Pacolli kërkon largimin e Atifetes

12 Qershor 2012, 10:29Rajoni TEMA

Behgjet Pacolli konsideron se është i pamoralshëm dhe qesharak qëndrimi i mëtejshëm i Atifete Jahjagës në Presidencë. Zëvendëskryeministri Pacolli thotë se marrëveshja është e qartë dhe Presidentja aktuale duhet të lëshojë rrugë. Ai fton Hashim Thaçin, Isa Mustafën dhe Christopher Dellin që t’i përmbahen marrëveshjes pikë për pikë.

Lideri i Alenacës Kosova e Re dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli nuk pajtohet që gruaja e cila ia “mori” postin e të parit të Shtetit, Atifete Jahjaga, të qëndrojë në këtë pozitë më tepër se një vit.

Pacolli e ka quajtur qesharake dhe të pamoralshme tendencën për të prishur marrëveshjen e arritur me Liderin e PDK-së, Hashim Thaçi dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa për mbajtjen e zgjedhjeve të para presidenciale.

“Çdo figurë politike që është paraqitur para qytetarëve për votë, ka përgjegjësi për të respektuar marrëveshjet dhe premtimet. Rasti me Presidenten, jo që është premtim, por është një marrëveshje e shkruar, e miratuar edhe në kuvend përmes një rezolute, përndryshe para qytetarëve do të dalim qesharakë dhe do të humbim besimin”, ka thënë Pacolli, në një intervistë për Express.

Ndërkohë që ka kërkuar përgjegjësi për respektimin e marrëveshjes, si nga Presidentja Atifete Jahjaga, ashtu edhe nga Ambasadori Christopher Dell, si palë ndërmjetësuese në tërë procesin.

“Kjo marrëveshje e legjitimuar nga Kuvendi posedon edhe një palë tjetër, që është Ambasadori amerikan Dell, i cili nga atëherë ka marre përgjegjësinë që marrëveshja do të implementohet pikë për pikë. Çdo vonesë ose tentim vonese që të veprohet ndryshe në ketë drejtim, është e pamoralshme”, ka thënë Pacolli.

7 komente në “Pacolli kërkon largimin e Atifetes”

  1. Drini says:

    Mire e ke o bexho, Atyfutja duhet te hiqet.

  2. vlora says:

    sa ma shpejt te largohet Jahjaga aq me mire per Kosoven!

  3. Zgjidh ja hunin ja tirqit, zotri pacolli edhe bizismen edhe kryetar ne trojet shqiptare nuk ben, esht mir te vehdisohesh se politika e posaqerisht presidenca tek ti ka perfundu, populli i ksoves po thot se je i pa afte, biznesi per ty esht aty tregou sa e don kosoven.

  4. Fshatari i thjeshtë says:

    Ah more zotëri Pacolli, sa lojë të ndyrë po bëni ju me shokët tuaj ministra kriminelë të ndyrë nga Prishtina. As dreqi nuk do të ishte kundër nesh më shumë sikur mafia e juaj parazite e cila jeton në kurrizin tonë si komb, e organizuar nga ju. Sa turp, sa çmenduri.

  5. Neritani says:

    O zoti Bexhet mire e ke ti po e vendosi Amerika e jo Kosova dhe politikat e saj.Punon per amiriken ajo ka bere dhe shkollen atje.

  6. niko says:

    hiqe mendjen se behesh president bexhet pacolli ti je miku i milloshevicit e i putinit ty as ne kosove nuk duhet te len e jo te behesh president por meqe e ke emrin bexhet rri aty se mir je se ne kosove rendesi ka qe te kesh emrin begjet shefqet dragut sulltan shaban behesh presiden edhe sulltan.

  7. o fshatar i vogel mos te vij keq qe kosova iu njeh mire se kush jeni ju kuqalashet ok?? jo per gje, po mbani ere qe kunderbon me mijra kilometra larg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje