardhesit ka shkuar!