Nikoliç ringjall tensionet ballkanike

4 Qershor 2012, 18:47Rajoni TEMA

Presidenti i ri nacionalist i Serbisë në më pak se një javë që kur mori detyrën, e ka goditur stabilitetin e brishtë të Ballkanit dhe ka vënë hije mbi politikat e tij të proklamuara pro-evropiane, shkruan në një analizë, agjencia e lajmeve, Associated Press.

Kjo agjenci, thotë se ish aleati ultranacionalist i Sllobodan Miloshevicit gjatë kohës së luftës, ka ngjallur tensione në rajonin e trazuar duke deklaruar se masakra e Srebrenicës ku serbët e Bosnjes vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë, nuk ishte gjenocid, por një “krim i rëndë”.

Agjencia e lajmeve sjell në kujtesë edhe deklaratën tjetër të Nikolicit se “Vukovari është qytet serb”.

Këto deklarata kujtojnë epokën e luftës së viteve të ’90-ta kur Milloshevici nisi luftërat në Kroaci e Bosnje për të krijuar një shtet pan-serb pas shpërbërjes së Jugosllavisë, thuhet në analizë.

AP vëren se gjatë fushatës zgjedhore, Nikolic ka thënë se nga një ekstremist i krahut të djathtë është kthyer në një populist konservator që mbështet integrimin e Serbisë në BE.

Por, ringjallja e nacionalizmit, shkruan AP, ka lëshuar alarmin në rajon dhe mund ta nxjerrë nga binarët ofertën për anëtarësim të Serbisë në BE.

Gjatë inaugurimit të tij, Nikolic u zotua për raporte të mira me Kroacinë e Bosnjen, por, përsëriti se Serbia duhet të braktisë ambiciet e anëtarësimit në BE, po që se i duhet të heqë dorë nga Kosova./REL

7 komente në “Nikoliç ringjall tensionet ballkanike”

  1. vlora says:

    Nikolic eshte RADIKAL ekstremist Serbo-Ortodokse, dhe ky bythe-gomari-serbe do ta shkatron serbin :))

  2. Treviso says:

    Sllobodan Milosheviç 2
    Sali Sllobodan MIlosheviç 3
    Keto njef Ballkani sot.

  3. xxxxx says:

    Nuk eshte Nikolici qe po ngen tensionet ne Ballkan por eshte si gjithmon EUROPA KURVE qe i ledhaton bishtin Nikolicit me shoke e te tjere instrumentave ne Ballkan qe jane kunder sigurise e paqes

  4. Nuk ka faj ase Serbi e ase Greki fajsija eshte te Shqiptaret sepse Shqiptaret jane tradhtare ne gjeneze per kete arsyje eshte ne pushtet Sali Berisha,Hashim Thaqi,Edi Rama,Isa Mut..stafa secili me tradhtare se shoqi,jemi e vetmja rrace e njerzimit qe vete zhdukemi ne trojet tona p,sh Sangjaku,Plava dhe Gusija, Himarjotet,Shqiptaret e Shkupit ne turq,sikur edhe te Prizerenit,Shqiptaret e Janjeves(kosove)ne Kroate etj e etj

  5. Edmond says:

    Perfaqesuesi me dinjitoz i idiotsise ballkanike e cila i ka thene historikisht “ik pirdhu” arsyes. Larg perendimit per arsye patetike, duke filluar qe nga serbet nacionalist e duke perfunduar tek shqiptaret komunist.
    Akoma me e mjerueshme eshte qe te dy palet kujtojne se kjo lloj sjellje nuk u imponohet nga vete perendimoret per ti mbajtur sa me larg si te padeshirueshem qe jane.
    Mjer Iliret qe u rrethuan nga keta rraca difektoze e qe po vuajne pasojat qe nga Roma e lashte.

  6. enh says:

    u forcua shume rusia,dhe nuk pyet me asnje,kudo ku shkon perendimi,dhe ata vene gishtin i detyron te vene bishtin ndene shale dhe mos dine si te ikin,pak a shume shembull,eshte kosova,qe te gjithe lajne duaart,dhe e kane lene ne dore te okb se,dalin nanjehere,te mosturperohen,dhe deklarojne se ata jane ndene mbykqyrje te situates,por realiteti ne teren eshte ndryshe,e matin shtatembedhjete here nje hap para se ta hedhin,dhe e kane te sigurt se nje hap i gabuar kete rradhe sdo kete fatin e 99.es

    1. Ton says:

      U forcua shume Rusia? Nostalgji komuniste? Çfare Rusie leshi? Ruset kane marre fund bashke me ju nostalgjiket e komunizmit! Po te ishte aq e fuqishme Rusia tani e kishe qare Kosoven. Ruset jane morra njesoj si serbet dhe vetm lehim por me vepra te hane k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje