Ndahet nga jeta Bardh Hamzaj, gazetar i njohur në Kosovë

1 Qershor 2012, 20:16Rajoni TEMA

Sot në Prishtinë ka ndërruar jetë gazetari Bardh Hamzaj.

Bardh Hamzaj ishte për një kohë të gjatë kryeredaktor i së përditshmes “Zëri”, gazetar, publicist dhe shkrimtar i respektuar, me një përvojë të lakmueshme profesionale. Ai ka punuar fillimisht në gazetën e studentëve, më pas në Rilindje dhe Zëri dhe së fundmi në Gjykatën Kushtuese si këshilltar për mediet. Bardh Hamzaj ishte diplomuar në Fakultetin Filologjik, dega Letërsi dhe Gjuhë në Universitetin e Prishtinës.
Gazeta Tema ka botuar disa here shkrime të tij. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij në Kosovë dhe Shqipëri.

2 komente në “Ndahet nga jeta Bardh Hamzaj, gazetar i njohur në Kosovë”

  1. Treviso says:

    Ngushullime familjes.
    Nje lajm i hidhur dhe pa shpjegime. Me lene dyshime te medha vdekja e tije deri sa te sqarohet.

  2. raimondi says:

    Ndjese paste !
    Ngushellime familjes !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje