Serwer: Nikolic po jep shenja për ndarje të Kosovës

4 Qershor 2012, 10:43Rajoni TEMA

Kosova dhe Ballkani kanë hyrë në një periudhë të rrezikshme të ndarjeve. Analisti amerikan Daniel Serwer vlerëson se sjelljet dhe gatishmëria e presidentit të ri të Serbisë, Tomislav Nikolic, janë që të krijojë ndarje. Ndarje që, sipas njohësit shumëvjeçar të Ballkanit, nuk do të bëhej vetëm në Kosovë, por do të ndizte një zjarr gjithandej nëpër Ballkan e deri në Qipro.

Profesori i universitetit amerikan “John Hopkins”, Daniel Serwer, u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën, në mënyrë që të parandalohet një zhvillim i tillë. Serwer konstaton se në BE ka paragjykime ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Sipas tij, këto paragjykime duhet të sfidohen.

Që në fillim, duke iu përgjigjur një pyetjeje për veriun e Kosovës, ai u përgjigj se nuk sheh ndonjë mënyrë tjetër të instalimit të pushtetit të Kosovës në veri, pa një planifikim dhe bisedim të kujdesshëm. Për këtë, sipas tij,duhet bashkëpunimi i Beogradit, por kjo do të jetë e vështirë.

“ Ahtisaari nuk është vetëm pavarësia e mbikëqyrur e Kosovës. Është shumë më shumë. Ata nuk i dinë të gjitha të drejtat që u ofron Ahtisaari”. Ai është deklaruar skeptik sa i përket rolit të Beogradit dhe të presidentit serb Nikoliq për zgjidhjen e këtij problemi.

“Sinjalet e para nuk janë të mira. Ai e vizitoi Rusinë menjëherë pasi u zgjodh. Menjëherë gazeta ‘Politika’ filloi të publikonte artikuj me disa kolegë të mi që flasin për ndarje nëpër gjithë Ballkanin dhe këto nuk janë shenja të mira”, tha Serwer në një intervistë për Koha ditore.

Ai rikujton se nëse ndodh një ndarja, ajo “ do të jetë zinxhirore, sepse i tillë është Ballkani”.

“Nëse ndahet Kosova, do të ketë probleme edhe në Maqedoni. Pastaj është Lugina e Preshevës, është Bosnja, dhe në fund është Qiproja. Nëse ndizet ky zjarri i ndarjeve etnike, do të ndizet një zjarr i madh që do të marrë jetë njerëzisht dhe do të shkatërrojë shtete. Kjo nuk është interes as i SHBA-së e as i BE-së. Që të dyja do të kundërshtojnë këtë” , tha Serwer.

11 komente në “Serwer: Nikolic po jep shenja për ndarje të Kosovës”

  1. Shkelzeni says:

    Me riardhjen e putin ne Rusi dhe ketij tjetrit ne Serbi gjerat do te acarohen,Usa dhe Ue duhet te pergatiten per me te keqen.

    1. Jo vetem fatkeqsia Ruse-Putini dhe fatkeqsia Serbe-Nilolic jane per GJAK e ZJARR ne Ballkan, por dhe miku i tyre Shqipetar-Berisha qe eshte njeriu i tyre i maskuar Patriot (O sa debile jane Shqiptaret e Kosoves, Maqedonise dhe Malit te zi qe e mbajne per Patriot kete dhender Serbie dhe agjent UDB qe ne kohen e kur ishte ne Fakultetin e Mjekesise…). Ndersa dy te paret jane te fuqishem e me kosto per tu shporrur, ky i yni nuk do me shume se dy-jave tip Libia dhe shkon me gjithe taborrin e tij ne te Sheqeres ne Vicidol, boten tjeter…
      Qe te pastrohemi nje here e mire nga te deleguerit e PPSH+Ranizit+ Nexhmies dhe Sigurimit te Shtetit (Berisha+Nano+Meta dhe po dyshohet gjithmone e me shume edhe per Ramen) per te ne bere gjemen qe jemi sot ne 2012 akoma, duhet vetem te ngrihemi ne Revolte tip LIBIA; pa pyetur aspak per asnje Nderkombetare qofte nga Brukseli dhe qofte nga Washingtoni (tashme teresisht pro te keqes ne Pushtet ne Shqiperi), sepse prej tyre e kemi kete rregjim Neo-Diktatorial super-hajdut dhe super-vrastar. Rregjim super-kriminal ne cdo drejtim sa dhe Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha bashke do i kishin zili.

  2. Arturi says:

    U.S.A dhB.E.ja kane zene bythen me dore prandaj cdo gje eshte ne favor te ariut Rus.Shume shpejt do merni vesh se ku do perfundoje europa kurve dhe Sh.b.a.ja.Iku koha e kapitalizmit te eger dhe triumfoi komunizmi kines ku po lulezon nje shtet me nje popullsi kolosale.Hapni syte o indigjene dhe do kuptoni se roli i xhandarit nderkombetar nuk egziston me.Kujtoni ate thirjen e qemotshme”LINDJA ESHTE E KUQE.”

    1. fule says:

      Mos e ngaterron me Korene e Veriut?
      Kemi pasur ne nje “Kim Jong Rama” qe komentonte ketu (po e nderroi pseudonimin prap)

      Kur ndodhi kriza e bursave para 1-2 vitesh bursa e Moskes shkoi tatepjete madje u mbyll disa dite pasi humbjet ishin gjigande.

      1. armand says:

        Kujtojne se lufta behet me fjale.Xhaxha Samy se ka problem ti armatosi talebanet e Ceçenise si beri me ata te Afganistanit vite me pare.”Ariu” rus do detyrohet te hapi perseri frontin e kaukazit.Vetem se ne kete rast ne vend te kallasheve talebanet do perdorin M16.
        Rusia se ka pjerdhur asnjehere per Serbin.E perdor vetem si preteks per te pasur ndonje avantazh nga perendimi.Mos te harrojme se Beogradin NATO-ja e bombardoi me pelqimin e Rusise.

        1. Antigrek says:

          Megjithese i urrej sllavet ashtu si greket,dhe kjo s’ka lidhje me kete qe po them,por; per dijeni,Armannd,kallashi eshte me i mire se M16-ta.

          1. armand says:

            I nderuar,krahasimi im eshte thjesht simbolik.
            S’jam specialist armesh dhe e marr per te vertete ate qe me shkruan.

  3. Arti says:

    Me ne fund doli dikush qe e pranon hapur se “EUROPA KURVE” ka mbetur po ajo qe i ndau shqiptaret ne copa.Po e citoj edhe njehere Server “Evropa ka paragjykime ndaj Kosoves dhe shqiptareve.”

  4. enh says:

    hap pas hapi,drejt nje konfrontimi te papare,mos bejne deklarata te medhenjte por te paret ata te ulen ne tavoline dhe ta gjejne nje zgjidhje,se nuk eshte vetem rajoni tone fuci barruti,por pothuajse gjithe bota,dhe duhet vetem nje pretekst,per tragjedine e papare qe mundt te vije,dhe jemi shume prapa ne zhvillim,ne opinionin tim shume shpejt historia jone mbaron ketu,nuk do na lene te nxjerim flatra,kjo toke do behet varri jone

  5. R.R says:

    Nqs nuk ndalet ky vella i milloshit, per fat te keq me konfiguracionin e ri te ballkanit, jo vetem ballakni por edhe Europa do te shoh me syt e saj nje tragjedi qe deri tani nuk e ka pare njerezimi. Dalngadale rusi po merr edhe greqine qe ishte deri diku nje baze e fuqishme e natos.
    Ne Shqipetareve sna ngelet gje tjeter po ti kthehemi edhe njehere dashurise ruso-Shqiptare. Se kemi ne problem te nderrojme padron si dikur njere me rusin, pastaj me kinen e tani prape me rusin. Te gjithe deputetet pleq me ne kryeplakun nga vicidolli e dine rusishten si bilbila.

  6. Ed says:

    Kam pershtypjen se ndarja do te ishte ne dobi te bashkimit te shqiptareve, nuk mund te flasesh me shume nese nuk di detaje por ne parim, nese me ndarje nenkuptohet shkembim territoresh midis Shqiperise dhe Serbise, dmth duke dhene Mitrovicen dhe duke marre luginen e Presheves, mendoj se duhet marre ne kosniderate sepse, e para do te krijonte mundesine e bashkimit te pjeses me te madhe te territoreve shqiptare, do te rriste fuqine ekonomike dhe ushtarake te shqiptareve, do te rriste influencen ndaj Malit te Zi dhe Serbise ne mbrojtje te shqiptarve qe do te mbesin atje, do te ulte tensionet midis Shqiptareve dhe Serbeve. Eshte e sigurte qe Maqedonia dote ndahet dhe do ti bashkohet Shqiperise. Problemi jone jane politikanet tane, qe bashkimin e konsiderojne si humbje te privilegjeve ne principatat e secilit.
    Politikanet tane duhet te bindin Europen se pa zgjidhje te probleit Shqiptar, qe dduhet te filloj me njohjen e te gjitha territoreve qe kane qene banuar dhe banohen nga Shqiptare,duke perfshire edhe Camerine nuk do kete zgjidhje dhe integrim te ballkanit. Nuk them qe cameria duhet ti bashkohet trungut Shqiptar, por minimumi Greqia duhet zyrtarisht te paranoje ekzistencen e shqiptareve autoktone ne greqi, arvanitasit,te kerkoje falje per gjenocidet ndaj shqiptareve etj.por them se territoret Shqiptare duhet te konfigurohen, eshte jetike ne keto momente, teoria e bashkimit ne europe eshte thjesht utopi, zgjatje e agonise shekullore te ketij kombi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje