Kosova, e nënta në botë për varfëri

4 Qershor 2012, 10:36Rajoni TEMA

Teksa ekonomia greke sa vjen e përkeqësohet, megjithatë Greqia nuk është përfshirë as në top listën e 50 vendeve më të varfra në botë, të përpiluar nga “Business Insider”.

Mirëpo, për fatin e keq të vendit dhe popullit tonë, Kosova është radhitur në vendin e 9 të, duke hyrë kështu në mesin e vendeve më të varfra në botë. Indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas “Business Insider”, është 53.6%, inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 8.3% ndërkaq papunësia është 45.3%.

Në top-listë të 20 vendeve janë Afganistani (19), Bosnja e Hercegovina (17), Kenia (13), Bjellorusia (10), Namibia (6), ndërkaq Zimbabve radhitet i pari në listë, si vendi më i varfër në botë, ku indeksi i shkallës së varfërisë është 100.6%, inflacioni i indeksit të çmimit të konsumit, 5.6%, ndërkaq papunësia arrin shifrën prej 95.0%.

Indeksi i varfërisë, një teori kjo e krijuar nga Arthur Orkum, analizon papunësinë e një vendi me shkallën e inflacionit për të vlerësuar kushtet në terren (sa më i lartë numri, aq më e brishtë ekonomia e atij vendi).

“Business Insider” ka krijuar një listë prej 197 shteteve dhe territoreve të ndryshme në botë, nga Afganistani në Zimbabve, për të përpiluar Indeksin e Varfërisë 2012.

Rezultatet janë të bazuara në të dhënat e “CIA World Factbook”, ku vlerësohen shifrat për shtete dhe territore që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit.

4 komente në “Kosova, e nënta në botë për varfëri”

  1. Drini says:

    Do te jete bere patjeter gabim,ata jane te zgjuar, te mencem, te shkolluar. Kudo te paret si arbri, rona , pastaj jane edhe me patriota.
    Ncuq, ncuq eshte bere patjeter gabim ne llogaritje.

    1. tani says:

      Po nuk diskutohet qe gabim eshte ,pse si mendon ti ,per te ta argumetu dhe te te le te mendosh ,ta jap nje argument popullorqe …….Ne Kosove nuk ka gomer as per pune e as per kultivim ……

      Vendet qe rrisin Gomer dhe qe ka gomer njihen si vende te varfera e ti mendo ne Ballkan se kuka gomer,qe perdoren per pune dhe rritet gomari

    2. “Business Insider” vertete eshte bazuar tek “CIA World Factbook”, por duhet pare me mire kjo faqe Interneti, sepse eshte dhe atdheu yne Republika e Shqiperise ne listen e Varferise Botrore, sigurisht pak mbi 20 me te varferit e listes se mesiperme (lexoni me kujdes numrin 173 nga 197 te listes se plote).
      Me Fal z.Mero BAZE kujdes ne cfare te perkthejne te tjeret, qe mesa duket nuk dine as te hyjne ne Link/Web apo te lexojne menyren e vleresimit ne keto Institucione Nderkombetare te specializuara, por as dhe ne Internet…

  2. Neveritem nga sjellja e qeverisë says:

    Titulli i këtij artikulli është gabim. Kosova nuk është e nënta në botë për varfëri, por 95% të popullsisë shqiptare së saj.

    Qeveria e Kosovës ka tani më shumë pasuri për kokë të banorit se sa shtetet më të pasura në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje