Sekret i plotë në hetimet për raportin e Dick Martyt

9 Qershor 2012, 10:34Rajoni TEMA

Kreu i ekipit special të EULEX-it që heton akuzat e avokatit zviceran Dick Marty, John Clint Williamson ka folur për herë të parë në lidhje me këtë rast.

Ai ka thënë se të gjitha dëshmitë për këtë rast janë duke u hetuar dhe analizuar, por nuk do të bëhen publike njëherë për njëherë.

“Natyra e këtij hetimi është aq e ndjeshme saqë ne do të bëjmë gjithçka prapa dyerve. Asnjë nga hetuesit nuk është i autorizuar të japë informacione deri ku kanë shkuar hetimet”, ka thënë ai.

Williamson ka thënë se është duke u analizuar çdo detaj në lidhje me këtë rast dhe për këtë, ka shtuar ai, hetimet janë duke u kryer në një vend me seli në Bruksel, ku edhe janë marrë një sërë masash që ekipi të sigurohet se nuk do të cenohet asnjë dëshmi për rastin.

Si transmeton Indeksonline, ai ka thënë veç tjerash se raporti i Dick Martyt paraqet një “re të zezë në rajon” dhe se “ka dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

1 komente në “Sekret i plotë në hetimet për raportin e Dick Martyt”

  1. Nadia Shabani says:

    I lumte atij kur ne e kemi Milloshevicin ne Shqiperi te gjalle pse te mos beje hetimet ai dhe nje zot e di se cfar corbe po gatuajne atje. Kur ju do qefi atyre i bejne hetimet deri ne fund por per kete kriminelin tone ketu nuk e duan t’ja dine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje