Serbët mbrojnë barrikadat, KFOR-i tërhiqet

29 Maj 2012, 13:13Rajoni TEMA
Serbët mbrojnë barrikadat, KFOR-i tërhiqet

(E PERDITESUAR)- Rreth 400 serbë, që ishin tubuar në Rudar të Zveçanit, pasi automjetet e KFOR-it janë nisur në drejtim të barrikadës së betonuar në këtë zonë, janë shpërndarë pas një bisede që kishte zhvilluar komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s, Joseph Lynch, me kryetarin ilegal të Zveçanit, Dragisha Milloviç. Komandanti i KFOR-it ka kërkuar Milloviç heqjen e barrikadës, por ai i ishte përgjigjur se pengesa rrugore nuk mund të hiqet nëse për një gjë të tillë nuk vendosin përfaqësuesit e serbëve, që e kanë vendosur.

Milloviç, sipas mediave serbe, ka propozuar që qytetarët të zhbllokojnë automjetet e KFOR-it dhe ushtarët të kthehen në drejtim të Leposaviqit. KFOR-i mësohet të ketë pranuar këtë dhe qytetarët janë shpërndarë.

Situata në këtë pjesë të Kosovës aktualisht thuhet të jetë e qetë.

Barrikadat në veri janë vendosur në fund të korrikut të kaluar, kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aksionin për futjen nën kontroll të vendkalimeve 1 dhe 31, në kufi me Serbinë.

Rreth orës 11 ushtarët e KFOR-it kanë nisur një aksion për mënjanimin e barrikadës në fshatin Rudar të Zveçanit. Ky veprim është shoqëruar nga alarmi i sirenave të strukturave ilegale serbe në këtë pjesë të Kosovës, me të cilat zakonisht lajmërohet popullata se duhet të grumbullohet.

Mediat serbe po njoftojnë se turma serbësh nga pjesa veriore e Mitrovicës po shkojnë në drejtim të Rudarit.

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur vjet nga serbët, në fund të korrikut, kur forcat speciale të policisë së Kosovës, ROSU, u përpoqën të fusnin nën kontroll portat kufitare 1 e 31, përkatësisht pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Sipas njoftimeve të medieve të Beogradit, sot rreth orës 11 numër i madh serbësh ishin grumbulluar në Dudin Kërsh të Komunës së Zveçanit me të marrë vesh se forca të KFOR-it të mekanizuara ndodheshin ter barrikadat. Njoftohet po ashtu se helikopterët po kontrollojnë hapësirën./KD

4 komente në “Serbët mbrojnë barrikadat, KFOR-i tërhiqet”

  1. 40 vjet Shqiperi Saliniste Berishiane says:

    Sa te kene bacen ne pushtet, serbet nuk do e rrujne hic fare, si mrena ene jashte Serbise!Ovo je srbija (shkruhet ke dhoma e gjumit e Lirise dhe saliut) ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html

  2. shqiptari says:

    Duhen shtypur barbaret e matane karpateve.

  3. rexha says:

    po serbi vetem forcen e njehe,po qe se shkohet me lutje dhe ankime,serbi edhe me teper krekoset,prnadaj ai vetem frigen dhe forecen e njefe tjeter zgjidhje nuk ka.

  4. Dasareti says:

    Serbet behen”trima”vetem atehere kur e dine se nuk i”kafshon”kurrkushi!(kurse Kroatet qe”kafshonin”,gati qe nuk shkuan deri ne BEOGRAD)Dhe ne kete rast:K F O R-i.Me te cilet,serbet po”lozin”!Dhe ne shume raste,serbet me”shkopinj”e mesyjne KFOR’in dhe ata marrin tanket e tyre dhe largohen prej aty!Barikadat vazhdojne ka gati nje vit…….!Pse keshtu???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje