Riker: Serbia ta pranoj realitetin lidhur me Kosovën

10 Qershor 2012, 14:01Rajoni TEMA

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Riker, ka deklaruar sot se Serbia duhet ta pranoj realitetin dhe kompromiset lidhur me Kosovën, ndërsa liderët e saj nuk duhet të jenë të burgosur të  së kaluarës.

Këto komente ai i bëri në Sofje të Bullgarisë, në një tubim për integrimin e rajonit të Ballkanit.

Zoti Riker tha se SHBA-ja dhe BE-ja kanë vizion të përbashkët të integrimit të rajonit të Evropës Juglindore në Bashkimin Evropian dhe se situatën në Ballkan nuk e përcaktojnë më në atë masë fuqitë e mëdha, aq sa liderët lokalë.

“Shumë gjëra varen nga vetë aktorët, ne nuk mundemi çdoherë në emër të tyre t’i zgjidhim problemet. Por, duhet të kujdesemi që porositë tona të jenë unike”, tha Filip Riker, duke e theksuar rëndësinë e kompromisit, të cilin aktorët lokalë në Ballkan nuk guxojnë ta përjetojnë si kapitullim.

Nga ana tjetër, Nikollaus Llambsdorf, nga ministria e Jashtme gjermane, tha se kandidatëve për pranim në BE duhet t’u tregohet hapur se çka pritet nga ata dhe në këtë aspekt, ka theksuar se presidentit të ri të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, më 14 qershor në Bruksel, duhet t’i thuhet hapur se çka pritet nga ai.

Ai theksoi se Beogradi duhet t’i plotësoj marrëveshjet, pasi deri tash Beogradi nuk ishte i gatshëm për t’i plotësuar marrëveshjet.

Më tutje, zoti Llambsdorf tha se në ushtarët gjermanë në Kosovë qitet me armë, se komandantin gjerman të KFOR-it “e krahasojnë me Hitlerin”, ndërsa në Beograd “askush nuk reagon në këto” gjëra./REL

1 komente në “Riker: Serbia ta pranoj realitetin lidhur me Kosovën”

  1. Hesapi says:

    Europa njehere e pergjithmone duhet ta kuptoje qe serbia nuk duhet perkedhelur e lutur per çfare duhet te beje,por me kushte edhe te rrepta ndeshkuese.Per ata çka jane kanibale eshte nevoja ti vene edhe hundeza si qenerve te rrezikshem.Ne bote te pakten keto metoda duhet te perdoren per SLLAVO-GREKET paraqesin rrezikshmeri kanibale.Ka edhe studime te Veçanta bindese dhe prova te filmuara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje