Një kabinet me të dyshuar për krime serioze

14 Qershor 2012, 12:48Rajoni TEMA

Qeveria e Hashim Thaçit ka disa zyrtarë të akuzuar e nën hetime, shkruan sot “Koha Ditore”. Vetë kryeministri Hashim Thaçi është nën hetime për akuzat e Dick Martyt. Zëvendësi i tij, Hajredin Kuçi, është nën hetime për shkak se muaj më parë i ka dhënë leje në mënyrë antiligjore Astrit Haraçisë që ta vizitonte në burg, ish-sekretarin e MSH-së, Ilir Tolajn. Zëvendësi tjetër i Thaçit, Bujar Bukoshi, është nën hetime për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe lajmërim të rrejshëm të veprës penale në rastin e Ilir Tolajt. Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli është nën hetime për konflikt interesi nga Agjencia Kosovare kundër Korrupsionit. Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, është nën hetime për skandalin e patentë shoferëve. Zëvendësministri i Financave, Astrit Haraçia, është i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare në lidhje me dy filma që kishte financuar sa ishte ministër i Kulturës. Dhe në fund kësaj liste i është bashkuar edhe Ramadan Gashi tashmë i akuzuar.

2 komente në “Një kabinet me të dyshuar për krime serioze”

  1. Eri says:

    Ne Shqiperi akuzohet gjithe qeveria per vrasje e korrupsion e s’e rruan hic kerkush, ndersa akuzat e tilla si per financim te dyshimte, per patenta e konflikt interesi jane si limonada qe behen nga nepunesi me i thjeshte deri tek Presidenti qe sapo u zgjodh ne menyre antikushtetuese.
    Me vjen mire te pakten qe media dhe opinioni publik ne Kosove nuk i kapercen kaq lehte keto fakte qe sikurse thashe krahasuar me Shqiperine jane ku e ku sa vite drite larg.

  2. Shiftar from Kosovo says:

    Ah Serbi, ah Serbi, sa gjarpërinj të helmuar i gjete tek kombi ynë për çmendurinë tuaj se duhet të jeni mbi ne, dhe jo të njëjtë si ne. As Hitleri nuk mund të krahasohet me ju. Ai i ka vrarë armiqtë e tij haptas, ju po i vrisni të tuajt në gjumë, me ndihmën e qeverisë sonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje