Universiteti i Prishtinës, 15 mijë euro për “çmimin” e blerë

2 Qershor 2012, 12:19Rajoni TEMA

Autoritetet e Universitetit të Prishtinës nuk ishin mashtruar nga “Business Initiative Direction” (B.I.D.), kur i ishin përgjigjur pozitivisht kësaj skeme për të marrë një “çmim”. Menaxhmenti e dinte se “çmimin” po e blinte.

“Koha Ditore” ka siguruar të premten një kupon shpenzimi që UP-ja ka bërë për të. Në kupon është e evidencuar shuma prej 3900 eurosh që alokohet tek shitësi “Business Initiative Direction”. Alokimi ishte bërë më datën 25 maj.

Tri ditë më vonë me “trofe” në dorë do të shihej rektori Mujë Rugova në një ceremoni të organizuar në New York, gjatë së cilës u janë ndarë “çmimet” të gjithë blerësve gjithandej globit, që në numër ishin 117. Të “shpërblyerit” nëpër vite, që i ka parë gazeta, janë kryesisht biznese nga Kina, Rusia apo India.

Rugovës ia kanë bërë edhe një foto gjatë momentit të ndarjes së “çmimit”, ngaqë edhe ky shërbim mbulohej si kundërvlerë e 3900 eurove që kishte ndarë UP-ja. Po kështu, organizatori për pjesëmarrësin e subjekteve që kishin blerë “çmimet” kishte siguruar edhe një dhomë hoteli, një drekë gala, një certifikatë dhe pullën e fituesit. Edhe një DVD me foto dhe xhirime të bëra në ceremoni u është dhënë pjesëmarrësve.

UP-ja e ka publikuar me pompozitet këtë “çmim”, duke thënë se këtë e meritonte, ngaqë ishte vlerësuar për cilësi. /Koha/

3 komente në “Universiteti i Prishtinës, 15 mijë euro për “çmimin” e blerë”

  1. katunari says:

    Ja keshtu jane cmimet qe marrin shqiptaret per arsimin,cilesine,ushqimin. etj.Ne keto pune jane fute edhe qeveritaret me gazetat,me pagesa per te shkruar pozitivisht per fusha te ndryshme.Shume firma shqiptare ,nga ushqimore,farmaceutike,ndertimi,jane pallu me certifikata cilesie,marketingu etj,nga komisione te sajume amerikonesh,pa lidhje.Te gjitha birrat qe prodhohen ne Shqiperi kane marre cmime ne te gjithe boten,sigurisht koti,dhe keto i nxjerrin ne tv,se cpo behet.

  2. Kopenhagen says:

    Sa per universitetet e dime, por birrat????
    Ne kopenhagen sapo ka mberritur “Birra Korca”, dhe kush po e shesin?
    E shesin danezet, te cilet kur e provojne thone me mire nje Korca, se nje Carlsberg.
    Korcen e futin tek birrat qe prodhohen me pakice dhe cilesi, Carlsberg tek prodhimet industriale.

    Nuk besoj se danezet blejne nje birre e cila do te ishte kot.

    Shijoni Korcen se erdhi vapa.

  3. Studenti nga Prishtina says:

    Universiteti i Prishtinës është institut i edukimit të gjeneratëve të reja sipas kushteve të qeverisë analfabete dhe kriminele shqiptare nga Prishtina (Drenica). Si mund të pres kombi ynë përparim kur këta angazhohen natë e ditë për shkatërrimin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje