Incko: Mohimi i gjenocidit, i papranueshëm

5 Qershor 2012, 10:50Rajoni TEMA

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Incko ka deklaruar se mohimi i gjeoncidit është i papranueshëm dhe se ballafaqimi me krimet e luftës është hapi i parë në përmirësimin e marrëdhënieve në rajon.

“Mohimi i gjenocdit në Srebrenicë është i papranueshëm dhe i pafalshëm”, ka thënë Incko, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit të ri serb, Tomisllav Nikoliç, se në “Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”, raporton REL.

Incko ka thënë se mohimi apo relativizimi i krimeve gjenocidale është ofendim për famijlet e viktimave, sikurse edhe për njerëzimin në përgjithësi dhe i shërben vetëm shtimit të tensioneve.

Deklarata e Nikoliç ka nxitur edhe reagimet në Bashkimin Evropian, ku është thënë se “nuk do të lejohet që të rishkruhet historia”.

1 komente në “Incko: Mohimi i gjenocidit, i papranueshëm”

  1. Hesapi says:

    Serbet jane KANIBALE,Europa eshte,KURVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje