Clinton: Të angazhuar për rritjen e vendeve që njohin Kosovën

12 Qershor 2012, 12:15Rajoni TEMA

Në 13-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka ritheksuar angazhimin e saj për rritjen e mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Duke folur në kolegjin Wellesley në Boston, Clinton ka kujtuar pjesëmarrësit se shpërbërja e Jugosllavisë çoi në një spastrim të tmerrshëm etnik në Kosovë, ku shqiptarët u futën në trena dhe u dëbuan nga vendi.

“Ishte një gjë e tmerrshme. Shtetet e Bashkuara bashkë me vende të tjera ndërmorën veprim për ta ndalur këtë,” theksoi Clinton.

Clinton deklaroi se duhet të njihen kufijtë (reciprok), ndërsa serbët që jetojnë brenda Kosovës duhet të mësojnë të jetojnë bashkë me shqiptarët.

“Kjo është një nga çështjet më të vështira me të cilën ndeshemi, si t`i bindim njerëzit e besimeve të ndryshme, racave, etnive, apo edhe fiseve që të bashkëjetojnë në paqe me njëri-tjetrin”, deklaroi Clinton në kolegjin ku edhe vetë është diplomuar 43 vjet më parë.

4 komente në “Clinton: Të angazhuar për rritjen e vendeve që njohin Kosovën”

  1. Enzo says:

    Znj Klinton, shqiptaret ju falenderojne per ndihmen. 1 miljon e gjysem shqiptare kane ikur nga trojet e tyre me anije me trena me kamjona por ky nuk quhet ”egzod”!! apo emigracion ose levizje e lire !!! Sa per ceshtjen e bashkjeteses nderfetare, filloni nga autokritika ne drejtim te ”Burrave te shtetit” dhe do gjeni zgjidhjen e ceshtjes.

  2. kloss says:

    —politikanet serbe–jane serish kriminele-te seres–psikopat–sllobodan miloshevic.ata vazhdojne si dikur -te mos pyesin per ligjet nderkombetare dhe -SHBA-.–terrorizmi ne veri te kosoves-mbeshtet hapur nga keta politikane -te urritur per vrasje.–ndaj sduhet pritur me…nje sulm i dyte i -NATOS- ndoshta do ti benin keta kriminele-sadiste-serbe–te heshtnin pergjithmone–dhe te pranonin pa doreza-njohjen e panvarsise se kosoves.

  3. Balkans Analist. says:

    Mire e ke ti Zonja Klinton, por ka nje problem kjo pune.

    Kosoven, pa e njohur Rusia, Kina dhe pese shtetet anetare te BE-se, ajo nuk behet kurre shtet me te drejta te plota ne OKB.

    Tani ti zonja Klinton do te thuash, se cfare mund qe te bejme ne, qe ta bejme kete te mundshme?? Me sa di une zonja Klinton, Keto shtete do ta njohin Kosoven automatikisht por, kane vendosur nje kusht. Kushti eshte, se Kosoven duhet ta njohi se pari Serbia, dhe pas kesaj ata e do ta njohin menjehere. Problemi ketu eshte, qe te bindet Serbia qe te njohe Kosoven, sepse po u be kjo atehere keto 7-shtete do ta pranojne pavaresine e Kosoves.

    Zonja Klinton, paguani gjoben qe kerkon Serbia per Kosoven, dhe e keni tuajen. Mos e lodhni kot kete muhabet sepse po ju kushton me shtrenjte keshtu. Te fala Billit, zonja Klinton.

  4. atila says:

    Serbia do e njohe Kosoven shume shpejt brenda nje 5 vjecari dhe kjo ka marre fund.Kosova tashme eshte shtet me kufije te njohur nderkombetarisht dhe ne menyre te padiskutueshme edhe 25 vende do e njohin per se afermi per te patur edhe numrin per tu bere antare me te drejta ne OKB kjo fale ndihmes qe po i japin fuqite e medha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje