Njësia elite e Policisë që mbështeste një komision të Ministrisë së Drejtësisë ka shkuar nga Prishtina në Pejë të enjten dhe është kthyer mbrapsht pa e kryer misionin për pranimin e 55 kilogramëve të arit, të konfiskuar kohë më parë.
Policia pejane ka refuzuar t’ua japë, raporton Koha Ditore.
Një burim i ka thënë kësaj gazete se ekziston dyshimi se në dhomën e dëshmive ku mbahet kjo sasi ari tani ka mungesë krahasuar me sasinë e evidencuar në momentin e pranimit.
“Ende nuk ka një raport, por diskrepanca në mes sasisë së regjistruar dhe asaj që do të dorëzohet dyshohet se është e madhe”, i ka thënë gazetës ky burim. “Mund të jenë në pyetje disa kilogramë”.
Kjo e dhënë nuk është konfirmuar nga autoritetet përgjegjëse.
Ketu si kur ka qene Ilir Meta shef komisiarati
Jo ka qene Lulzim Basha.
e kan pak ma te njoftur DON RAMBON