Gjykata Kushtetuese javën e ardhshme do ta publikojë vendimin për ndryshimet kushtetuese. Burime të Expressit thonë se kjo gjykatë pritet të konstatojë se shkurtimi i mandatit të Presidentes aktuale është në kundërshtim me Kushtetutën. Kështu, Atifete Jahjaga mbetet në Presidencë deri në vitin 2016. Në PDK, thonë se do ta respektojnë vendimin, e LDK’ja i kërkon Jahjagës që t’i përmbahet marrëveshje së tre liderëve.
Në javën e tretë të këtij muaji, Gjykata Kushtetuese do të konfirmojë qëndrimin e Atifete Jahjagës se shkurtimi i mandatit të saj, përmes ndryshimeve kushtetuese, është në kundërshtim me dokumentin më të lartë juridik të shtetit.
Burime të Expressit brenda Gjykatës kanë treguar se argumentet e Presidentes për jokushtetutshmërinë e shkurtimit të mandatit të saj, qëndrojnë plotësisht.
Jahjaga ka përmendur tri argumente dhe tri nene të Kushtetutës që e pamundësojnë largimin e saj nga Presidenca deri në përfundimin e mandatit pesëvjeçar.
Në shkresën që e ka publikuar Express, të shtunën, thuhet se Amendamenti i Dhjetë që parasheh përfundimin e mandatit është në kundërshtim me Nenin 24, 45 dhe 91 të Kushtetutës.
Sipas Presidentes, marrja e mandatit të saj shkel të drejtat themelore të njeriut për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur; është në kundërshtim me ndarjen e pushteteve, pasi ndryshimet kushtetuese nxjerrin automatikisht aktvendim për një individ; si dhe shkarkimi i Presidentit nuk është paraparë të ndodhë me amendamente kushtetuese, siç kanë planifikuar të bëjnë deputetët./EXPRESS
Kjo lope gjakove hajnesh qe tall bythen me popullin Kosovar, dhe qe cdo dite e saj eshte pushim, duhet pa tjeter te largohet nga detyra, me kushetut apo me forc te popullit Kosovar.
Fytyra e kesaj Zonje eshte e mbushur me Drite dhe Miresi !!!!!!!!!!!!!!!!!!
Te pakten neve kemi nje presidente qofte edhe “lope” te jet, me mire se ju ne Shqiperi qe nuk po mund te zgjidhni as nje gomar per president.
Eh mori Suzana sa terapi mendore ju duhet për mbështetjen e idolit tuaj udhëheqës nga Prishtina. Gati 90% e popullit shqiptar në Kosovë nuk ka punë pas çlirimit nga Serbia. Ata që punojnë sot nuk paguhen asgjë më shumë se një rrogë ditore, sikur të ishin sllavë të blerë nga një komb tjetër në shekullin katër.
Presidentja juaj nga Kosovo nuk është lopë, se lopa ka dobi për njeriun. Ajo e jep qumështin, mishin dhe lëkurën për të mirën e njeriut. Çka ka dhënë presidentja juaj për të mirën e tjetrit?
Ty Suzana nr. 2 : Si Kosova ashtu edhe Metohija ta befshin ate qe i beri Zeusi Heres (edhe pse e kishte moter)…
… sa terapi mendore ju duhet edhe juve, e nderuar zonjë besimtare e historisë sonë së shkruar sipas kishës ortokose greke dhe serbe.
Perndryshe, Atifete Jahjaga eshte nga Merturi, rajon afer Tropojes. Pra edhe kjo si Sala jane tropojane ?
Natyrisht shqipètarèt e veriut e njohin mè mirè por dhe ne tè tjerèt duhet tè shprehim mendimin tonè.
Ai komentuesi v…a kètu lart jo vetèm qè nuk meriton aspk tè merret nè konsideratè por, njè vulgaritet i tillè nuk duhet tè gjejè hapsirè nè kètè gazetè. Zonja e nderuar kètu lart èshtè vèrtetè siç e thotè Tefta Alikaj :
Njè fytyrè e mbushur me dritè dhe mirèsi – èshtè e thènè shumè drejtè.
Njè presidente e tillè e nderon Kosovèn duke ja zbutur atè imazhin e njè vendi me orientim musliman me paragjykime pèr gratè……Ishte zgjedhja mè e goditur qè dhe Mr. Dell nuk èshtè pa merita. Kèshtu qè nuk ka asnjè problem pèrfundimi i mandatit, mè vonè duke parè e duke zgjedhur.
false präsident!!!!!
Jahjaga e oficerët me diploma ilegale
Publikuar: 11.12.2011 – 09:48
Prishtinë, 11 dhjetor – Zyrtarë policorë, përfshirë presidenten, kanë marrë thirrjen Specialist i Shkencave Kriminalistike në shpërputhje me ligjin për arsim. Diplomat e tyre nga institucionet kosovare vlerësohen se janë ilegale. Këtë fakt e konstaton një Auditim dhe Inspektim i brendshëm i Policisë së Kosovës, i iniciuar më 2009.
E para e vendit, Jahjaga, e cila gjatë kohës sa ishte në Polici – dhe policët tjerë – pos që mund të jenë ngritur në pozita të ndryshme në Policinë e Kosovës dhe karrierë falë këtyre diplomave ilegale, ata kanë dëmtuar edhe buxhetin e Kosovës me mijëra euro, raporton gazeta Zëri.
Siaps gazetës, pavarësisht se legjislacioni kosovar obligon çdo institucion të lartë arsimor në Kosovë që të licencohet dhe akreditohet për të zhvilluar veprimtarinë e tij, këtë nuk e ka bërë Universiteti i Sarajevës nën emrin e të cilit pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur programe magjistrature dhe studime specialistike.
Paligjshmërinë e ka konstatuar një hetim i iniciuar nga Njësia për Auditim dhe Inspektim të Policisë në janar 2009, e sipas të cilit, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë ndjekur dy trajnime sipas një marrëveshjeve të lidhur ndërmjet Policisë së Kosovës (atëherë SHPK) në vitin 2006, me Institutin për Kriminologji dhe Studime të Sigurisë të Fakultetit të Shkencave të Kriminalistikës të Universitetit të Sarajevës, me dekan Ramo Maslesa, por që ky institucion nuk ka pasur licencë, ndonëse Ligji i vjetër për Arsimin e Lartë në Kosovë, ka detyruar çdo bartës të arsimit të lartë në Kosovë të ketë një licencë për të kryer punën e tij.
Shkeljet gjatë këtyre studimeve janë bërë disa herë. Njëra nga to është që sipas marrëveshjes ligjëratat janë paraparë të mbahen në objektet e Policisë, por fillimisht ato janë mbajtur në hapësirat e objektit të Universitetit AAB në Prishtinë.
“Fakultetit të Kriminalistikës të AAB-së i është refuzuar licenca për të funksionuar për shkak të mungesës së pajisjeve dhe objektit adekuat”, thuhet në raport.
Pos kësaj, asnjë lëndë mësimore që zhvillohet në Prishtinë, është konstatuar se nuk është në harmoni me planin mësimor të këtij fakultetit. Ndërsa, identifikimi i nevojave është bërë pa analizuar dhe vlerësuar nevojat formale dhe pa përcaktuar përmasat e sakta të nevojave për trajnime të specializuara.
Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Cilësisë në Agjencinë për Akreditim të Kosovës, Ferdije Zhushi-Etemi, ka thënë se krejt kjo veprimtari me Universitetin e Sarajevës ka qenë ilegale.
http://www.kohaditore.com/?page=1,13,80221