Vjedhja e arit në Pejë, arrestohen 4 policë

2 Qershor 2012, 10:48Rajoni TEMA

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë policorë në Pejës, pas hetimeve të kryera në lidhje me vjedhjen e një sasie të madhe të arit nga dhoma e dëshmive në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, njofton përmes një deklarate për media ky Inspektorat.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me Prokurorin e lëndës dhe me autorizimin e tij ndaj katër zyrtarëve policorë, në mesin e tyre një major, dy togerë dhe një zyrtar policor, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale ‘Përvetësim gjatë ushtrimit te detyrës zyrtare’ nga neni 340 i Kodit Penal te Kosovës, të njëjtit janë arrestuar dhe iu është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Policor i Kosovës bën të ditur se do të vazhdojë hetimet në ndriçimin e plotë të këtij rasti dhe do të intervistojë të gjithë personat të cilët janë të ndërlidhur me këtë rast. /rel/

2 komente në “Vjedhja e arit në Pejë, arrestohen 4 policë”

  1. Drini says:

    ore kot nuk thone fqinjet qe shqiptaret nuk kane aftesi shtetformuese,po mos te jene te huajt qe mbikqyrin bajraktaret shqiptare mendojne vetem per veten e tyre as e rujne per komb e atdhe .

  2. luis says:

    ILIR META VODHI THESARIN DHE SI HYNI GJO NE KOME,DOLI NE VIDIO PER
    700.000 EURO KORRUPSION DOLI PA U LAG, TAN PRIFTI ME 70.000 EURO VIDIO
    E XHIRUAR NGA VETE AI LEJI MILIONAT E TJERA DEL PA PIKE TURPI DHE TE BO
    POLITIKE NE MEDIA TE DEGJENERUME.KOSOVARET KANE FAT QE JANE TE HUAJT,
    KETE FAT E KANE PAS QE ME TITON SE TE KISHIN PEDERASTIN ENVER PER
    LESH DO KISHIN SHKU SI PUNA JONE AFRIKANE NE EUROPE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje