BE ia vazhdon EULEX-it mandatin deri më 2014

5 Qershor 2012, 21:34Rajoni TEMA

Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur sot t’ia zgjasë deri më 14 qershor 2014 misionin EULEX-it në Kosovë. Brenda 10 ditësh EULEX do të ketë 700 ndërkombëtarë dhe 200 vendorë  më pak.

Këtë vendim e ka përshëndetur Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropiane, Catherine Ashton, raporton KosovaTimes.

“E mirëpres zgjatjen e mandatit të EULEX-it për dy vjet të tjera. EUELEX është duke bërë një punë të rëndësishme dhe të mirë në përkrahjen e sundimit të ligjit në Kosovë. I inkurajoj autoritetet e Kosovës që ta shfrytëzojnë ekspertizën e EULEX-it përderisa ky Mision është duke iu adaptuar ndryshimit të rrethanave dhe progresit të arritur. Në të ardhmen do të ketë nevojë që gjithnjë e më shumë përgjegjësitë të merren nga autoritetet lokale”, ka thënë Ashton.

Mandati i misionit të EULEX-it në masë të madhe mbetet i pa ndryshuar, por duke marrë parasysh progresin e arritur gjatë tri viteve të kaluar dhe meqenëse EULEX-i e ka arritur kapacitetin e plotë operacional, si dhe duke marrë parasysh zhvillimet e përgjithshme në marrëdhëniet BE-Kosovë, Misioni do të rikonfigurohet.

Kjo ka për qëllim që ta bëjë Misionin më të fortë dhe më efikas.

Meqenëse sektori i drejtësisë mbetet sfida më e madhe, do të ketë një fokusim të veçantë në këtë fushë.

Rikonfigurimi përfshinë një zvogëlim të përgjithshëm të stafit të EULEX-it, për rreth 25 për qind.

Që nga 15 qershori i këtij viti, maksimumi i stafit ndërkombëtar të EULEX-it do të jetë 1 mijë e 250 pjesëtarë dhe 1 mijë pjesëtarë lokalë. Deri më tani, EULEX-i ka pasur rreth 1 mijë e 950 ndërkombëtarë dhe 1 mijë e 200 lokalë./KD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje