Shembulli kroat- Ministrja jep dorëheqjen pas ndërhyrjes për një punonjëse

8 Qershor 2012, 11:02Rajoni TEMA

Kroacia ka dhënë të enjten një shembull të fuqishëm se është e gatshme për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Mirela Holy, ministrja me moshën më të re në qeverinë e re të Zoran Milanovicit, ka dhënë dorëheqje nga posti ministror të enjten. Arsyeja ka qenë zbulimi i mediave se para tre muajsh i kishte dërguar një e-mail drejtorit të Hekurudhave Kroate, një ndërmarrje publike, që e ka dhe koleg partiak në Partinë Socialdemokrate, duke e lutur të mos e përjashtojë nga puna një nëpunëse, e cila është ankuar se mund të pushohej për shkak  të ndryshimeve në qeveri, ndërsa ajo kishte fituar vendin e punës gjatë qeverisë së mëparshme.

Ajo kishte thënë se për këtë interesohet vetëm në baza “thjesht njerëzore” e jo politike. Sapo u bë publik ky e-mail, ministrja Holy, një nga anëtaret më të popullarizuara të qeverisë së re të Kroacisë, i paraqiti kryeministrit kroat Zoran Milanoviç dorëheqjen, duke arsyetuar se “me sjelljen time të pamatur i kam bërë dëme qeverisë”./KD

9 komente në “Shembulli kroat- Ministrja jep dorëheqjen pas ndërhyrjes për një punonjëse”

  1. Çimi, shoku i Melamin says:

    Po perse i botoni te ne keto lajme??? Kush i kupton??? Majlinda Bregu???
    Alo Çimi jam….

    1. fule.gov.al says:

      Ehhh, ku nuk ka Sali, keshtu degradon shteti…me doreheqje

    2. vlora says:

      Ky lajm eshte pa lidhje totalisht!

  2. Nentori Kuq e Zi says:

    Fix si Ilir Meta. Edhe ai e dha menjehere doreqjen pasi i doli Videoskandali.. Por me pas gjykata e hodhi akuzen poshte per MUNGESE FAKTI!!! qe do te thote ..NUK EXSISTONTE NJE VIDEO E TILLE. Ne jemi akoma nje shkalle me lart me demokracine. Rrofsh bre Salke, qe na berete jetojme te lumtur e te sigurte. Ja asnje nuk mund te sajoje gjera me per ne. Kemi gjykatesen e Ilirit, na mbron ajo..

  3. Gezimi says:

    Pse beni sikur nuk dini gje? Edhe te ne kane dhene doreheqjen, madje mjaft politikane si Fatmir Mediu, Lulzim Basha, Anastas Angjeli, Majlinda Bregu, Ilir Meta, Sali Berisha e te tjere, madje kane kerkuar dhe falje publike, por sidoqofte ligji nuk i fali, por i denoi ashtu sikurse e meritonin. Kesaj i them drejtesi une, jo asaj kroate, qe megjithse kerkoi falje, e denoi. Kroacia te marre shembull nga Shqiperia. Nuk e ka larg. Mjafton te kthej syte ne jug te saj, dhe pervojen e ka ne xhep!

  4. skenderi says:

    akoma se kuptuat se ka te beje A.D.N.-ja,ska pune shembujsh,s’na ka dale nami kot per ………

    1. kujtim says:

      Per ne shqiptaret kjo lloj bote eshte marsiane.

      Ku mund te punesohesh dot ne Shqiperi, po qe se nuk do Ministri, gruaja apo dashnorja e tij apo Partia qe e ka vene ne ate post, apo Kryetari i Partise apo gruaja e kryetarit.

      Me kollaj eshte diplomohesh shkelqyeshem ne Harward se sa te futesh pa mik nje aparatin e ndoje ministrie.

      Ky krahasim nuk vlen per Ministrite e uzurpuara nga LSI, pasi eshte e pamundur.

      Po te aplikohesh doreheqja e ministres kroate ne Shqiperi numri i te dorehequrve do te ishte me i madh se numri i punonjesve te Administrates ne total.

  5. sherifi says:

    Eh; po ku njihet doreheqija ne shqiperi,doreheqija eshte kulture,eshte tolerance.
    ajo e paska dhene doreheqijen per nje problem shume te vogel ndersa te ne vriten njerez dhe nuk denjon njeri te dorehiqet.

  6. riza bregu says:

    Idjote komplet do me perdor dhe e-mail!
    Mer mor bllok ne dor dhe futu mik sa te te ket qefi se ska kamer qe te kap ligjerisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje