Qeveria e Kosovës, ICO dhe UNMIK-u janë duke punuar në kuadër të komisioneve të përbashkëta që dosjet me të cilat ka punuar UNMIK-u në veri të kalojnë në Zyrën e re Administrative të Kosovës.
Kjo e fundit ende nuk është tërësisht funksionale pasi është në pritje të emërimit të stafit, për çka ka pasur interesim nga serbët dhe shqiptarët. Sidoqoftë, vendimi i qeverisë kosovare ka nxitur negociata që prania ekzekutive e UNMIK-ut në veri të marrë fund përfundimisht.
UNMIK-u nuk ka pranuar të komentojë këtë informatë. “Është shumë herët për t’u përgjigjur në pyetjet tuaja”, ka thënë për “Zëri”, Oliver Salgado, shefi i Zyrës për informim i UNMIK-ut në Prishtinë.
Ministrja në Qeverinë e Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se tashmë po diskutohet marrja e dokumentacionit me të cilin ka punuar UNMIK-u prej kohës kur këtë zyrë e hapi kryeadministratori Michael Steiner.
“Normalisht kjo zyrë kur është hapur në kohën e shefit të UNMIK-ut, Michael Steiner, është paraparë si zyrë e përkohshme, deri në momentin kur institucionet e Kosovës të jenë në gjendje të krijojnë mekanizmat e saj atje. Ky ka qenë një vendim i pritshëm edhe nga ana e UNMIK-ut, normalisht ajo zyrë atje me funksionalizimin e zyrës tonë nuk ka nevojë që të vazhdojë punën”, ka thënë ministrja Çitaku.
budallalleqe,qe vetem i besojne kopilet e thachit,dhe te berishes,eshte e qarte se pa umnik dhe pa kfor nuk egziston kosove,por serbi,bile edhe prania e tyre,ne unitet ,e megjithese ata garantojne ne okb,dhe nga okb ja se jane mbykqiresit e situates ne teren,nje perkeqesim i situates ne rajon,do ibeje te vene bishtin ndene shale,dhe ajo eshte kryesorja qe ne dallim me te gjithe qe jane progresiv,me zhvillimin e situates ne rajon,une mbaj ne duart e mij thengjilla te ndezur,palestinen e kosoves,palestinen,e firomit,palestinen e qipros veriore dhe te egjeut,etj.etj.jane fenomene kaq te nderlikuara ku diplomacia pas dekadave po ngre duart lart,dhe abuzimi i diplomacise,si dhe probleme te ngritura teknikisht si kriza ne greqi,tregon vetem nje gje per gjithe ballkanasit,boll u morem me ju,ja sheshi ja mejdani,te njejten gje pesova edhe vete kur nje student pyeti profesorin e filozofise,kur mbaron diplomacia,cbehet,dhe ai sertioz u pergjigj,lufta,me gjithe pasojat e saj.