Në një ceremoni solemne të zhvilluar të hënën në mjediset e Institucionit të Presidentit të Shqipërisë, presidenti shqiptar, Bamir Topi dekoroi në kuadër të 134-vjetorit të Lidhjes historike shqiptare të Prizrenit, të 13-vjetorit të çlirimit të Kosovës si dhe të 100-vjetorit të Pavarësisë, disa personalitete të shquara nga Kosova.
Në ceremoninë e dekorimit kanë marrë pjesë personalitete të Kosovës që janë dekoruar nga presidenti i Shqipërisë si dhe familjarë të peronave të dekoruar që nuk jetojnë.
Presidenti Topi ka dekoruar Adem Jasharin (pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar për heroizmin për mbrojtjen e çështjes kombëtare.
Adem Demaçi u dekorua me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Gjithashtu Topi dekoroi me Medaljen e Artë të Shqiponjës Ramiz Cernicën (pas vdekjes) për kontributin e dhënë në luftën e Kosovës.
“Gjatë viteve të mia në funksionin e nderuar të Kryetarit të Shtetit shqiptar kam pasur fatin dhe rastin të nderoj shumë personalitete të shquara shqiptare për kontributet e tyre jetësore, aktet e kurajës së jashtëzakonshme dhe veprat e mëdha që kanë bërë për vendin. Unë sot ndihem krenar që në emër të Shtetit shqiptar nderoj me dekoratën më të lartë Adem Jasharin, heroin legjendar të luftës për çlirimin e Kosovës, prijësin fjalëpakë dhe simbolin frymëzues për miliona të rinj shqiptarë, njeriun që tashmë e nderon përjetë çdo familje, çdo qytet e çdo komunitet shqiptar në botë”, u shpreh presidenti Topi.
Ai tha se ndihet gjithashtu krenar që pati rastin të nderoj heronjtë e tjerë të Kosovës së re, siç janë: Fehmi Lladrovci dhe bashkëshorten e tij Xhevën; Ukshin Hotin dhe Afrim Zhitinë, si dhe emra të tjerë të shquar deri tek mjeshtrit e pavdekshëm të fjalës dhe zërit, Sulejman Krasniqi dhe Dervish Shaqa, por, siç u shpreh ai, “më lejoni të veçoj në nderimin e sotëm një emër simbol qëndrese dhe disidence, një intelektual atdhetar dhe qytetar, shkrimtarin dhe veprimtarin e të drejtave të njeriut, “Mandelën e Lirisë” dhe heroin e gjallë të Kosovës, Adem Demaçin”.
“Miku im Adem, jemi me fat që ju kemi sot midis nesh. Ju keni qenë dhe jeni nderi i kombit shqiptar, por nga sot edhe zyrtarisht e meritoni këtë titull të lartë nderimi”, u shpreh Topi.
Ndërkaq, në emër të të dekoruarve, foli Adem Demaçi, i cili, pasi shprehu mirënjohjen për vlerësimet e bëra nga Kreu i Shtetit shqiptar, tha se për të është një nder i madh, por tha se e ka shumë të vështirë të flas për, siç tha ai, “t’ju kënaq të gjithë juve”.
“Më duhet të flas për të gjitha ata, të cilët, tërë jetën e tyre, siç i pamë këtu, ata më të spikaturit për këtë vit e për këtë shekull,por besoj se do të mbetet vend edhe për ata të tjerët që s’kemi patur mundësi kësaj t’i përfshijmë në këtë solemnitet kaq të bukur. Kam në zemrën time plagë të shumta për të gjithë ata, të cilët ishin më të mirë se ne. Ne na deshi fati. Ne që kemi merita më të vogla, më të pakta që nuk na deshi vdekja që ne tani të flasim e të gëzojmë ato çfarë ata me gjakun e tyre mbollën, me shpirtin e tyre bënë Shqipërinë tonë, Atdheun tonë, gjithë hapësirën shqiptare të pavdekshme dhe na hapën rrugën që të mund të zëmë vendin tonë atje ku na pret bota sa shekuj. E paguam me çmimin më të lartë, më shumë se të gjithë popujt e tjerë të Evropës lirinë tonë, por jemi popull që ndihmuam për lirinë e shumë popujve të tjerë burrërisht e fisnikërisht. Jemi popull, i cili fal më shumë, por nuk duhet të jemi një popull që harron”, u shpreh Demaçi.
Në vijim, po e japim pjesën tjetër të listës së personaliteteve të dekoruara nga Kreu i Shtetit shqiptar, Bamir Topi:
Presidenti Topi ka dekoruar edhe Omer Çerkezin (pas vdekjes) me motivacionin: “Luftëtarit të Luftës Antifashiste, veprimtarit trim dhe të palëkundur për të drejtat kombëtare dhe njerëzore të popullit shqiptar të Kosovës, i cili u përball deri në vdekje me represionin e egër dhe torturat çnjerëzore të shtetit shovinist në ish Jugosllavi”; Gjon Serreçin (pas vdekjes) me motivacionin: “Luftëtarit antifashist, veprimtarit trim dhe kurajoz për të drejtat kombëtare dhe njerëzore të popullit shqiptar të Kosovës, i cili u përball deri sa dha jetën me represionin e egër dhe torturat çnjerëzore të shtetit shovinist në ish Jugosllavi”; Kadri Halimin (pas vdekjes) me motivacionin: “Për trimërinë, guximin në qëndresën dhe rezistencën ndaj politikave antishqiptare të shtetit në ish-Jugosllavi, për veprimtarinë atdhetare në mbrojtje të të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi”; Ali Aliun (pas vdekjes) me motivacionin: “Për veprimtari të pareshtur atdhetare, në mbrojtje të të drejtave kombëtare dhe njerëzore të popullit shqiptar të Kosovës, nën represionin e egër shtetëror shovinist, duke u bërë shembull frymëzimi për brezat e rinj të Kosovës”; Sami Pejën (pas vdekjes) me motivacionin: “Për veprimtari të pareshtur atdhetare për çështjen kombëtare të fitores së pavarësisë së Kosovës, duke u përballur me represionin e egër të shtetit shovinist e që mbeti deri në vdekje shembull i patriotit të papërkulur”;Metush Krasniqin (pas vdekjes) me motivacionin: “Për qëndresë të papajtueshme me politikën shoviniste antishqiptare, për veprimtari të pareshtur atdhetare për zgjidhjen e çështjes kombëtare të popullsisë shqiptare të Kosovës duke u përballur me represionin e egër dhe torturat çnjerëzore të shtetit shovinist”; Hyrije Hanës (pas vdekjes) me motivacionin: “Veprimtares atdhetare që ia kushtoi jetën e saj luftës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe çështjes së të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare; Fazli Graiçevcin (pas vdekjes) me motivacionin: “Intelektualit të angazhuar që gjithë jetën ia kushtoi çështjes së të drejtave kombëtare dhe njerëzore të popullit shqiptar të Kosovës duke u përballur deri në vdekje me represionin e egër dhe torturat çnjerëzore të shtetit shovinist në ish-Jugosllavi”; Zija Shemsiun (pas vdekjes) me motivacionin: “Një nga organizatorët heroik të rezistencës së studentëve dhe të gjithë popullit shqiptar të Kosovës ndaj shtypjes së të drejtave kombëtare e njerëzore nga shteti shovinist në ish-Jugosllavi, i cili u përball me represionin e egër dhe çnjerëzor të diktaturës komuniste, deri sa dha jetën për kauzën e tij atdhetare”; Rexhep Malën (pas vdekjes) me motivacionin: “Për rezistencën e pandërprerë dhe heroike ndaj shtypjes së të drejtave kombëtare e njerëzore të shqiptarëve të Kosovës nga shteti shovinist në ish-Jugosllavi duke dhënë jetën e tij të re në fushën e betejës”. /Zëri/
I vetmi lajm qe na ben te ndihemi akoma krenar per emrin shqiptare.
Nderimi dhe respektimi i tè gjithè atyre qè derdhèn gjakun pèr Flamur dhe pèr Atdhe èshtè njè obligim pèr shtetin dhe tè gjithè shoqèrinè shqipètare.
Kèto heronj tè vèrtetè qè zoti Topi i dekoron nè ditèt e fundit tè mandatit tè tijè, gati tè gjithè vijnè tè dekoruar çuditèrisht sot dhe pas vdekjes! Por ky nuk èshtè njè akt pèr tu ngacmuar por ajo qè na dèshpèron èshtè se mjaftè ‘burrra’ tè vèrtetè shteti qè vijnè tè danegjuar pas vdekjes…
Me pak fjalè si mund tè ngrihen hale si Ahmet Z. dhe Esat T. dhe pèr Enverin si njèriu qè udhèhoqi shqipètarèt pèr 50 vjetè nuk e lènè tè qetè as atje.
Shteti duhet tè jetè njè ashtu siç èshtè dhe kombi pa dualizèm, Kjo do tè thotè qè heronjtè janè ata qè i nderon mè shumè sovrani dhe qè kanè luftuar pèr atè dhe jo si ti teket Berishès qè tradhètarèt i bèn heronj e heronjtè i bèn tè pa qènè. Ishe njè top lecke nè fillim tè mandatit dhe sot po nderoni pothuajse tè gjithè ata qè e meritojnè…mos vallè ky èshtè vetèm fillimi.
KOMUNIST I KORRAKEZUAR
Nuk meriton replikè !
Pasi jeni njè pèrdhosje komunisto -turko – grek, unè jam thjeshtè vetèm shqipètarè.
Faleminderit per mirenjohjen dhe rrespektin e treguar i nderuari zoti President, per keto gra e burra qe dhane mundin dhe jeten per nje Kosove te lire dhe shqiptare. Vecanerisht dekorimi dhe nderimi i dy Ademeve dhe i profesor Ukshin Hotit eshte per cdo levdate. TE LUMTE!!!
Te lumte zoti Topi!
Te lumte per kete nderim dhe respektim te ketyre figurave kombetare qe me shume se jeten e tyre deshten shqiptarizmen.
Topi ti e dekorove Adem Jasharin ndersa Vucidolovici kur Adem Jashari stervitej ne Elbasan ne vitin 1992 futi SHIK-un dhe e rrahen….
PO MUA MOR PRESIDENT KORRAK,ME PYETE NE JAM DAKORD,QE FLAMURIN E TE PAREVE TE MI,TA LEROSESH ME EMERIN E NJE TURKOSHAKU,JASHAR ADEM!!!???
Fakti qè ju turkofack.off nuk keni as emèr e as nr. tel. e as adresè ka bèrè tè pa mundur komunikimin. Pyeta e mè thanè : – Nè turqi nuk tè pèrfillin, nè gèrqi tè qeshin pas shpine e nè Shqipèri tè qeshin nè fytyrè, kèshtu qè e bèra nè kokèn time e hatri ska pèrse tè mbetet.
I nderuar Tourkofagos. Njeri nga te dekoruarit ishte dhe Fehmi Lladrovci qe ka luftuar edhe per kroacine katolike sebashku me qindra shqiptare te tjere. Disa jane dekoruar edhe nga presidenti kroat Franjo Tugjman dhe kane arritur graden nga ushtar i thjeshte ne gjenerale te ushtris kroate sikurse heroi Bekim Berisha. Ne kosove luftetaret me te medhenj kundra turkut kishin emra si Bajram Curri, Isa Boletini, Mic Sokoli, Sef Kosharja etj. Ushtrine serbe e kemi luftuar pa ushtruar krime ne grate dhe femijet serbe si bejne terroristet e Al Kaides me bomba neper qerdhe e shkolla femijesh. Ne kosove me qindra shkolla e rruge kane emrat e Jeronim de Rades, petro ninit, naum veqilharghit, kristoforidhit, asdrenit. Vet adem jashari e ka adhuruar ortodoksin Qerqiz Topulli per luften kunder turkut dhe renien e tij kundra serbeve. UCK esht produkt i rilindasve ortodokse shqiptare. Ndryshe po te ishim materialiste do te beheshim serbe. Respekt si shqiptar ortodoks nga nje shqiptar qe per fete nuk e rruan por veq per Zot dhe atdhe.
turkoarqidhofago,,,ti nuk ke flamur,se thjeshte je tradhetar!!
ti je nji plere qe vuan per indetitet,pra mere dhe BL,και άντε κ γαμήσου!!
Jo Turkofagos ! Nuk i ka dhene flamurin tend , por flamurin shqiptar ! Flamurin shqiptar ia dha nje biri shqiptar qe Atdheun e vuri para jetes se tij !
Ate flamurin e te pareve te tu , ne shqiptaret nuk e perdorim as per breke , sepse na ndyn bythen !
Ah qen i peshtire , qe gjen nje vrime e leh se ju ka ardhur dita … Por mos u gezo shume …..
o ti,2/3 te shqiptareve kan emra te njajshem,si mund te jesh kunder Jasharve qe mbas Skenderbeut eshte figura me e ndritur e SHqiptarve.
Dekorime te merituata . Do te duhej edhe mirenjihje tjera per deshmore dhe heronje te tjere.
Sa per Adem Jasharin,eshte pak shume pak ky dekorim. Me renjen e tij Kosova shpetoj nga lengata shekullore . Adem Jashari vertete ishte fjale pak por kishte intuite te holle. Ky trim kur pa se rruget qe kerkonin ca “patriot’ llafazane dhe interesagjinje me konferenca shtypi çdo te premte,me organizime popullore qe Serbise shoviniste nuk i prishej as gjumi naten,beri aktin sublim duke rene se bashku me familjen e tij,per ti hapur syte popullit shqiptar te kosoves,te cilit ia kishin erresuar syt dhe vetedien politikanë te pabese dhe te shitur. Gjejeni ne faqet e historise boterore nje akt te tille herozmi te ndonje kombi tjeter,sigurisht se nuk mund te gjeni. Ky flijim nuk do ta kishte kete kuptim sikur mos te lidhej me fatin e vet Kosoves. Ky akt heroizmi u be pikerisht ne kohen me te domosdoshme,ne kohen kur Kosoves po i shterronin edhe forcat e fundit te rezistence duke u zevendesuar me nje rezistence te quditshme pasive deri ne rraskapitje dhe pa bereqet. Ketu duhet parë gjenialitetin e Komandantit trim Adem Jashari,tek momenti i flijimit(si akt po e po), pasi pas renjes se tij dhe familjes çdo person ne çdo tubim brohoriste emrin e tij.
Ky dekorim nuk do koment,eshte mese i merituar. Por per ti ber nder ketij atdhetari te paepur ,ne çdo qytet te tokave shqiptare ti ngrihet monument qe do tu kujtonte shqiptareve se çdo te thot te luftosh dhe te flijohesh per liri ….!
Hej qeka bashku shqiperia me kosoven e Bamir Topi president i shqiperise se vjeter hajde president dekoroj te gjithe kosovaret nuk kame gje per kosovaret por ato kane institucionet e veta politike e madhe!
Dekorim i vonuar,gjithsesi me mire vone se kurre(justifikimi eshte shpikur).
Jasharet kane bere kaq shume per kombin tone ,qe ne nuk ua shperblejme dot.Emigracioni nuk me ka dhen mundesi te vete ne Kosove,por do te vete nje dite dhe shtepine e Jasharve do ta vizitoj patjeter.