Rruga shkurajuese e një presidenti

30 Maj 2012, 11:32Rajoni TEMA

Nikolic nisi një rrugë shkurajuese për presidencën e re, sido që ta  peshosh.

Madje edhe para inaugurimit të tij si president i ri i Serbisë, më 31 maj, Tomisllav Nikolic, e ofendoi qeverinë në Kroacinë fqinje dhe ngriti ca flamuj të kuq në Gjeorgji.

Në një intervistë me gazetarin gjerman Majkëll Martens, në “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Nikolic tha se “Serbia e madhe” është “ëndrra e tij e parealizuar” dhe e quajti qytetin lindor të Kroacisë, Vukovarin, një “qytet serb” si dhe tha se kroatët nuk kanë arsye që të kthehen atje.

“Ekzistojnë ëndrra që njeriu nuk mund t’i përmbushë. Kroacia është një shtet i njohur ndërkombëtarisht. Kufijtë kroatë janë në Danub dhe nuk do të ketë ndryshim kufijsh. E njëjta ndodh edhe me Bosnjen”.

“Ëndrra ime, në kohën kur kolapsoi Jugosllavia dhe vendimet e marra se kush duhej të jetonte atje, nuk është realizuar fatkeqësisht. Dhe siç, qëndrojnë gjërat, ajo nuk do realizohet”, ka thënë Nikolic.

Ka reaguar kryetari kroat Ivo Josipovic:

“Nëse deklarata e zotit Nikolic nënkupton kthim në idetë e ’90-ta, unë mund të them në emë të të gjithë qytetarëvë kroatë se ato ide nuk do realizohen”.

Josipoviq tha se bashkëpunimi mes dy shteteve, do të jetë i mundur, vetëm po që se Nikolic “ndryshon qëndrimin e tij”.

Ministrja e jashtme e Kroacisë, Vesna Pushic, e ka quajtur deklaratën e Nikolicit si “shokuese dhe absolutisht të papranueshme”.

“Po qe se Kroacia dheSerbiaia duan të mitën qytetarëve të tyre, duhet të bashkëpunojnë,” ka thënë Pushic.

“Por, për këtë, duhet gatishmëri nga të dyja palët”.

Ministri kroat i veteranëve të luftës, Predrag Matic, një veteran i luftës i Vukovarit dhe ish i burgosur i luftës, ka reaguar në këtë mënyrë.

“Pajtohem me Nikolicin se disa ëndrra nuk realizohen kurrë. Unë po ashtu kam ëndërruar për Klaudia Shiferin, por e kam kuptuar se kjo ëndërr nuk realizohet”.

Nga ana e tij, Nikolic ka refuzuar të komentojë.

Përmes një deklarate të lëshuar nga zyra e tij dhe të cituar nga agjencia serbe e lajmeve, Tanjug, e ka quajtur raportin një “gënjeshtër të pabesë”.

Gazetari gjerman, Martens, megjithatë, ka ofruar incizimin me zë të intervistës.

Sikur, të mos mjaftonte, Nikolic shpupuriti puplat edhe me Gjeorgjinë, në komentet e tij, për “Zërin e Rusisë”, më 26 maj, kur ngriti mundësinë që Beogradi t’i bashkohet Rusisë, Nikaraguas, Venezuelës, Naurus, Vanuatus dhe Tuvalus në njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të Gjeorgjisë, Abkazisë dhe Osetisë Jugore.

Nikolic hodhi poshët ngjashmëritë në mes të Kosovës dhe dy shteteve separatiste, duke thënë “Kosova duhet të jenë nën kontrollin e Beogradit, derisa dy shtete separatiste, e kanë merituar pavarësinë”.

Komentet e Nikolciti u bënë gjatë vizitës në Moskë, gjatë së cilës, presidenti Vlladimir Putin premtoi se do t’i japë 800 milionë dollarë kredi Serbisë për projektet e infrastrukturës.

Komentet kanë ngjallur reagime të pazëshme të zëvendsministrit të jashtëm, gjerogjian, Nino Kalandadze, i cili citoi “relacionet e afërta” mes popullit të Gjeorgjisë dhe atij serb.

“Gjeorgjia, sikurse edhe serbët, e ka zgjedhur rrugën evropiane, që të dy kërkojnë anëtarësimin në BE. Është e qartë për secilin se BE e njeh integritetin territorial të Gjeorgjsië brenda kronizave të ligjit ndërkomëbtar. Kështu që është në interes kombëtar të Serbisë, që të ndjekë standradet ndërkombëtare”.

Nikolic ka thënë seSerbianuk do të “heqë dorë nga Kosova, për hir të anëtarësimit në BE”.  /REL

1 komente në “Rruga shkurajuese e një presidenti”

  1. Ben Chicago says:

    para disa diteve sali’ u shpreh per lidhje me serbine e nikolic milloshevicit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje