Kërcënohet me vrasje polici që zbuloi zhdukjen e provave për korrupsion në Qeveri

6 Qershor 2012, 10:19Rajoni TEMA

Hetuesi Nysret Sahiti ka marrë kërcënime me vrasje si paralajmërim për të mos e denoncuar kolegen e tij, Valdete Gubetini, për “zhdukjen e dëshmive” në një rast korrupsioni në Qeverinë e Kosovës.

Gubetini kurrsesi nuk donte që për rastin e saj të dinin eprorët policorë, kurse Inspektorati Policor i Kosovës të dinte për dokumentet që kishte “harruar” në një kafe në Prishtinë e që ishin pjesë e dosjes së hetimeve për keqpërdorime me patentë shoferë në Ministrinë e Infrastrukturës.

Hetuesja që punon në drejtorinë kundër krimeve ekonomike të Policisë së Kosovës është suspenduar javën e kaluar, nën dyshimin se është e përfshirë direkt në zhdukjen e provave për keqpërdorime në ministrinë që udhëhiqet nga Fehmi Mujota. Ajo ishte hetuesja kryesore dhe dyshohet se ka provuar të zhdukë dëshmitë. Ky rast, që ka të bëjë me dhënien e patentë shoferëve me para dhe pajisjen e shoferëve me këtë dokument pa iu nënshtruar asnjë provimi, konsiderohet si njëri prej rasteve më të mëdha të korrupsionit, që është hetuar nga Policia e Kosovës. Rasti tash ka kaluar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

“Koha Ditore” ka marrë vesh se i gjithë ky skandal ka ndodhur javën e kaluar, kur hetuesit policorë kishin bërë gati dosjen për ta dorëzuar në Task Forcën kundër korrupsionit në Prokurorinë Speciale. Por para se të dorëzohej dosja në Prokurori, ajo ka shkuar në një kafene në rrugën “Rexhep Luci”.

Sipas burimeve, Vlora Gubetini …aty është takuar me një person të interesuar për rastin, të cilit i ka raportuar për hetimet kundër zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës. Mirëpo kur është larguar nga lokali, hetuesja e policisë ka harruar një dëshmi të cilin e ka gjetur njëri prej kamerierëve. Burimet kanë thënë se ky kamerier, emri i të cilit është i njohur për redaksinë, e ka njoftuar hetuesin Nysret Sahiti dhe i ka treguar se kolegia e tij, Valdete Gubetini, ka harruar një dokument.

Gjetja e këtij dokumenti i ka nxjerrë telashe të mëdha policit Nysret Sahiti. Presion i madh është ushtruar mbi të që të heshtë. Burimet kanë thënë se ai është kërcënuar edhe me jetë nëse zbulon këtë rast.

“Polici është kërcënuar dhe për këtë arsye eprori i tij, Emin Beqiri, i ka dhënë pushim. Eprori i ka thënë që të mos dalë në punë e po ashtu i kanë ofruar edhe mbrojtje derisa të zbardhet rasti”, ka thënë burimi i gazetës .

8 komente në “Kërcënohet me vrasje polici që zbuloi zhdukjen e provave për korrupsion në Qeveri”

  1. sal palla says:

    Doemos, s’kane nga mesojne pervec se nga idhulli i tyre Al Sali

    1. artiles says:

      E shikoni sa para nesh eshte Kosova!? Tek ne emisioni Fiks Fare ka dhene disa raste te filmuara te dhenies se patentave pa qene fare prezent, bile edhe per persona invalide, dhe jo vetem qe nuk eshte investiguar per rrjetin e lidhejve autoshkolle-polici-ministri transporti, por as autoshkolla e kapur mat nuk eshte denuar, perkundrazi, ka lulezuar biznesin e tij edhe me ndritshem se me pare.

      Kush e di se sa prej atyre qe e kane marre patenten ne kete menyre do vazhdojne te mbeten burim aksidenti per sa e sa kohe pas marrjes se patentes.

  2. Artur Duka says:

    Serbet jane te trashe, por te ishin ca me perendimore dhe evropiane, do te kishin mundur t’i qeverisnin kosovaret me kohe.

    1. alex says:

      Normal ,sikur Greket qe jane te trashe se kane mundur shum lehte te ju qeverisin juve ,e sidomos tipin tend qe ke qef me te qeveris i huaji…

  3. ire says:

    është suspenduar… cfare do te thote kjo fjale??

    1. Ta them une says:

      Ua, pse nuk e di ti? Ta them une!

      Tani, je ti aty, jam un’ k’tu? Ai ja ka fut kot se nuk dine as shqip as te perkthejne!

      E kuptove?

  4. Gezimi says:

    Suspenduar do te thote pezulluar.

  5. I kercenuari says:

    Normal qe kercenohen sepse nuk jan te mbrojtur nga askush e sidomos policet qe jan me graden zyrtar policor ta hetosh nje rast ne kosove eshte shume e veshtir sepse nuk ka kurfar sigurie per Policet te cilet duan te punojn qysh thot populli ( hakikat )prandaj duhet ta lesh qe te ndodh gjithqka e kriminelat te veprojn lirshem, nese don ta hetosh nje rast ashtu siq duhet nuk ke mundesi sepse ose peson Polici me vrasje ose ndonje anetari i familjes i vritet siq kane ndodhur ne Kosoven e pasluftes. Ishalla i ndihmon zoti atij Policit se i paska hy ni pune pa perfundim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje