Nobelisti shqiptar, Dr.Ferid Murati deklaroi se në hulumtimet e tij të fundit po merret me avancimin e luftës kundër kancerit.
“Në laboratorin tim në Shangai po hulumtojmë ilaçin që avancon luftën kundër kancerit dhe shpresojmë se pas 5 apo 10 vite do të arrijmë ti bëjmë të lumtur miliona njerëz”, premtoi nobelisti me origjinë shqiptare nga Gradeci i Gostivarit, të enjten me rastin e prezantimit të librit të tij “Dr.Ferid Murati, krenaria ynë” nga autori Halil Zendeli në Librarinë e Çarshisë në Shkup, informon agjencia e lajmeve INA.
Ai në një bashkëbisedim me adhuruesit e librit dhe shkencës theksoi se laboratorët kërkimore që udhëheq ai, kanë arritur rezultate shumë të mira në gjetjen e barnave për shërim të bakterit që shkakton diarrenë, dhe vazhdon ende gjatë përsosjes së kësaj formule.
Dr. Ferid Murati tregoi hollësi për jetën e tij, për prejardhjen, për historinë e familjes së tij, peripecitë, mërgimin, sakrificat dhe sfidat jetësore. Theks të veçantë i dha rëndësisë së arsimimit, këmbënguljes e tij për avancim të diturisë, për të gjitha sakrificat jetësore për të arritur rezultatet e tija në kërkimet dhe hulumtimet në mjekësi, për çka është dekoruar me çmimin Nobel në vitin 1998, i njohur për zbulimin e ilaçit “Viagra” bashkë me dy shkencëtarë të tjerë amerikanë.
Autori i librit për nobelistin shqiptar ka shpalosur fragmente nga libri dhe nga biografia, duke ngritur lartë figurën e Dr.Ferid Murati. /ina/
KY SHKENCETAR I MADH ESHTE KRENARIA SHQIPTARE NE BOTE SEBASHKU ME ISMAIL KADAREN, DHE JO BISHA-BERISHA APO BLLOKU-META APO BIXHOZCIU E PIANECI NANO, APO MAFIA-THACI I KOSOVES DHE BASTARDI-THACI I MAQEDONISE, E JO VETEM POR ME FAMILJE BIOLOGJIKE E POLITIKE (PARTITE PERKATESE).
i nderuari shpikes gjigand i rraces tone albanistan ne ballkan/ a ka mundesi te shpikes nje pilule per politikanet e sidomos per pushtetaret aktual ne shqiperi+kosove+maqedoni+mal te zi+ dhe atyre vipave ne diaspore qe fusin hundet dhe mbrojne e pastrojne parate e pista te pushtetareve hajdute e vrastare/ qe te na lene shendene neve popullit sa me pare/ dhe sa here kush te vij pas ketyre te tanishmeve ne pushtet e te sillet si keta te sotmit kjo pilule ti coje ne te semes tek te shumtit me te madhe me te vogel/
rrofsh e krijofsh sa me shume per te miren e njerzimit/ por na bej nderin qe te shkruajta me lart/ se edhe zoti do te lartesoje e nuk do te dergoje ne ferr per pilulen anti-pushtet te krimineleve sic kemi sot ne shqiptaret ne ballkan/