Kosova në CNN, promovon turizmin me hotelin e Pacollit (VIDEO)

6 Qershor 2012, 17:36Rajoni TEMA

Rini moderne, vend ku ka jetë të natës, atraksione kulturore e natyrore, relaks e mundësi të mëdha argëtimi, synon të paraqesë Qeveria e Kosovës me klipin e dytë në rrjetin e famshëm televiziv amerikan CNN. Të martën, klipi prej 60 sekondash, është transmetuar 3 herë në këtë rrjet. Bashkë me dy reklama të tjera, shteti i Kosovës ka paguar hiq më pak se një milion euro. Por aty në së paku shtatë sekonda i janë bërë vend edhe imazheve të hotelit pronë e zëvëndëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli, dhe spoti mbyllet me imazhe të Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës, i shpallur dy herë si njëri ndër objektet më të shëmtuara në botë. Nuk mungon as ndërtesa e ekzekutivit.

Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë – e cila vepron pranë Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë që udhëhiqet nga Mimoza Kusari – Lila, numri dy i partisë së Pacollit – për imazhet e hotelit arsyetohet se ia kanë fshehur emrin.

“Aty nuk shihet emri i hotelit. Kemi dashur të tregojmë se edhe këtu ka vende të mira për relaks dhe rekreacion. Kemi qenë të kujdesshëm në atë që të mos shihet se cili hotel është”, ka thënë Valdrin Lluka, shef ekzekutiv i APIK-ut nëpërmjet së cilës koordinohet reklama. Ai ka folur edhe për BKUK-un, objektin e të cilit gazeta britanike “The Telegraph”, këtë vit ia kishte dhënë vendin e tretë si objekti më i shëmtuar në konkurrencë me 21 objekte anekënd botës, tre vjet pasi virtualtourist.com ia dha vendin e nëntë.

“Biblioteka Kombëtare mbetet një ndër objektet me të cilin krenohet Prishtina”, ka thënë Lluka.

Deri më 20 dhjetor të këtij viti, klipi i fundit do të transmetohet prej një deri në katër herë në ditë. Një tjetër klip do të pasojë brenda kësaj kostoje, që do të bëjë thirrje për investime në Kosovë. I pari në këtë seri, ai prej 16 sekondash qe transmetuar në katërvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por që kishte ngjallur reagime të ashpra në vend, për gabimet që ishin bërë në të. Vepra “Newborn” aty do të pasqyrohej si “Newporn”, shkruan sot gjerësisht “Koha Ditore”.

http://youtu.be/5d5d7ktLynw

8 komente në “Kosova në CNN, promovon turizmin me hotelin e Pacollit (VIDEO)”

  1. mister x says:

    vetem e bukur qe nuk eshte kosova. me falni por asgje interesante nuk ka aty.hiq kompleksin e skive ne brezovice asgje tjeter.

    1. Albanian Alien from Kosovo says:

      The Republic of Kosovo & Metohija (Current UN Resolution 1244), është vend me bukuri të shumta natyrore.

      Sa mjerim që djalli e gjeti qeverinë skizofrene nga Prishtina që të kujdeset për shkatërrimin e kombit shqiptar i cili jeton aty.

  2. luli_shtino says:

    Nuk e kuptoj se cfare turizmi promovin Kosova kur nuk ka dalje ne det!!!. Ajo ka male dhe do kish qene e pershtatshme te promovonte turizmin ne dimer nese veret e ka te zhvillkuar ate malor. Apo ndonje euro duhet te perfundoje ne xhepat e pushtetareve. Futja kot!!! Hajde reklama se ka dale moda!!!

    1. Albanesi Shqiptar says:

      Kosova mund mbrohet me fakte nga qeveria e shitur e Tiranës se kjo krahinë nuk është shqiptare, por uzurpuese e tokave sllave. Këta analfabetë idiotë nuk e kuptojnë se ka historianë të huaj intelektualë të cilët nuk janë të marrë, dhe do të tregojnë të vërtetën.

    2. Bardhi RKS says:

      [email protected], Zvicerra e Cekia a kan deti?sa fitoin keto shtete nga turizmi?sa te mendoni qe turizmi eshte vetem plazhi kurre nuk keni me fitu prej 90 diteve turizem.
      Albanian Alien from [email protected] Republic of Kosovo & Metohija (Current UN Resolution 1244)@ne rezoluten 1244 askund nuk permendet metohia,kjo eshte genjeshter e juaja ose nostalgji per kohen e millosheviqit.

  3. daku says:

    kush tha qe urithet jane ne zhdukje? Paska akoma urithe bastarde sllave,qe komentokan ktu.

  4. Djaloshi Kosovar says:

    Nuk dote thot te kesh det ke edhe turizum Shqiperia ka det po nuk ka turizum arsyjt dihen po menoj turizum un personalish nuk i quaj kosovaret turiska kur ta vizitojn Shqiperin kom qen ne Shqiperi vitin e kalune ase nje Gjerman ose Francez ose Amerikan nuk e kom pa vetem shqiptare te kosoves eshe te maqedonis kom taku dhe skisge ku me kalu kohen e me pase FUN edhe rruget e shqiperis katastrof po menoj per komunikacion edhe jo pasterti edhe jo edukat te turizmit pa i pase kto njerzit e vendeve perendimore nuk kan per ta vizitu Shqiperin edhe pse Shqieria e ka vend strategji por nuk po din apo nuk po dojn me menagju si duhet vetem shiqone Turkin sa ka mberi me turizum

  5. Taulant says:

    Kosova eshte pjese e jona e shkeputur me dhune,pa dplomaci fare biles.Duhet te vihet padrejtesia ne vend.Per kete duhet te ishte indirekt reklama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje